A po e përdorim për të filluar studime broshurën Çfarë kërkon?
1 A kemi menduar ndonjëherë që nëse bëjmë rregullisht diskutime biblike, edhe pse shkurt, me një person të interesuar dhe trajtojmë ndonjë material në një nga botimet e sugjeruara po drejtojmë një studim biblik? Po, kjo është e vërtetë, edhe nëse studimi bëhet në derën e shtëpisë ose me anë të telefonit. Përse të mos bëjmë një përpjekje të veçantë gjatë majit dhe qershorit për të filluar një studim të tillë me broshurën Çfarë kërkon?
2 Të përgatitemi që të kemi sukses: Kur ofrojmë broshurën Çfarë kërkon? të kemi të qartë në mendje atë që duam të diskutojmë. Nëse bëjmë një rivizitë, të mendojmë rreth bisedës që zhvilluam gjatë vizitës së parë. Të pyesim veten: ‘Te cilët paragrafë në broshurë mund të përqendrohem për ta zhvilluar më tej atë diskutim dhe kështu të arrij të filloj një studim biblik?’ Nëse po predikojmë nga shtëpia në shtëpi, të mbajmë parasysh se cilat tema do të tërhiqnin një adoleshent, një person të moshuar, një burrë ose një grua. Të rishohim argumentet që trajtohen në broshurë dhe të zgjedhim një temë që ngjall interes. Pasi të vendosim se ç’prezantim do të bëjmë, ta praktikojmë atë disa herë. Ky është një nga çelësat e suksesit.
3 Shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002, jep tetë «Sugjerime për prezantimin e broshurës Çfarë kërkon?». Kutia «Prezantim i drejtpërdrejtë» tregon se si ta përdorim broshurën për të filluar studime. Sugjerimin e parë mund ta përshtatim si vijon:
◼ «A e dini që në vetëm pak minuta mund të merrni përgjigjen e një pyetjeje të rëndësishme biblike? Për shembull, përse ka kaq shumë fe që pohojnë se janë të krishtere? A keni menduar ndonjëherë për këtë?» Pas përgjigjes së personit ta hapim broshurën te mësimi 13 dhe të diskutojmë dy paragrafët e parë. Nëse na lejon koha, të lexojmë dhe të diskutojmë një ose dy shkrime. Më pas të lexojmë pyetjen e fundit në fillim të faqes dhe të themi: «Pjesa tjetër e mësimit tregon pesë shenjat identifikuese të fesë së vërtetë. Do të isha i lumtur të kthehesha dhe t’i shqyrtoja ato me ju.»
4 Të jemi ngulmues: Le të përfitojmë nga çdo mundësi për të demonstruar me broshurën Çfarë kërkon? një studim biblik. Të lutemi për bekimin e Jehovait. (Mat. 21:22) Duke ngulmuar në përpjekjet tona, mund të provojmë gëzimin që vjen kur e ndihmon dikë t’i përgjigjet lajmit të mirë.