Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 13 gusht
Kënga 20 (93)
13 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Shqyrto «Programi i asamblesë së re speciale njëditore». Njofto datën e asamblesë së ardhshme speciale njëditore dhe nxiti të gjithë ta ndjekin të tërë programin. Nxiti lajmëtarët të ftojnë të interesuarit e rinj dhe studentët e Biblës.
17 min.: «A duam të bëjmë më shumë?»a Përfshi sugjerime se si mund të bëjmë më shumë për t’u dëshmuar njerëzve në territorin tonë që flasin një gjuhë të huaj. Komento shkurtimisht për Kullën e Rojës të 15 qershorit 1997, faqet 26-29.
15 min.: «Ta mbajmë kohën e lirë brenda kufijve të duhur.» Një drejtues i Studimit të Librit bisedon pas studimit me një çift. Me mirësjellje ai përmend se kohët e fundit nuk i ka parë në shërbimin në fushë ose në mbledhjet që mbahen në fundjavë. Çifti shpjegon se kanë qenë me pushime, janë marrë me veprimtari të tjera të stinës së verës e kështu që kanë qenë të zënë. Plaku rishikon pika kryesore nga artikulli, duke e ndihmuar çiftin të kuptojë se interesat frymore duhen mbajtur gjithnjë në vend të parë. Ata shprehin mirënjohje për përkujtuesit e mirë. Pranojnë se do të vënë përparësi më të mira në të ardhmen.—Shih Kullën e Rojës të 1 tetorit 2000, faqet 19, 20.
Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 gusht
Kënga 21 (191)
8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: «Jemi ‘teatër’!»b Përmend disa ngjarje lokale kur njerëzit kanë folur mirë rreth veprës ose sjelljes së Dëshmitarëve të Jehovait.—Shih Kullën e Rojës të 15 marsit 1998, faqja 10 dhe atë të 15 janarit 1999, faqja 32.
22 min.: «Sjellja e mirë—Një veçori e njerëzve të perëndishëm.» Një plak mban një fjalim prej 5 minutash për paragrafët 1-5. Më pas ai diskuton përkujtuesin e artikullit, në podium, bashkë me një plak tjetër dhe një shërbëtor ndihmës. Ata bisedojnë rreth mënyrës se si të kapërcejnë disa zakone që tregojnë se nuk mendohet shumë për të tjerët, të cilat mund të na shpërqendrojnë nga mbledhjet dhe mund të bëjnë të nxjerrim më pak dobi prej tyre. Ata theksojnë se si shoqëria jonë me njëri-tjetrin bëhet me të vërtetë nxitëse kur tregojmë kujdes të dashur ndaj interesave të të tjerëve.—Filip. 2:4.
Kënga 9 (37), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 gusht
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për gushtin. Trajto shkurtimisht një ose dy sugjerime se si mund të jepet në shërbim gjatë shtatorit libri Krijimi.—Shih shembujt që jepen në Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1996, faqja 8 dhe qershor 1995, faqja 4.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Të vlerësojmë Mbledhjen e Shërbimit. Fjalim nga një plak, i bazuar në librin Të organizuar, faqet 69-72. Përmend faktin se në vendin tonë shihet e nevojshme që lajmëtarët ta ndjekin më me rregullsi këtë mbledhje. Thekso në mënyrë të veçantë paragrafin e fundit të faqes 71, i cili tregon se si na ndihmon mbledhja e shërbimit. Lavdëroji lajmëtarët për përpjekjet që po bëjnë për të marrë pjesë rregullisht në këtë mbledhje.
Kënga 26 (212), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 3 shtator
Kënga 23 (200)
8 min.: Njoftime lokale.
17 min.: «Sa e rëndësishme është shoqëria e krishterë?»c Përfshi komentet që gjenden poshtë nëntitullit «Përmes kongregacionit» në Kullën e Rojës të 15 janarit 1996, faqja 22.
20 min.: ‘Nëse dikush thotë.’ Diskutim me auditorin dhe demonstrime. Kur në shërbim njerëzit bëjnë pohime që nuk i pritnim, duhet të përpiqemi t’u përgjigjemi në vend që t’i japim fund bisedës. Komento me auditorin vërejtjet e zakonshme që vijojnë dhe arsyeto përse këto sugjerime mund të jenë të efektshme. Të demonstrohen dy prej këtyre sugjerimeve.
Nëse thonë ‘Nuk jam i interesuar’, mund të përgjigjemi:
‘Nëse do të thuash që nuk të intereson ndonjë fe tjetër, mund të të kuptoj. Por, ka të ngjarë që më shumë të të interesojë ajo se çfarë lloj të ardhmeje mund të presim, duke pasur parasysh kërcënimin e një lufte bërthamore (ose, se si mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nga abuzimi me drogën; çfarë mund të bëhet në lidhje me krimin, që të mos na duhet të ecim me frikë rrugës, etj.). A mund të shohësh ndonjë perspektivë për një zgjidhje të vërtetë?’
‘A do të të interesonte, nëse të tregoja me anë të Biblës se si mund t’i shohësh përsëri njerëzit e tu të dashur që kanë vdekur (ose, se cili është qëllimi i vërtetë i jetës; si mund të na ndihmojë ai që ta mbajmë të bashkuar familjen tonë, etj.)?’
Nëse thonë ‘Nuk jam i interesuar për fenë’, mund të përgjigjemi:
‘Por jam i sigurt që ty të intereson e ardhmja jote. A e di që Bibla i kishte parathënë këto kushte që janë sot në botë? . . . Dhe ajo tregon se cili do të jetë përfundimi.’
‘A je ndier gjithnjë në këtë mënyrë? . . . Çfarë mendon për të ardhmen?’
Nëse thonë ‘Kam fenë time’, mund të përgjigjemi:
‘Me sa duket je i kënaqur me fenë tënde. Por shumica e njerëzve nuk janë të kënaqur me kushtet botërore. Ndoshta kështu ndihesh edhe ti, apo jo? . . . Ku po na çon e gjithë kjo?’
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo trajtimin me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo trajtimin me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo trajtimin me pyetje dhe përgjigje.