Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur i materialit të trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 7 janar deri 22 prill, 2002. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për të dhënë përgjigjet mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Ajo që do të thotë Solomoni në Predikuesin 2:2, është se gazi dhe e qeshura duhen shmangur. [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/3 f. 14, par. 13.]
2. Fakti që kreu 11 i Hebrenjve nuk e përmend në mënyrë specifike Ehudin midis dëshmitarëve besnikë të së kaluarës, na bën të dyshojmë rreth besimit të tij. (Hebr. 11:33, 34) [w97 15/3 f. 31, par. 3]
3. Tek Isaia 1:7, profeti e ka fjalën për rrënimin e Judës gjatë mbretërimit të Ahazit. [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 17, par. 16.]
4. Vepra e mbikëqyrësve qarkorë është një sigurim frymor relativisht i ri, për të mbështetur vëllazërinë mbarëbotërore në këto ditë të fundit. [w99 15/2 f. 26, par. 1]
5. ‘Duke e nderuar Jehovain’ bujarisht me gjithçka që kemi: kohën, aftësitë, fuqinë dhe pasuritë tona materiale, do të kemi si pasojë bekime të bollshme frymore nga Jehovai. (Prov. 3:9, 10) [w00 15/1 f. 25, par. 1]
6. ‘Veprimi i çuditshëm dhe vepra e pazakontë’ e kohës së sotme, që u paratha në Isainë 28:21, BR, ka të bëjë me shkatërrimin e kombeve në Harmagedon. [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 295, par. 16; f. 301, par. 28.]
7. Siç tregon Mateu 24:38, 39, ishte dhënia pas të ngrënës, pas të pirës dhe pas veprimtarive të tjera njerëzore, shkaku që njerëzit në ditët e Noesë u fshinë tej nga Përmbytja. [w00 15/2 f. 6, par. 6]
8. Jehovai i plotëson gjithmonë kërkesat e shërbëtorëve të tij të përulur që i shërbejnë me altruizëm. [w00 1/3 f. 4, par. 3]
9. «Kombet», për të cilat flitet tek Isaia 60:3 janë kombe të veçanta politike, të cilat janë tërhequr drejt dritës që jep Perëndia. [Leximi javor i Biblës; shih w00 1/1 f. 12, par. 4.]
10. Fjala hebreje për «të brendshme» ose «zorrë», përdoret për të përshkruar ndjenjat e dashura ose kujdesin e dashur dhe të butë. (Jer. 4:19) [Leximi javor i Biblës; shih w95 1/3, kutia në faqen 12.]
Përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme:
11. Në ç’kuptim, sipas Eklisiastiut 7:12, ‘përparësia e njohurisë (në krahasim me paratë) qëndron në atë se mençuria vetë i ruan gjallë pronarët e saj’? [Leximi javor i Biblës; shih w01 1/2 f. 7, par. 1.]
12. Tek Isaia 6:8, kë përfshin Jehovai kur thotë «ne»? [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 93-94, par. 13.]
13. Në përmbushje të Isaisë 9:2, në ç’kuptim ndriçon «një dritë e madhe» në Galile? [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 126, par. 17.]
14. Çfarë paralelizmi mund të bëhet në kohët tona, lidhur me rënien e Babilonisë në vitin 539 p.e.s. dhe shkretimin e plotë përfundimtar të saj? (Isa. 13:19, 20; 14:22, 23) [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 188, par. 30-31.]
15. Në ç’kuptim ka vepruar «skllavi i besueshëm dhe i matur» si «vrojtuesi» që përshkruhet tek Isaia 21:6? (Mat. 24:45) [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 221-222, par. 11.]
16. Çfarë këshille gjendet te Proverbat 31:10 për një të ri që kërkon një bashkëshorte? [w00 1/2 f. 31, par. 1]
17. Tek Isaia 43:9, çfarë sfide u bëhet perëndive të kombeve? [Leximi javor i Biblës; shih ip-2 f. 51, par. 10.]
18. Në ç’kuptim janë «të hijshme» këmbët e atyre që shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë? (Isa. 52:7) [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/4 f. 27, par. 6.]
19. Çfarë nevojitet të bëjmë për të mos e lënë zemrën që të na mashtrojë? (Jer. 17:9) [w00 1/3 f. 30, par. 4]
20. Çfarë duhet të bëjnë ata që ‘ecin në udhën e Jehovait’? (Jer. 7:23) [Leximi javor i Biblës; shih w99 15/8 f. 29, par. 6.]
Jep fjalën (fjalët) ose shprehjen që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Kur Solomoni shpjegoi se askush ‘nuk mund ta drejtojë atë që Jehovai ka bërë të shtrembër’ (Ekl. 7:13), donte të thoshte se askush nga njerëzit nuk mund të drejtojë ․․․․․․․․ që Perëndia ․․․․․․․․. [Leximi javor i Biblës; shih w99 1/5 f. 29, par. 2, 3.]
