BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/01 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Nëntema
  • Java që fillon më 14 maj
  • Java që fillon më 21 maj
  • Java që fillon më 28 maj
  • Java që fillon më 4 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 5/01 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

SHËNIM: Gjatë muajve të verës Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programojë një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet e nevojshme duke mbajtur parasysh pjesëmarrjen në Kongresin Krahinor «Mësues të Fjalës së Perëndisë». Të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën e fundit para kongresit, për të përsëritur këshillat thelbësore nga shtojca e këtij muaji që mund të jenë të përshtatshme për zonën. Gjatë muajit tetor, do të përdoret një Mbledhje Shërbimi komplet, për të rishikuar pikat kryesore të kongresit. Për t’u përgatitur për atë diskutim, të gjithë mund të marrim shënime domethënëse gjatë kongresit, duke përfshirë një listë të pikave që do të donim të zbatonim personalisht në jetën tonë dhe në shërbimin në fushë. Më pas mund të përgatitemi për të shpjeguar se si i kemi zbatuar këto sugjerime që nga koha kur ndoqëm kongresin. Do të jetë një ndërtim reciprok të dëgjojmë se si kemi nxjerrë dobi nga udhëzimi i mirë që kemi marrë.

Java që fillon më 14 maj

Kënga 20 (93)

6 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Të shqyrtohet shënimi i mësipërm që tregon rregullimet lidhur me Mbledhjen e Shërbimit dhe se çfarë është planifikuar për një Mbledhje Shërbimi në tetor, ku do të bëhet një rishikim i pikave kryesore të kongresit krahinor.

9 min.: Çfarë planesh kemi për në verë? Një plak ose një shërbëtor ndihmës dhe familja e tij diskutojnë planet që kanë për muajt e verës. Ata bisedojnë lidhur me ndjekjen e të gjitha sesioneve të kongresit krahinor, rreth shërbimit si pionierë ndihmës dhe që ndoshta të marrin pushimet e të zbaviten ca. Të gjithë në një mendje nuk duan të lënë pas dore veprimtaritë teokratike, si: ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, pjesëmarrjen në shërbimin në fushë dhe studimin familjar të Biblës edhe nëse udhëtojnë në ndonjë vend tjetër. Ata do të sigurohen t’i dorëzojnë në kohë sekretarit të kongregacionit raportin e tyre të shërbimit, pavarësisht se ku janë, në shtëpi ose diku jashtë qytetit.

14 min.: «Kongreset: Një kohë për të gëzuar.» Fjalim nga një plak. Shpjego përse bëheshin grumbullime të mëdha të popullit të Jehovait në kohët biblike dhe përse ato janë po aq të dobishme sot. Këto raste e forcojnë shoqërinë dhe sigurojnë ushqim jetësor frymor. Thekso rëndësinë që gjithsecili të jetë i pranishëm në të tria ditët e kongresit krahinor.

16 min.: «Të organizuar ‘siç ka hije dhe me rregull’.»a Përshkruaj disa nga rregullimet e shumta që duhen bërë për të organizuar një kongres. Thekso se është e rëndësishme t’u përmbahemi plotësisht procedurave që janë vendosur për dobinë tonë. Rishiko mënyrat se si të gjithë mund të tregojmë respektin e duhur dhe të shmangim problemet e panevojshme.

Kënga 7 (51); lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 maj

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

17 min.: «‘Të dëgjojmë e të marrim më shumë mësim.’» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Shpjego përse udhëzimi që sigurohet në kongrese është ushqimi frymor jetësor që na duhet. Komento për kohën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme që kërkohen për të mbajtur një program të tillë. Ftoje auditorin të komentojë rreth asaj që secili mund të bëjë, në mënyrë që si vetë, ashtu edhe të tjerët të nxjerrin sa më shumë dobi. Thekso arsyet se përse të gjithë duhet të kemi zënë vend në kohën kur fillon çdo sesion.

18 min.: «Të bëjmë atë që është e mirë e të jemi për t’u lavdëruar!»b Shpjego përse tërheqim shumë vëmendjen e të tjerëve kur ndjekim një kongres të madh. Komentet e mira nga vëzhguesit e shtojnë dëshminë që jepet për Mbretërinë, ndërsa vërejtjet kritike mund t’i largojnë njerëzit. Trego disa gjëra specifike që duhet të bëjmë për të treguar se kemi cilësi të krishtere që përfshijnë interesin e sinqertë për të tjerët.

Kënga 9 (37); lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 maj

Kënga 3 (32)

13 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për majin. Shqyrto kutinë «Proces i thjeshtuar i përtëritjes së pajtimit». Nxiti të gjithë pajtimtarët të mos lejojnë t’u mbarojë afati i pajtimit në Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!

15 min.: Nevoja lokale.

17 min.: «Fjala e Perëndisë . . . ushtron fuqi.»c Përfshi dy demonstrime të përgatitura mirë, që tregojnë se si prezantimet e shkurtra mund ta përqendrojnë vëmendjen në Fjalën e Perëndisë.

Kënga 5 (46); lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 4 qershor

Kënga 22 (130)

12 min.: Njoftime lokale dhe përvoja nga shërbimi në fushë.

15 min.: «Të marrim pjesë plotësisht në korrje.»d Kur të diskutohet paragrafi 4, përfshi shembullin që gjendet në Kullën e Rojës të 15 shtatorit 1996, faqja 9, paragrafi 10, që tregon se çfarë po bëjnë disa për të zgjeruar shërbimin e tyre.

18 min.: «E kemi punuar shumë herë territorin tonë!»e Të trajtohet nga mbikëqyrësi i shërbimit. (Kongregacionet që e kanë punuar rrallë territorin e tyre mund të shohin artikullin «Revistat njoftojnë Mbretërinë», në Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 1998.) Të diskutohet çfarë mund të bëhet si kongregacion për ta mbuluar edhe më plotësisht territorin kur punohet në të. Trego përvojat që gjenden në Kullën e Rojës të 15 shkurtit 1996, faqja 26. Thekso se është e rëndësishme të mbahet një regjistrim i mirë i shërbimit shtëpi më shtëpi, të shkohet përsëri tek ata që nuk janë gjetur në shtëpi dhe të bëhen rivizita të menjëhershme.

Kënga 18 (162); lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo