Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 11 dhjetor
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nëse kongregacioni ka në repartin e literaturës kopje të librit Njeriu më i madh, trego se si mund të përdoret ai për të pasur sa më shumë sukses në shërbim në periudhën e festës. Inkurajoi të gjithë që gjatë përgatitjes për diskutimin në Mbledhjen e Shërbimit, javën që fillon më 25 dhjetor, të shohin videokasetën Bibla: Histori e saktë, profeci e besueshme. Ata që e kanë videokasetën mund t’ua japin atyre që nuk e kanë ose ndoshta mund ta shohin së bashku.
15 min.: «T’i frikësohemi Jehovait gjithë ditën.»a Përfshi shpjegimin e frikës hyjnore që jepet në faqen 18 të Kullës së Rojës, 15 qershor 1995. Thekso dobitë e shëndetshme që vijnë nga frika ndaj Jehovait.
20 min.: «Presioni i bashkëmoshatarëve dhe privilegji ynë për të predikuar.» Fjalim dhe intervista. Fto individë që kanë përjetuar presionin e bashkëmoshatarëve të tregojnë se si kanë arritur të vazhdojnë aktivë në veprën e predikimit pavarësisht nga ky presion.
Kënga 27 (221) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 dhjetor
Kënga 12 (113)
15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Trego rregullimet e veçanta për shërbimin në fushë për datat 25 dhjetor dhe 1 janar. Jep përgjigjen e pyetjes: «A ka ndonjë gjë të gabuar të marrësh pjesë në festime që mund të mos jenë me origjinë të krishterë, për aq kohë sa këto nuk bëhen për qëllime fetare?—Shih librin Të arsyetojmë, faqet 178-180, anglisht.
12 min.: «Shkolla e Shërbimit teokratik për vitin 2001.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Inkurajoi të gjithë që të vazhdojnë me leximin e tyre javor të Biblës dhe të jenë të zellshëm në përmbushjen e caktimeve në shkollë.
18 min.: «A predikojmë me guxim?»* Ftoje auditorin të komentojë për shkrimet në artikull. Duke përdorur librin Të organizuar, faqja 86, trego si mund të fitojmë më shumë guxim dhe të jemi më të efektshëm në shërbimin në fushë.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 dhjetor
Kënga 16 (143)
10 min.: Njoftime lokale. Ftoje auditorin të tregojë ndonjë përvojë që ka pasur në veprën e dëshmisë këto kohët e fundit. Rishiko ofertën e literaturës për janarin.
10 min.: Nevoja lokale.
25 min.: «Të mësojmë nga videokaseta Bibla: Histori e saktë, profeci e besueshme.» Diskutim me auditorin. Ofro sugjerime rreth mënyrës si mund të përdoret kjo videokasetë për të motivuar të tjerët. (Libri vjetor 1999, faqet 51-52, anglisht) Në shkurt do të shqyrtojmë videokasetën e dytë në këtë seri, Bibla: Libri më i vjetër modern i njerëzimit.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 1 janar
SHËNIM: Kongregacionet nuk duhet ta mbajnë Mbledhjen e Shërbimit për javën 1 janar ndonjë ditë më përpara, nëse nuk kanë vizitën e mbikëqyrësit. Në çdo kongregacion shtojca e kongresit duhet shqyrtuar në Mbledhjen e Shërbimit, siç është programuar. Nëse ka ndonjë asamble qarkore gjatë kësaj jave, drejtuesit e studimit të librit duhet të njoftojnë vendin dhe datat kur do të mbahet kongresi në studimet e librit të programuara si zakonisht.
Kënga 3 (32)
8 min.: Njoftime lokale. Nëse kongregacioni juaj do t’i ndryshojë oraret e mbledhjeve për vitin 2001, nxiti me dashamirësi të gjithë që të vazhdojnë t’i ndjekin rregullisht mbledhjet sipas orareve të reja. Të informohen studentët e Biblës dhe personat e tjerë të interesuar për çdo ndryshim. Komento për raportin e shërbimit të kongregacionit e të vendit për muajin gusht. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit në fushë për dhjetorin.
17 min.: Si të përgatitemi për të bërë rivizita? Një baba diskuton me familjen e tij si mund të jenë më të frytshëm në shërbimin e tyre. Ai thekson arsyet biblike për të ndjekur të gjithë interesin e gjetur. Duke përdorur udhëzimet që gjenden në Kullën e Rojës, 1 korrik 1999, faqja 22, paragrafi 18, ata përgatiten si familje për të bërë disa rivizita. Të gjithë e pranojnë se kanë kontaktuar njerëz që duhen vizituar përsëri. Secili përshkruan përgjigjen që ka marrë gjatë vizitës së parë dhe të tjerët japin ndonjë ide dhe sugjerojnë një shkrim që mund të përdoret gjatë vizitës tjetër. Ata gjejnë pika në broshurën Çfarë kërkon? që mund të përdoren në mënyrë të efektshme. Prindërit ftojnë njërin nga fëmijët që të praktikojë atë që do të thotë gjatë vizitës së tij. Ata planifikojnë një kohë të veçantë për të bërë rivizita gjatë javës së ardhshme.
20 min.: «Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2001 ‘Mësues të Fjalës së Perëndisë’.» Sekretari trajton me pyetje dhe përgjigje të gjithë artikullin në shtojcë. Thekso se është e rëndësishme të rregullohet sa më shpejt që është e mundur një leje nga puna për të qenë të lirë për të ndjekur të tria ditët e kongresit, përfshirë dhe të premten. Lavdëroji të gjithë për bashkëpunimin me rregullimet e Shoqatës.
Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.
[Shënimi]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.