Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur i materialit të trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 6 maj deri 19 gusht, 2002. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për të dhënë përgjigjet mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Te Jeremia 18: 1-6 tregohet se Jehovai i detyron njerëzit që të bëjnë gjëra kundër vullnetit të tyre. [Leximi javor i Biblës; shih w99 1/4 f. 22 par. 3-4.]
2. Gjatë jetës së vet, në shekullin e gjashtë p.e.s., Danieli ishte tashmë i mirënjohur si një burrë i drejtë dhe i mençur. [Leximi javor i Biblës; shih dp f. 27 par. 27.]
3. Te Jeremia 25:15, 16, ‘kjo kupë vere e zemërimit’, e cila i bën ‘tërë kombet . . . të çmenden’ bën fjalë për ndikimet trullosëse të fesë së rreme. [Leximi javor i Biblës; shih w94 1/6 f. 20 par. 13.]
4. Kur Danieli ishte në mërgim, nuk kishte asnjë mënyrë për të ditur se kur do të vinte çlirimi nga skllavëria në Babiloni. (Jer. 29:10) [Leximi javor i Biblës; shih dp f. 182 par. 5.]
5. Te Jeremia 37:21 jepet siguria se Jehovai mund t’i mbështetë shërbëtorët e tij besimplotë gjatë periudhave të vështira ekonomike. [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/9 f. 3 par. 4–f. 4 par. 2.]
6. Barnaba mundi të quhej me të drejtë edhe apostull. [w98 15/4 f. 21 par. 6]
7. Një burrë që me vullnet nuk përkujdeset për gruan, vë në rrezik marrëdhënien me Jehovain; ai mund të bllokojë afrimin e tij ndaj Jehovait. Një gjë e tillë mund të çojë në skualifikimin e tij për të shërbyer si një mbikëqyrës i krishterë. (Vajt. 3:44) [Leximi javor i Biblës; shih w96 15/10 f. 18 par.15.]
8. Në kohët moderne, rivendosja e Izraelit të Perëndisë ishte një provë që tregonte se Babilonia e Madhe kishte përjetuar rënien në duart e Kirit më të Madh, Jezu Krishtit. (Ezek. 11:17) [Leximi javor i Biblës; shih w97 1/5 f. 19-20 par. 7.]
9. ‘Dhuratat në njerëz’ të përmendura te Efesianëve 4:8 janë pleqtë e krishterë, të cilët emërohen nga fryma e shenjtë dhe u jepet autoriteti për t’u kujdesur për interesat frymore të bashkëbesimtarëve. (Vep. 20:28) [w00 1/8 f. 6 par. 3]
10. Ezekieli 23:40 dhe Jeremia 4:30 tregojnë që çdo përpjekje për të përmirësuar paraqitjen e jashtme me anë të produkteve kozmetike është e gabuar. [Leximi javor i Biblës; shih w99 15/6 f. 32 par. 3.]
Përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme:
11. Sipas tregimit që gjejmë në letrën drejtuar Filemonit, cilin shembull të shkëlqyer dha Pavli në lidhje me përdorimin e autoritetit të tij si apostull? [w98 15/1 f. 31 par. 1]
12. Si e pasqyrojmë çmueshmërinë tonë të sinqertë për flijimin shpërblyes të Krishtit, në përgjigje të ftesës që gjendet te Luka 9:23? [w00 15/3 f. 8 par. 1]
13. Përse mendimi që Perëndia mund t’i torturojë njerëzit përgjithmonë, duke i detyruar të përballojnë dhimbje të mundimshme, është i paarsyeshëm? [Leximi javor i Biblës; shih pr f. 17 par. 5.]
14. Çfarë kishte ndër mend Jezui kur tha se fryma e shenjtë «do t’ju mësojë gjithçka dhe do t’ju sjellë ndër mend të gjitha gjërat që ju thashë»? (Gjoni 14:26) [w00 1/4 f. 8 par. 7-8]
15. Çfarë mësojmë duke shqyrtuar procedurën e ndjekur nga Jeremia kur bleu një ngastër toke nga njëri prej të afërmve të tij? (Jer. 32:9-12) [Leximi javor i Biblës; shih w98 15/11 f. 26 par. 3, 4.]
16. Në ç’mënyrë nefilimët ishin ‘heronj’ dhe ‘njerëz të famshëm’? (Zan. 6:4) [w00 15/4 f. 28 par. 1]
17. Si e humbi Baruku drejtpeshimin frymor dhe çfarë mësimi mund të nxjerrim nga përvoja e tij? (Jer. 45:1-5) [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/8 f. 21 par. 14-16.]
18. Kur dhe si u përmbush profecia e Jeremisë 50:38? [Leximi javor i Biblës; shih dp f. 150 par. 2-3.]
19. Në ç’mënyrë mbijetesa e Jeremisë në kohën kur mbahej i burgosur në Jerusalem qe një shfaqje e fuqisë mbrojtëse të Jehovait ndaj shërbëtorëve të tij? [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/9 f. 3 par. 4.]
