Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet gjatë muajve prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, përfshije personin në një itinerar revistash. Ofro broshurën Çfarë kërkon? me synimin për të filluar studime biblike. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Në rast se pronarët e shtëpive i kanë këto botime, ofro një broshurë të përshtatshme që ka në repartin e literaturës së kongregacionit. Korrik: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.
◼ Distinktivët për kongresin krahinor të vitit 2002, do të përfshihen automatikisht në dërgesën e literaturës. Nuk ka nevojë që për këto të paraqitet një kërkesë. Distinktivët do të dërgohen në bazë të numrit të pjesëtarëve të secilit kongregacion. Nëse kongregacioneve u nevojiten më shumë distinktivë, kërkesa për to mund të përfshihet në formularin Kërkesë për Literaturë (S-14). Nevojitet të bëhet edhe një kërkesë për mbajtës plastik distinktivi për këdo në kongregacion që dëshiron të ketë një të tillë.
◼ Nevojitet që Shoqata të mbajë një regjistrim të përditësuar të adresave dhe numrave telefonikë të të gjithë mbikëqyrësve drejtues dhe sekretarëve. Sa herë të ketë një ndryshim, Komiteti i Shërbimit të Kongregacionit duhet të plotësojë, të firmosë dhe t’i dërgojë menjëherë Shoqatës formularin Ndryshim i Adresës së Mbikëqyrësit Drejtues/Sekretarit (S-29). Kjo përfshin edhe çdo ndryshim në prefiksin telefonik.
◼ Sekretari i kongregacionit duhet të mbajë një sasi të mjaftueshme të formularëve Kërkesë për Shërbimin si Pionier i Rregullt (S-205), Kërkesë për Shërbimin si Pionier Ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me formularin Kërkesë për Literaturë (S-14). Mbaj të paktën sasinë e nevojshme për një vit. Rishiko të gjithë formularët e kërkesës për shërbimin si pionier i rregullt, për t’u siguruar nëse janë plotësuar. Nëse kërkuesit nuk mund ta kujtojnë saktësisht datën kur janë pagëzuar, duhet ta llogaritin atë afërsisht dhe ta mbajnë shënim.
◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje ose kongresi krahinor në një vend tjetër, kërkesa për t’u informuar lidhur me datat, oraret dhe vendet i duhet drejtuar zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Adresat e zyrave të degëve renditen në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Treguesi i botimeve Watch Tower 2001—Gjuha: angleze
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë—Në videokasetë, Vëllimi 7—Gjuha: amerikane e shenjave
Shembuj paralajmërues për ditët tona—Në videokasetë—Gjuha: angleze