BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/02 f. 1
  • Të vëmë synime frymore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të vëmë synime frymore
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Material i ngjashëm
  • Të rinj: Cilat janë synimet tuaja frymore?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Si t’i arrish synimet e tua frymore?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • T’i përdorim synimet frymore për t’i sjellë lavdi Krijuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Si t’i arrij synimet?
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 8/02 f. 1

Të vëmë synime frymore

1 Çfarë privilegji do të jetë ta lavdërojmë Jehovain gjatë gjithë përjetësisë! Për të arritur këtë synim, ne mund të vëmë synime frymore afatshkurtra dhe të punojmë për t’i arritur ato. Kjo na jep mundësi t’i përdorim me mençuri energjitë tona. (1 Kor. 9:26) Cilat synime mund të jenë të arritshme për ne?

2 Studimi biblik: A përgatitemi për çdo mbledhje kongregacioni? Nëse po, a lëmë kohë për kërkime dhe për të medituar kur studiojmë? Për shembull, kur përgatitemi për studimin javor të Kullës së Rojës dhe për Studimin e Librit të Kongregacionit, a nënvizojmë vetëm përgjigjet apo kërkojmë edhe shkrimet e përmendura? Veç kësaj, a mendojmë se cilat janë arsyet e shpjegimeve që jepen? A mund të vëmë si synim që çdo javë të bëjmë kërkime për disa pika nga leximi i Biblës i caktuar për Shkollën e Shërbimit Teokratik? Ky gërmim frymor kërkon kohë dhe përpjekje, por ama sjell bekime të pasura.​—Prov. 2:4, 5.

3 Mbledhjet e kongregacionit: Një synim tjetër është që të ndjekim rregullisht të pesta mbledhjet e kongregacionit. Duke ardhur mjaft kohë përpara në sallë për t’u përshëndetur me besimtarët e tjerë dhe për të marrë pjesë në këngën dhe lutjen hapëse ndihmojmë në ndërtimin e frymës së kongregacionit. Gjithashtu, mund të përpiqemi të komentojmë në çdo mbledhje dhe të punojmë për t’i përmirësuar komentet tona. Ndoshta mund të tregojmë se si lidhet me diskutimin një shkrim në paragraf ose se si zbatohet materiali në jetën e përditshme.​—Hebr. 10:24, 25.

4 Shërbimi në fushë: Kur vëmë synime, shërbimi ynë përmirësohet në një masë të madhe. A kemi vënë një synim për orët që mendojmë të bëjmë në shërbim çdo muaj? Për disa kjo është e dobishme. Po ashtu, a mund të përmirësohemi në disa aspekte të shërbimit tonë të tilla, si: përdorimi i Biblës në veprën shtëpi më shtëpi, bërja e rivizitave më domethënëse, përpjekja për të filluar një studim biblik ose drejtimi më me efektshmëri i studimeve që kemi?

5 Prindër, a po i nxitni fëmijët që të vënë synime në shërbim të Jehovait? Ndihmojini të kuptojnë se shërbimi si pionier, si misionar ose si një anëtar i familjes Bethel është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar se sa e thellë është mirënjohja e tyre për Jehovain.​—Ekl. 12:1.

6 Ndërkohë që i shqyrtojmë veprimtaritë tona, vëmë synime frymore dhe punojmë për t’i arritur ato, do të gjejmë më shumë gëzim në shërbimin tonë dhe do të jemi një burim inkurajimi për të tjerët.​—Rom. 1:12.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo