Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme. Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me Krijim? Tetor: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!. Kur tregohet interes, ofro broshurën Çfarë kërkon? duke bërë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike. Nëntor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Nëse njerëzit i kanë tashmë këto botime mund të ofrohet ndonjë botim tjetër. Sigurohuni nëse kongregacionet fqinje kanë gjendje një tepricë botimesh të vjetra nëse nuk keni të tillë në repartin tuaj të literaturës.
◼ Të gjithë inkurajohen të marrin me vete në shërbim më shumë libra e broshura, sidomos botimet që jepen më poshtë, dhe t’i ofrojnë në çdo rast të përshtatshëm:
Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi bota e Re
Sekreti i lumturisë familjare
Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike
A ka një Krijues që interesohet për ju?
Udhëheqja e Perëndisë—Rruga jonë për në parajsë
Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë? Çfarë besojnë?
Një jetë e kënaqshme: Si ta arrijmë?
Ti mund të jesh miku i Perëndisë
Në çdo rast duhet t’i përmendim personit se vepra jonë mbështetet nga kontributet vullnetare dhe që e çmojmë nëse ai mund të kontribuojë diçka sipas mundësisë.
◼ Në muajin prill kemi pasur dy maksimume të reja. Numri i lajmëtarëve arriti në 2.621 dhe numri i studimeve biblike që ata drejtojnë në 5.660.
◼ Gjatë marsit dhe prillit, në Shqipëri janë mbajtur tetë asamble speciale njëditore. Pati një maksimum të ri prej 5.355 të pranishmish dhe u pagëzuan 124 veta.
◼ Në Prishtinë, Kosovë, asambleja speciale njëditore u mbajt më 14 prill 2002. Morën pjesë 207 veta dhe u pagëzua 1 person.
◼ Më 1 maj 2002, në Tiranë u formua një kongregacion në gjuhën angleze, Tiranë English. Gjithashtu, u formua edhe kongregacioni Tiranë Rruga e Kavajës. Pas këtyre emërimeve, numri i kongregacioneve në Tiranë arriti në 20 dhe 60 në të gjithë Shqipërinë.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 shtator ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur kjo llogari të jetë bërë, të jepet një njoftim në kongregacion, pasi të jetë lexuar raporti vijues i llogarisë.
◼ Inventari vjetor i të gjithë literaturës dhe i revistave që ndodhen në repartin e literaturës duhet të bëhet më 31 gusht 2002 ose sa më afër kësaj date që të jetë e mundur. Ky inventar është i ngjashëm me numërimin aktual të bërë muaj për muaj nga koordinatori i literaturës dhe sasitë e përgjithshme duhet të shënohen në formularin Inventari i Literaturës (S-18-AL). Numri i përgjithshëm i revistave që janë gjendje mund të merret nga shërbëtorët e revistave të secilit kongregacion, që bëjnë pjesë në grupin e literaturës. Çdo kongregacion koordinues do të marrë tre formularë Inventari i Literaturës (S-18-AL). Ju lutemi, dërgojani origjinalin me postë zyrës së degës, jo më vonë se data 6 shtator. Mbani një kopje në arkivin tuaj. Kopja e tretë mund të përdoret si fletë pune. Sekretari i kongregacionit koordinues duhet të mbikëqyrë inventarin. Formularin do ta firmosë sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit koordinues.