Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 9 korrik
Kënga 2 (15)
8 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
17 min.: Raporti i shërbimit për muajin mars. Fjalim dhe intervista, që do të trajtohen nga mbikëqyrësi i shërbimit. Thekso raportin e shërbimit të vendit dhe të kongregacionit për muajin mars. Intervisto lajmëtarë të ndryshëm që bënë një përpjekje më të madhe në shërbim gjatë marsit dhe prillit. Ftoji që të tregojnë rreth gëzimit që përjetuan duke marrë pjesë plotësisht në shërbim dhe se çfarë po bëjnë për të qëndruar të zënë në vepër.—Shih shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 2001, paragrafët 28-30.
20 min.: «A mund të shërbejmë ku ka më shumë nevojë?»a Përfshi përvoja nxitëse që kanë pasur lajmëtarët e kongregacionit në territoret e veçuara ose të punuara rrallë.—Shih librin Të organizuar, faqet 112, 113.
Kënga 25 (204), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 korrik
Kënga 7 (51)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Të rinj: Llogaritni koston e karrierës suaj. Një baba me djalin e tij adoleshent ose me vajzën e tij adoleshente i afrohen një plaku që ka përvojë praktike në gjetjen e punës. Pasi ka medituar rreth pjesës së trajtuar në Mbledhjen e Shërbimit, dy javë më parë, për zgjedhjen e një karriere, i riu ose e reja po mendon seriozisht të fillojë shërbimin e pionierit të rregullt. Megjithatë, ndihet i ose e pasigurt për mënyrën se si do të plotësojë nevojat e tij ose të saj materiale. Plaku thekson nevojën për të pasur një pikëpamje të ekuilibruar. (Kulla e Rojës, 1 shtator 1999, faqja 11, paragrafi 13) Është e mençur të kërkohet ndonjë lloj kualifikimi që na aftëson për të mbështetur veten në aspektin material. Shumë veta kanë vepruar mirë, thjesht, duke mësuar disa zanate bazë që kërkojnë sasinë më të vogël të kohës e të shpenzimeve. (Kulla e Rojës, 1 shkurt 1996, faqja 14; Të rinjtë pyesin, faqja 178) Ata diskutojnë së bashku kapitullin 21 në librin Të rinjtë pyesin (shih edhe revistën Zgjohuni! të 8 marsit 1996, faqet 9-11, anglisht) si dhe disa sugjerime praktike lidhur me gjetjen ose krijimin e ndonjë pune të përshtatshme shekullare.
20 min.: Dëshmitarët e Jehovait: Kush janë? Çfarë besojnë? Diskutim me auditorin dhe demonstrime. Shqyrto këtë broshurë dhe diskuto rreth mënyrës se si mund të përdoret ajo për t’u treguar të tjerëve se kush jemi ne dhe çfarë vepre kryejmë. Ajo tregon se kush jemi (faqet 3-5), thekson një pjesë të historisë dhe veprimtarisë sonë në kohët e sotme (faqet 6-11), jep një listë të bindjeve që na dallojnë nga fetë e tjera (faqet 12-14), shpjegon lajmin e mirë që predikojmë dhe si e predikojmë atë (faqet 15-21), tregon se në ç’mënyrë i sjell dobi bashkësisë vepra jonë (faqet 22-24), jep qëllimin ndërkombëtar të organizatës sonë (faqet 25, 26) dhe u përgjigjet pyetjeve që bëhen zakonisht për ne (faqet 27-31). Një lajmëtar të përgatitë një demonstrim ku të përdorë broshurën për t’iu përgjigjur njërës prej pyetjeve të faqes 29, që bëhet nga një pronar shtëpie kureshtar, e më pas të bëjë ftesën që gjendet në kopertinën e pasme të broshurës. Nxiti të gjithë që ta përdorin broshurën për t’i njohur të afërmit jo Dëshmitarë me ne, që të rritin interesin e personave gjatë rivizitave dhe t’i drejtojnë studentët e Biblës drejt organizatës.