20. Kur do ta kenë zbatimin e plotë fjalët e Ezekielit 21:11, 12? [Leximi javor i Biblës; shih w97 1/5 f. 22 par. 15.]
Jep fjalën (fjalët) ose shprehjen që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Një person modest qëndron brenda ․․․․․․․․ të ․․․․․․․․ së mirë dhe pranon se ekzistojnë ․․․․․․․․ lidhur me atë që duhet të bëjë dhe atë që mund të bëjë. (Mik. 6:8, BR) [w00 15/3 f. 21 par. 1-2]
22. Fryma e shenjtë mund të mos i heqë ․․․․․․․․ ose ․․․․․․․․, por mund të na ndihmojë t’u ․․․․․․․․ atyre. (1 Kor. 10:13; 2 Kor. 4:7) [w00 1/4 f. 11 par. 6]
23. Gatishmëria e Timoteut për të ndjekur ․․․․․․․․ dhe për të ․․․․․․․․ me pleqtë e krishterë çoi në bekime dhe privilegje të mëdha shërbimi. [w99 15/9 30 f. 30 par. 1]
24. Shembulli i Eunikës u kujton nënave me burra jobesimtarë përgjegjësinë dhe shpërblimet e ․․․․․․․․ fëmijëve të tyre. Bërja e kësaj mund të kërkojë hera-herës ․․․․․․․․, sidomos kur babai nuk i ka me sy të mirë bindjet fetare të së shoqes. Kjo kërkon edhe ․․․․․․․․, sepse gruaja e krishterë duhet ta respektojë kryesinë e burrit të saj. [w98 15/5 f. 9 par. 4]
25. Shembulli i Abrahamit për të hapur rrugë kur kemi një mospajtim na jep zemër të mos lejojmë që ․․․․․․․․ ose ․․․․․․․․ të prishë marrëdhënien tonë të çmuar me vëllezërit. (Zan. 13:5-12) [w00 15/8 f. 24 par. 3-4]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Jobi e vlerësonte (njohurinë; mëshirën; gjykimin) e Jehovait, prandaj i trajtonte me (gjykim të thellë; mëshirë; drejtësi) skllevërit e tij. (Jobi 31:13, 14) [w00 15/3 f. 26 par. 1]
27. Nga ngjarjet që lidhen me mbretin Manase kuptojmë që kur Jehovai fal mëkatarët e penduar (i mbron automatikisht nga të gjitha pasojat e gabimeve të tyre; mund të ketë pasoja nga veprimet e tyre që nuk mund të shmangen; do t’i kujtojë mëkatet e tyre në ditën e gjykimit). [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/4 f. 27 par. 4.]
28. Te Fjalët e urta 4:7, mençuri do të thotë (të njohësh faktet; të shohësh se si lidhen faktet me njëri-tjetrin; të vësh në punë njohurinë dhe kuptueshmërinë). [w00 15/5 f. 21 par. 1]
29. Me fjalët «Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej» (Mat. 5:48), Jezui tregoi se priste (që të krishterët të ishin të patëmetë në sistemin e tanishëm të lig; që të krishterët të bënin përpjekje për të kultivuar cilësi të mira edhe nëse shpesh do të dështonin të bënin atë që është e drejtë). [w00 15/6 f. 6 par. 2.]
30. Karroca e Perëndisë e përshkruar në kapitullin 1 të Ezekielit përfaqëson (Mbretërinë mesianike të Perëndisë; organizatën qiellore të Jehovait; komunikimin e Jehovait me mbetjen e mirosur). [Leximi javor i Biblës; shih w97 1/5 f. 21 par. 14.]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e paraqitura më poshtë:
Filip. 2:5-8; Ezek. 18:31, 32; Prov. 5:21; Jer. 46:28; Rom. 15:4
31. Një mënyrë për të imituar shembullin e Krishtit është duke studiuar katër tregimet e Biblës që flasin për jetën e Jezuit. Ungjijtë sigurojnë gjykim të thellë për personalitetin, drejtimin e jetës dhe ‘qëndrimin mendor’ të tij. [w00 1/7 f. 19 par. 4]
32. Një mënyrë e veçantë në të cilën Perëndia siguron ngushëllim është nëpërmjet Fjalës së tij të shkruar, e cila përmban një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen. [w00 15/4 f. 5 par. 4]
33. Disiplina nga ana e prindërve nuk duhet t’i kapërcejë kufijtë e arsyes dhe as duhet të shkojë përtej qëllimit të korrigjimit dhe mësimit. [Leximi javor i Biblës; shih kl f. 148 par. 20.]
34. Edhe nëse Jehovai e ka pushtetin për të ndëshkuar, qëllimisht përmbahet dhe nuk e bën këtë menjëherë, për t’i dhënë keqbërësit mundësinë që të ndryshojë. [w01 1/11 f. 8 par. 4]
35. Çdo veprim papastërtie seksuale, sado i fshehtë të jetë, nuk është i fshehur nga sytë e Perëndisë. [w00 15/7 f. 31 par. 3]