Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 10 qershor
Kënga 7 (51)
15 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4, trego si prezantohet Kulla e Rojës e 15 qershorit dhe Zgjohuni! e qershorit.
10 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një plak ose një shërbëtor ndihmës i kualifikuar. Të lexohet i gjithë artikulli dhe shkrimet që përmenden në të.
20 min.: «Mbjellja dorëhapur sjell shumë bekime.»a Përfshi komente që bazohen në Kullën e Rojës, maj 1993, faqet 29-30, paragrafët 14-17.
Kënga 22 (130), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 qershor
Kënga 8 (53)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Të jemi të kënaqur me atë që kemi.»b Thekso bazën biblike të kësaj këshille, duke lexuar dhe diskutuar sa më shumë nga shkrimet e cituara, për aq sa e lejon koha.
Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 qershor
Kënga 18 (162)
8 min.: Njoftime lokale. Një lajmëtar i kualifikuar tregon se si përdoret sugjerimi në faqen 4 për të ofruar Kullën e Rojës të 1 korrikut.
12 min.: Të tregohen disa përvoja që kanë pasur lajmëtarët e kongregacionit duke dëshmuar në rrethana që janë të ndryshme nga vepra shtëpi më shtëpi dhe ajo rrugore. Gjatë përgatitjes për Mbledhjen e Shërbimit të javës pasuese, nxiti të gjithë që të gjejnë e të përgatitin ndonjë prezantim për ta përdorur me njërën nga broshurat që do të ofrohen në korrik dhe në gusht.—Shih kutinë «Botime të tjera» në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002.
25 min.: «Ta përdorim sa më mirë literaturën që kemi.»c Të trajtohet nga mbikëqyrësi i shërbimit.
Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 1 korrik
Kënga 3 (32)
15 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për qershorin. Ftoji lajmëtarët të thonë se cilën broshurë kanë ndër mend të ofrojnë gjatë korrikut dhe se ç’prezantim do të përdorin.
15 min.: Ti mund të jesh miku i Perëndisë! Fjalim dhe diskutim me auditorin. Nxirr në pah veçoritë e broshurës që e bëjnë atë një mjet të fuqishëm në veprën e mësimdhënies. Ajo mund të ndihmojë fëmijët dhe njerëzit e kufizuar për sa i përket arsimimit ose aftësive në të lexuar që të mësojnë për Jehovain. Trajto disa shembuj të shpjegimeve të saj të thjeshta e të logjikshme. (Shih mësimet 2, 8 dhe 12.) Trego se si mund të përdoren figurat për të prekur zemrën e studentit. Sugjero si mund të përdoret me sukses kjo broshurë. Prindërit duhet ta studiojnë atë me fëmijët e tyre. Nxiti të gjithë që ta ofrojnë atë në shërbim sa herë që jepet mundësia.
15 min.: «A ‘duam’ t’i ndihmojmë të tjerët?»d Nxiti të gjithë në kongregacion që të kenë një frymë të gatshme për të ndihmuar.
Kënga 23 (200), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.