22. Enoku «u transferua që të mos shikonte vdekje» në kuptimin që, në mënyrë paqësore, Perëndia ․․․․․․․․ së Enokut, duke e kursyer atë qoftë nga ․․․․․․․․, qoftë nga sëmundja ose dhuna në duart e armiqve të tij. (Hebr. 11:5) [w97 15/1 f. 30, par. 4]
23. Plaçkitësi i qyteteve të Judës, i përshkruar tek Isaia 33:1, është ․․․․․․․․, që vetë do të përfundojë e shpartalluar në vitin 632 p.e.s., duke lënë pas plaçkë të madhe për banorët e ․․․․․․․․, të cilët do ta ‘mbledhin atë si furrtaret’. (Isa. 33:4) [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 343, par. 4; f. 345, par. 6.]
24. Një krahasim i Isaisë 54:1 me Galatasve 4:26, 27, zbulon se ‘shterpa’ paraqet ․․․․․․․․ ; dhe ‘gruaja që e ka burrin’ ․․․․․․․․. [Leximi javor i Biblës; shih w95 1/11 f. 11, par. 8.]
25. Kur na tallin dhe na kundërshtojnë në shërbimin tonë publik, duhet të kemi gjithmonë parasysh se ky kundërshtim në të vërtetë nuk na drejtohet ․․․․․․․․, por ․․․․․․․․, Burimit të mesazhit tonë. (2 Kor. 4:1, 7) [w00 15/1 f. 21, par. 2]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Kur shkroi për vizionin e lavdisë qiellore të Jezuit, Pavli e kishte fjalën për veten si një që kishte «lindur para kohe», në kuptimin që (kishte lindur sërish nga fryma; mori një caktim të parakohshëm si apostull i kombeve; ishte sikur t’i ishte dhënë nderi për të lindur ose për t’u ringjallur para kohe për jetën frymore). (1 Kor. 9:1; 15:8) [w00 15/1 f. 29, par. 6]
27. Titulli «Atë i Përjetshëm» ka të bëjë me fuqinë dhe autoritetin e Mbretit Mesianik për t’u dhënë njerëzve (gjallërinë frymore; jetën e pavdekshme në qiell; perspektivën e jetës së përhershme mbi tokë). (Isa. 9:6; Gjoni 11:25, 26) [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 131, par. 26.]
28. Në përmbushjen moderne të Isaisë 66:7, «fëmija mashkull» që lindi përfaqëson (Jezu Krishtin, Mbretërinë Mesianike; një komb të ri frymor që u shfaq në vitin 1919). [Leximi javor i Biblës; shih w95 1/1 f. 11, par. 3.]
29. Duke qenë shumë e vetëdijshme për fuqinë mashtruese të (dashurisë; ndjenjave romantike; moshës), vajza e mençur shulamite nuk donte që mikeshat e saj t’i bënin presion në atë drejtim. (Kënga e Solomonit 2:7) [Leximi javor i Biblës; shih w99 15/2 kutia në faqen 8.]
30. Nuk ka mundësi që Jehovai t’ua ketë besuar njerëzve kaq të pabesë, si ata të përmendur në Jereminë 6:13, ruajtjen me besnikëri të (traditës gojore; ligjit të shkruar; veglave të tempullit). [Leximi javor i Biblës; shih wi kutia në faqen 8.]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e paraqitura më poshtë:
Prov. 24:16; Ekl. 1:4; Isa. 40:8; Vep. 18:2, 3; Tit. 1:16
31. Jehovai e krijoi tokën që të ishte shtëpia e përjetshme e familjes njerëzore. [Leximi javor i Biblës; shih w98 15/2 f. 12, par. 1.]
32. Ne nuk duhet t’i gjykojmë Shkrimet e Shenjta duke u nisur nga sjellja e atyre që pohojnë se i zbatojnë ato. Shumë kanë devijuar nga besimi i vërtetë dhe nuk ndjekin më udhëheqjen e Perëndisë. [gu f. 6, par. 12]
33. Ndonëse sprapsjet në jetë janë të pashmangshme, personi i perëndishëm nuk heq dorë nga përpjekja për të bërë atë që është e shkëlqyer. [w00 1/2 f. 5, par. 1]
34. Fjala e Perëndisë ose qëllimi i shpallur i tij nuk mund të anulohen ose të mbeten pa u përmbushur. [Leximi javor i Biblës; shih ip-1 f. 401-402, par. 10.]
35. Sauli ose Pavli e siguronte jetesën në mënyrë të ndershme dhe i mbështeste veprimtaritë e tij misionare duke bërë tenda. [w99 15/5 f. 30, par. 2]