Programi i Mbledhjes së shërbimit
Java që fillon më 12 gusht
Kënga 2 (15)
13 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime që tregojnë se si prezantohet Kulla e Rojës e 15 gushtit dhe revista Zgjohuni! e gushtit.
20 min.: «Të vëmë synime frymore.»a Gjatë diskutimit të paragrafit 5, përfshi komente nga libri Të organizuar, faqet 114-116, që motivojnë në lidhje me shërbimin si pionier i rregullt, shërbimin si misionar dhe shërbimin në Bethel.
12 min.: Përvoja lokale. Ftoje kongregacionin të tregojë përvojat që ka pasur duke përdorur fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? A është filluar ndonjë studim biblik? Nëse po, të shpjegohet se në ç’mënyrë dhe të tregohen një ose dy përvoja. Shqyrto kutinë «Rrethana për të shpërndarë fletushkën» në Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2001, faqja 4.
Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 gusht
Kënga 11 (85)
12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Trajto «Programi i asamblesë së re speciale njëditore». Nëse e di, njofto datën e asamblesë së ardhshme njëditore dhe nxiti të gjithë të vijnë herët në vendin e asamblesë e të jenë të vëmendshëm gjatë gjithë programit. Nxiti lajmëtarët të ftojnë të interesuarit e rinj dhe studentët e Biblës.
15 min.: Çfarë i bën të ngurrojnë? Diskutim me auditorin dhe demonstrim. Gjatë shërbimit takojmë shpesh njerëz që ngurrojnë të flasin për bindjet e tyre. Kjo gjë mund të na pengojë ta shpallim mesazhin e Mbretërisë. Nëse arrijmë të kuptojmë se përse një individ ngurron, mund të përgatitim një prezantim që do ta nxitë atë të shprehë mendimet e tij. Trego si mund ta përshtatim prezantimin kur takojmë këta tipa njerëzish: (1) Ata që janë apatikë ndaj fesë, madje dhe fesë së tyre. (2) Ata që janë të lidhur emocionalisht me zakonet fetare të praktikuara nga familja dhe të parët e tyre. (3) Ata që e kanë të vështirë të flasin për bindjet e tyre, sepse nuk kanë shumë mundësi t’i mbështetin ato me anë të shkrimeve. (4) Ata që na paragjykojnë për shkak të komenteve mashtruese nga ana e kundërshtarëve. Kjo listë të përshtatet sipas nevojës së territorit të kongregacionit, duke u përqendruar në qëndrimet që hasen më shpesh. Në një demonstrim të shkurtër të tregohet si mund të përfshihet një individ në një bisedë biblike.
18 min.: «Të tregojmë besnikërinë tonë të krishterë kur përjashtohet një i afërm.»b (Paragrafët 1-8) Të trajtohet nga një plak mjaft i kualifikuar, duke përdorur pyetjet që jepen në fund. Çdo paragraf të lexohet nga një vëlla që lexon mirë.
Kënga 21 (191), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 gusht
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, fto një pionier të rregullt ose ndihmës që të demonstrojë se si prezantohet Kulla e Rojës e 1 shtatorit. Nxiti të gjithë lajmëtarët që të përfshijnë një shkrim në prezantimin e tyre.
17 min.: «Të jemi komunikues.» c
18 min.: «Të tregojmë besnikërinë tonë të krishterë kur përjashtohet një i afërm.»d (Paragrafët 9-14) Të trajtohet nga një plak mjaft i kualifikuar, duke përdorur pyetjet që jepen në fund. Çdo paragraf të lexohet nga një vëlla që lexon mirë.
Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 2 shtator
Kënga 19 (164)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për gushtin. Fol shkurtimisht për artikullin «Lexo bashkë me fëmijët e tu» që gjendet në Kullën e Rojës, 1 maj 1999, faqja 25.
20 min.: Të përgatitemi para se të dalim në shërbim. Diskutim dhe demonstrim. Planifikimi i mirë ndihmon të jemi më të efektshëm në shërbim. Prandaj, që më përpara: (1) Të kemi literaturën që do të na nevojitet. (2) Të sigurohemi se kemi mjaftueshëm fletë për regjistrimin e shërbimit shtëpi më shtëpi si edhe një laps ose stilolaps për të shkruar. (3) Nëse na duhet të udhëtojmë të marrim masat e nevojshme në lidhje me këtë udhëtim. (4) Të mendojmë për rivizitat që kemi ndër mend të bëjmë. (5) Ta përgatitim atë që duam të themi. Nëse duhet të drejtosh mbledhjen për shërbim, siguro territor të mjaftueshëm. Trajto me auditorin dy ose tri mënyra se si mund të ofrohet në shërbim libri Krijimi gjatë shtatorit. Demonstro një nga prezantimet dhe përfshi një shkrim gjatë diskutimit.—Shih sugjerimet te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1996, faqja 8.
15 min.: Nevoja lokale ose ftoje kongregacionin të tregojë përvojat që ka pasur duke dhënë dëshmi të rastit, ndoshta duke e ndarë lajmin e mirë me njerëzit në vendet e parkimit, në vendet e transportit publik, në parqe, në qendrat tregtare, në vendqëndrimet e automjeteve dhe në vende të tjera publike. Të tregohen një ose dy përvoja.
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.