Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 10 dhjetor
Kënga 3 (32)
13 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, demonstro se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 dhjetorit. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8 të Shërbimi ynë i Mbretërisë i nëntorit, demonstro si të prezantohet revista Zgjohuni! e dhjetorit.
12 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Bekime nga shfaqja e mirënjohjes për dashurinë e Jehovait—Pjesa 2.»a Kur të diskutohen paragrafët 2-6, ftoje kongregacionin të tregojë përvojat që ka pasur duke u dhënë ngushëllim dhe shpresë njerëzve të trishtuar dhe të shqetësuar për shkak të katastrofës së kohëve të fundit dhe të pasojave të saj. Bëj rregullime që më përpara që të thuhen një ose dy prej tyre.
Kënga 11 (85), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 dhjetor
Kënga 7 (51)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Trego rregullimet e veçanta për shërbimin në fushë për javën që fillon më 25 dhjetor dhe për javën që fillon më 1 janar.
22 min.: «Ta përdorim drejt Fjalën e Perëndisë.»b Përfshi një demonstrim praktik të prezantimit në paragrafin 4. Gjithashtu, të demonstrohet një prezantim i efektshëm që është përdorur në territorin e kongregacionit për të inkurajuar ose ngushëlluar njerëzit e dëshpëruar nga kushtet e sotme botërore. Mund të tregohet një përvojë e shkurtër. Kërkoji auditorit të komentojë përse mendon se duke përdorur Biblën dëshmia që jepet bëhet shumë më e efektshme.
13 min.: «Nëse dikush thotë: ‘Bibla juaj është e ndryshme.’» Diskutim me auditorin. Nëse njerëzit ngurrojnë të dëgjojnë për shkak se përdorim Biblën Përkthimi Bota e Re, çfarë mund të themi? Bëj më përpara rregullime që lajmëtarët të thonë me fjalët e tyre përgjigjet e sugjeruara.
Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 dhjetor
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Shpjego se cila është literatura që do të ofrohet në janar dhe se çfarë librash ka për kongregacionin në repartin e literaturës. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, demonstro dy prezantime të shkurtra, duke përdorur në njërin Kullën e Rojës të 1 janarit dhe në tjetrin revistën Zgjohuni! të po këtij muaji. Fto një lajmëtar në moshë të re që të bëjë njërin nga prezantimet.
10 min.: «Shkolla e Shërbimit Teokratik e vitit 2002.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Nxiti të gjithë që t’i përmbushin me zell caktimet e tyre.
25 min.: «Ndihmë në kohën e duhur.»c Diskutim i mbikëqyrësit të shërbimit me auditorin. Inkurajoi të gjithë që të bëjnë një përpjekje më të madhe për të nxjerrë plotësisht dobi kur mbikëqyrësi i shërbimit viziton grupin e studimit të librit.
Kënga 26 (212), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 31 dhjetor
Shënim: Kongregacionet nuk duhet ta mbajnë Mbledhjen e Shërbimit për javën e 31 dhjetorit ndonjë ditë më përpara, nëse nuk kanë vizitën e mbikëqyrësit. Në çdo kongregacion shtojca e kongresit duhet shqyrtuar në Mbledhjen e Shërbimit, siç është programuar.
Kënga 25 (204)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për dhjetorin. Nëse kongregacioni juaj do t’i ndryshojë oraret e mbledhjeve për vitin 2002, nxiti me dashamirësi të gjithë që të vazhdojnë t’i ndjekin rregullisht mbledhjet sipas orareve të reja. Sigurohu që të njoftohen për ndryshimet të gjithë të interesuarit dhe lajmëtarët joaktivë.
15 min.: T’u japim pleqve nderimin që meritojnë. Dy ose tre shërbëtorë ndihmës diskutojnë Kullën e Rojës të 1 qershorit 1999, faqet 18-19. Ata komentojnë rreth shumë detyrave për të cilat duhet të kujdesen pleqtë, duke përfshirë punën shekullare, përgjegjësitë familjare dhe caktimet teokratike. Të shqyrtohen mënyrat se si të gjithë ne mund t’i inkurajojmë, si mund t’ua lehtësojmë peshën që kanë dhe si të ndjekim drejtimin që japin. Shërbëtorët ndihmës e pranojnë që pleqtë po kryejnë një shërbim të vlefshëm dhe që janë të denjë për «më shumë se konsideratë të jashtëzakonshme».—1 Sel. 5:12, 13.
20 min.: «Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2002, “Lajmëtarë të zellshëm të Mbretërisë”.»d Të trajtohet nga sekretari duke u përqendruar në paragrafët 4-11. Lavdëro me ngrohtësi kongregacionin për faktin që i bën shpejt rregullimet për të ndjekur kongresin.
Kënga 6 (45), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 7 janar
Kënga 21 (191)
10 min.: Njoftime lokale.
20 min.: Të kemi një jetë sa më të mirë. Anëtarët e një familjeje diskutojnë materialin në Kullën e Rojës të 15 gushtit 1998, faqet 8-9. Babai dëshiron që familja të ndjekë një drejtim i cili do t’i sjellë gëzim e jo zhgënjim. Ata rishohin në artikull këshillat biblike që tregojnë se si të jenë të lumtur, duke u përqendruar në nevojën për aftësi dalluese, për t’u dhënë përparësi gjërave të vlefshme dhe për t’u mbështetur te Jehovai. Gjithashtu, tregojnë rregullimet praktike që mund të bëjnë si familje.
15 min.: T’i kushtojmë vëmendje Sallës sonë të Mbretërisë. Fjalim nga një plak. Le të vërejmë gjendjen e Sallës së Mbretërisë. Çfarë planesh po bëhen për një pastrim me themel përpara Përkujtimit? Çfarë riparimesh ka nevojë të bëhen para kësaj? Shpjego se si mund të ndihmojë kongregacioni. Thekso se është e nevojshme të sigurohemi që vendi ynë i adhurimit pasqyron bukurinë dhe dinjitetin që lidhen ngushtë me shtëpinë e Jehovait.—Psal. 84:1.
Kënga 20 (93), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje dhe përgjigje.