BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/01 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • Si na ndihmon Studimi i Librit i Kongregacionit?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Si të nxirrni dobi nga grupi i shërbimit?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Studimi i librit të kongregacionit zhvillon veprimtari edukative
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Të bashkëpunojmë me drejtuesin e studimit të librit të kongregacionit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 4/01 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Kur do të ishte e përshtatshme të formohej një grup tjetër i Studimit të Librit të Kongregacionit?

Formimi i një grupi të ri duhet shqyrtuar kur të shihet e nevojshme. Qëllimi është që në çdo vend ku mbahet studimi i librit, përfshirë dhe Sallën e Mbretërisë, të ruhet një numër prej rreth 15 ose më pak të pranishmish. Përse është e këshillueshme diçka e tillë?

Kur grupet e Studimit të Librit të Kongregacionit mbahen të vogla, drejtuesi e ka më të lehtë t’i kushtojë vëmendje secilit prej të pranishmëve. Veç kësaj, të gjithë kanë mjaft mundësi të komentojnë në një rrethanë që i ndihmon të bëjnë një shpallje publike të besimit të tyre. (Hebr. 10:23; 13:15) Duke pasur grupe më të vogla në vende të ndryshme nëpër territorin e kongregacionit, bëhet më e lehtë të ndiqen Studimi i Librit të Kongregacionit dhe mbledhjet për shërbim. Kongregacionet që e kanë shtuar numrin e vendeve, kanë vërejtur se është rritur edhe pjesëmarrja e përgjithshme në studimin e librit.

Mund të ketë rrethana të veçanta që e bëjnë të këshillueshme të formohet një grup tjetër, edhe nëse ai do të jetë disi i vogël. Kjo mund të jetë e përshtatshme të bëhet në një zonë të veçuar, kur vendet aktuale janë të mbushura ose nuk ka mjaftueshëm vende për t’u ulur. Kur është e nevojshme, mund të formohet një grup që mblidhet gjatë ditës për dobinë e të moshuarve, të atyre që punojnë gjatë natës ose të motrave që nuk i kanë burrat Dëshmitarë.

Çdo grup studimi duhet të ketë disa lajmëtarë të fortë dhe aktivë frymësisht, si edhe një drejtues e lexues të kualifikuar. Vëllezërit duhet të synojnë që t’i plotësojnë këto nevoja të kongregacionit.

Pleqtë mund të bëjnë që kongregacioni të përparojë duke u siguruar se numri i të pranishmëve në çdo grup studimi të librit është i arsyeshëm, se për ta tregohet kujdes i mirë në aspektin frymor dhe se mblidhen në vende të volitshme. Sa herë që është praktike, duhen formuar grupe të reja, në mënyrë që të gjithë të mund të përfitojnë plotësisht nga dobitë e këtij rregullimi unik frymor. A mund të ofrojmë shtëpinë tonë si një vend për të mbajtur studimin e librit? Shumë që e kanë bërë këtë, janë bekuar në aspektin frymor.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo