Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur i materialit të trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 3 shtator deri 24 dhjetor, 2001. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për të dhënë përgjigjet mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Termat origjinalë biblikë të përkthyer «shpirt» i referohen edhe diçkaje të padukshme dhe të paprekshme. [uw f. 71, 72 par. 5]
2. Edhe nëse Jehovai është quajtur «Dëgjuesi i lutjes», në të vërtetë, Ai ia ka besuar këtë përgjegjësi Birit të tij. (Psalmi 65:2, BR) [Leximi javor i Biblës; shih w95 1/7 f. 14 par. 19.]
3. Fjalët e mbretit David, i cili tha për Jehovain «Ti je ngritur lart, ke marrë me vete robër, ke marrë dhurata në formë njerëzish», kanë një përmbushje më të madhe në kongregacionin e krishterë. (Psal. 68:18, BR) [Leximi javor i Biblës; shih w99 1/6 f. 9-10 par. 4, 7.]
4. Të gjithë mbretërit e Mbretërisë së Perëndisë do të jenë të pavdekshëm. Kjo do të sigurojë një qeveri të qëndrueshme. [uw f. 80 par. 7]
5. Thënia e Pavlit «askush le të mos e përçmojë rininë tënde» tregon se Timoteu ishte thjesht një adoleshent ose në fillim të të 20-ve. (1 Tim. 4:12) [w99 15/9 f. 29 par. 1-3; f. 31 par. 2]
6. Siç tregohet në Psalmin 110:1, shprehja «Zotërisë time» i referohet Jezuit. [Leximi javor i Biblës; shih w94 1/9 f. 28 par. 5.]
7. Fjala latine që korrespondon me Hadesin është in·ferʹnus. Kjo fjalë është një përkthim i mirë edhe për termin hebraik Sheol. [bi7 f. 421 par. 2]
8. Duhet të nxitemi nga besimi që të punojmë për t’u përmirësuar personalisht, në mënyrë që t’i shërbejmë Perëndisë në një masë të plotë, aq sa na lejojnë rrethanat tona. (Rom. 14:10-12; Gal. 6:4) [uw f. 93 par. 13]
9. Përkthimi Bota e Re ka ndërmarrë hapin e guximshëm të rivendosjes së emrit Jehova në Shkrimet e Krishtere Greke, ku ai emër shfaqet 237 herë. [g00 shtator f. 18 par. 1]
10. Këshilla biblike që gjendet në Proverbat 21:17 për të mos ‘dashur qejfet’ tregon se zbavitja është e gabuar, sepse u merr kohën gjërave më të rëndësishme. [Leximi javor i Biblës; shih w97 1/10 f. 27 par. 7.]
Përgjigjjuni pyetjeve të mëposhtme:
11. Çfarë theksoi qortimi i butë që i bëri Jezui Martës? (Luka 10:40, 41) [w99 1/9 f. 30 par. 7]
12. Sipas fjalëve të Asafit në Psalmin 73:28, cilin synim mund t’i vëmë vetes? [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/3 f. 11, kutia.]
13. Ç’pikëpamje për privilegjet e shërbimit shpreh psalmisti, siç tregohet në Psalmin 84:1-3? [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/3 f. 8 par. 5-7.]
14. Në ç’kuptim sundimi i Krishtit do të jetë «i përjetshëm» dhe Mbretëria e tij «nuk do të shkatërrohet kurrë»? (Dan. 7:14) [uw f. 86 par. 15]
15. Duke qenë se të krishterët e hershëm besonin në Mbretërimin Mijëvjeçar të Jezuit, siç përmendet në librin e Zbulesës, cilat ndikime çuan në hedhjen poshtë më vonë të këtij mësimi hyjnor nga ana e të krishterëve apostatë? [w99 1/12 f. 6 par. 3–f. 7 par. 5]
16. Cilët kufij në shfaqjen e «interesit personal» për njerëzit e tjerë duhet të respektojnë të krishterët? (Filip. 2:4) [w99 1/12 f. 29 par. 1]
17. Çfarë sugjerohet kur, te Psalmi 128:3, përmendet që bijtë janë «si filiza pemësh ulliri» përqark tryezës së një njeriu? [Leximi javor i Biblës; shih w00 15/8 f. 30 par. 4.]
18. Nëse i shohim veprat e Perëndisë si vepra që të ngjallin frikë, si do të ndikojë kjo te ne? (Psal. 139:14) [Leximi javor i Biblës; shih w94 1/2 f. 15 par. 18.]
19. Përse në Proverbat 5:3, 4 thuhet se pasojat e imoralitetit janë ‘të hidhura si pelini’ e ‘të mprehta si një shpatë me dy presa’? [Leximi javor i Biblës; shih w00 15/7 f. 29 par. 2.]
20. Në përputhje me Proverbat 14:29, si mund të na ndihmojë aftësia dalluese që të shmangim pasojat e padurimit dhe të zemërimit të pakontrolluar? [Leximi javor i Biblës; shih w97 15/3 f. 13 par. 7-8.]
Jep fjalën (fjalët) ose frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Ajo që na lejon të jemi të fortë nuk është vetëm njohuria se ka një ringjallje, por ․․․․․․․․ i kësaj mase. [uw f. 77 par. 15]
22. Qëllimi i Proverbave është i dyfishtë: për të dhënë ․․․․․․․․ dhe për të siguruar ․․․․․․․․. (Prov. 1:1-4) [w99 15/9 f. 13 par. 1]
23. Nxitja që t’i «numërojmë ditët tona», të cilën e gjejmë në Psalmin 90:12, nuk do të thotë se duhet të jemi ․․․․․․․․ pas gjatësisë së kohës që mund të jetojmë. Në këtë psalm, Moisiu po lutej që Jehovai t’i mësonte popullit të Tij se si ․․․․․․․․ ditët që i mbeteshin, në një mënyrë që t’i sillte dobi Atij. (Psal. 91:1) [Leximi javor i Biblës; shih w99 1/9 f. 20 par. 6.]
24. ‘Të mos harrojmë se të gjitha bëmat e Jehovait’, me sa duket, lidhet me ․․․․․․․․ për «bëmat e tij», për veprat e dashamirësisë së tij, siç përshkruhen në Psalmin 103. (Psal. 103:2) [Leximi javor i Biblës; shih w99 15/5 f. 21 par. 5-6.]
25. Meqë kriminelëve të vdekur që hidheshin në Gehenë u mohohej një ․․․․․․․․, simbol i shpresës së ringjalljes, Jezui dhe dishepujt e tij e përdorën Gehenën për të simbolizuar ․․․․․․․․. [bi7 f. 422 par. 5]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Megjithëse kishte arsye për të qenë i zemëruar me trajtimin që iu bë nga Sauli, Davidi u përmbajt sepse (e kuptonte që Sauli ishte i papërsosur dhe se shërbëtorët e Perëndisë duhet t’i falin të tjerët; kishte të qartë në mendje marrëdhënien e tij me Jehovain; e dinte se ishte e gabuar të ishte gjykues). (1 Sam. 24:6, 15) [w99 15/8 f. 8 par. 7]
27. (Mençuria; Disiplina; Drejtësia) është një ndërthurje e shumë faktorëve që përfshijnë kuptueshmërinë, mendjehollësinë, mendjemprehtësinë dhe aftësinë e të menduarit; (mirësia; kuptueshmëria; gjykimi i mirë) është aftësia për të shqyrtuar një çështje dhe për të dalluar përbërësit e saj, duke kapur lidhjen ndërmjet pjesëve të saj dhe së tërës, pra, duke kapur në këtë mënyrë kuptimin e saj. (Prov. 1:1-4) [w99 15/9 f. 13 par. 2]
28. Forca e Jozefit për t’u bërë ballë propozimeve imorale të gruas së Potifarit, erdhi nga (njohuria e tij për Ligjin e Moisiut, i cili e dënonte kurvërinë; respekti i thellë për pozitën me peshë të burrit të saj; vlerësimi që kishte për marrëdhënien e tij me Jehovain). (Zan. 39:7-9) [w99 1/10 f. 29 par. 3]
29. Shkrimtari i Psalmit 119, me sa duket, kishte çmueshmëri të thellë për (fjalën ose ligjin e Perëndisë; dhuratën e jetës, shpresën për shpëtim), gjë që është përmendur pothuaj në të gjitha vargjet e psalmit. [Leximi javor i Biblës; shih w99 1/11 f. 9 par. 5; w87-E 15/3 f. 24 par. 2.]
30. Nuk ka baza të vlefshme për të identifikuar të 39 librat e parë të Biblës me emrin (Dhiata e Vjetër; Shkrimet Hebraike; Shkrimet e Shenjta) dhe ato 27 të fundit me emrin (Shkrimet e Krishtere Greke; Dhiata e Re; Shkrimet e Krishtere). [bi7 f. 423 par. 4]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e paraqitura më poshtë:
Prov. 2:19; 14:30; 2:1, 9; 1 Kor. 15:23; Hebr. 13:18
31. Ringjallja e të krishterëve besnikë të mirosur tashmë ka filluar. [uw f.74 par. 9]
32. Të krishterët nuk mund të praktikojnë metoda tregtare që janë të pandershme ose që shpërfillin interesat e ligjshme të të tjerëve. [w99 15/9 f. 10 par. 2]
33. Ata që kryejnë imoralitet seksual, përpara se të mund të kthejnë rrugë mund të arrijnë në një pikë nga ku s’mund të kthehen më, domethënë në vdekje. [w99 15/11 f. 27 par. 4-5]
34. Durimi na ndihmon që të kemi një zemër të qetë e të besueshme. Kjo do të bëjë që të gëzojmë shëndet më të mirë fizik, emocional dhe frymor. [Leximi javor i Biblës; shih w95 15/9 f. 12 par. 2.]
35. Ata që me mençuri e ndjekin këshillën ‘për t’u martuar vetëm në Zotërinë’ shmangin shumë ndërlikime dhe probleme serioze. [g99 tetor f. 19 par. 2]