Kënga 12 (113), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 korrik
Kënga 16 (143)
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Të përgatitemi për të studiuar profecitë e Isaisë!»b Komento shkurtimisht se si nxjerrim dobi nga studimi i librit të Isaisë. (Shih kapitullin 1, paragrafët 10-12, në librin Profecitë e Isaisë I.) Nxiti të gjithë që të ndjekin rregullisht Studimin e Librit të Kongregacionit.
Kënga 17 (187), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 korrik
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin korrik.
25 min.: Të rinj: Tregoni aftësi dalluese ndërsa planifikoni për arsimimin tuaj. Një plak bisedon me disa prindër dhe fëmijët e tyre adoleshentë lidhur me arsimimin shtesë. Plaku drejton diskutimin rreth Kullës së Rojës së 1 shtatorit 1999, faqet 16, 17, paragrafët 11-13, duke theksuar arsyet përse shërbimi i plotkohor duhet të jetë i pari në listën e tyre të përparësive. (Kulla e Rojës e 1 dhjetorit 1996, faqet 18, 19, paragrafët 13-15) Më pas grupi shqyrton këshillat që gjenden në broshurën Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi, faqet 4-7, si edhe atë në revistën Zgjohuni! të marsit 1998, faqet 20, 21, anglisht. Në to theksohet nevoja që të përdoret aftësi dalluese për të shqyrtuar të dyja anët e çështjes që ka të bëjë me marrjen e një arsimimi shtesë dhe për ta kufizuar këtë arsimim në atë masë që nevojitet për të mbështetur veten ndërsa vazhdohet me zell në shërbim. Të gjithë pranojnë se duhet të udhëhiqen nga këshilla e Jezuit për të vënë në vend të parë interesat e Mbretërisë.—Mat. 6:33.
10 min.: Lajmi i mirë për të gjitha kombet. Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit. Një përqindje gjithnjë e në rritje të huajsh jetojnë në vendin tonë. Edhe atyre duhet t’u predikohet në gjuhën që kuptojnë. (1 Kor. 14:9) Referoju letrës e 15 tetorit 1998 drejtuar kongregacioneve dhe përmend këto pika: (1) Kur takoni një person që flet një gjuhë të huaj, shënoni emrin dhe adresën në formularin Ju lutemi, ndiqni interesin (S-43-AL) dhe jepjani sekretarit të kongregacioni. (2) Sekretari do t’ia dërgojë formularin një kongregacioni që mund të ndihmojë. Mbikëqyrësi i qytetit (ose mbikëqyrësi qarkor) mund të sigurojë informacion në lidhje me vëllezërit që flasin gjuhën që na intereson. (3) Nëse nuk ka kongregacione me ndonjë lajmëtar që flet gjuhën e të interesuarit, lajmëtari mund të përpiqet të studiojë me të, duke përdorur broshurën Çfarë kërkon? në të dyja gjuhët. (4) Nëse studion me një njeri që flet një gjuhë tjetër, fol me ngadalë, shqipto qartë dhe përdor fjalë e fraza të thjeshta. Trajtoje me dinjitet. (5) Përdori mirë ilustrimet të broshurës Çfarë kërkon? Ftoje atë që t’i lexojë shkrimet në Biblën e tij.—Shih shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shkurt 1998, paragrafët 9, 10, anglisht.
Kënga 18 (162), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 6 gusht
Kënga 20 (93)
15 min.: Njoftime lokale. Ftoje auditorin të tregojë përvojat që ka pasur duke dëshmuar në mënyrë joformale gjatë udhëtimit për në kongresin krahinor, gjatë pushimeve ose gjatë vizitave te të afërmit që nuk janë Dëshmitarë.
10 min.: «Programi i asamblesë së re qarkore.» Fjalim. Njofto datën e asamblesë së ardhshme qarkore. Të gjithë duhet të bëjnë një përpjekje të veçantë për të ftuar studentët e Biblës. Jepu zemër lajmëtarëve të papagëzuar që të mendojnë seriozisht për të simbolizuar dedikimin e tyre ndaj Jehovait në asamblenë e ardhshme. Nxiti të gjithë që të ndjekin çdo ditë të dyja sesionet.
20 min.: «Të mos ngurrojmë!»c Për aq sa e lejon koha, trego përvoja nga Kulla e Rojës e 15 dhjetorit 1999, faqja 25.
Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje e përgjigje.