Njoftime
◼ Oferta e literaturës për gushtin: Mund të përdoret çdonjëra nga broshurat me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?, dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Kur të jetë e përshtatshme mund të ofrohen broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ketë ndonjëherë një botë pa luftë? Shtator: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Tetor: Numra të veçantë të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur në rivizita gjendet interes, mund të ofrohet një abonim. Duke filluar nga fundi i muajit, do të shpërndahet Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36 «Mijëvjeçari i ri: Çfarë ruan e ardhmja për ju?». Nëntor: Do të vazhdojë të shpërndahet Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36. Kongregacionet që mbulojnë të tërë territorin e tyre, duke i takuar të gjithë pronarët e shtëpive dhe duke u lënë një kopje të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 36, mund të ofrojnë broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria. Nëse njerëzit tashmë i kanë ato, mund të përdoret ose libri Ti mund të jetosh, ose libri Krijimi.
◼ Mbikëqyrësi drejtues o dikush i caktuar prej tij duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më datë 1 shtator ose sa më shpejt të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të jetë bërë kjo, bëni një njoftim para kongregacionit, por pasi të jetë lexuar raporti vijues i llogarisë.
◼ Çdo kongregacioni i është dërguar një furnizim i përshtatshëm me formularë për t’u përdorur gjatë vitit të shërbimit 2001. Ju lutemi, përdorini këta formularë me maturi. Ato duhen përdorur vetëm për qëllimin e caktuar.
◼ Inventari vjetor i të gjithë literaturës dhe i revistave që disponohen, duhet të bëhet më 31 gusht 2000 ose sa më afër kësaj date, me sa është e mundur. Ky inventar është i ngjashëm me numërimin aktual të bërë muaj për muaj nga koordinatori i literaturës, dhe numrat e përgjithshëm duhet të shënohen në formularin Inventari i Literaturës (S-18-AL). Numri i përgjithshëm i revistave që disponohen mund të merret nga shërbëtorët e revistave të secilit kongregacion që bën pjesë në grupin e literaturës. Çdo kongregacion koordinues do të marrë tre formularë (S-18-AL) Inventari i Literaturës. Ju lutemi, dërgojani origjinalin me postë Shoqatës, jo më vonë se data 6 shtator. Mbani një kopje në arkivin tuaj. Kopja e tretë mund të përdoret si fletë pune. Sekretari i kongregacionit koordinues duhet të mbikëqyrë inventarin. Formularin do ta firmosin sekretari dhe mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit koordinues.
◼ Botime të reja në dispozicion:
A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ju?–Gjuhët: malajalame, nepaleze
A ka një krijues që kujdeset për ju?–Gjuha suedeze
Jehovai: Kush është ai? (Fletushka nr. 23)–Gjuha sllovene
Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait? (Fletushka nr. 14)–Gjuha hindi
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?–Gjuha pixhin e ishujve Solomon
◼ Prilli ka qenë muaji më i mirë për shërbimin e 2055 lajmëtarëve të Shqipërisë! Maksimume të tjera që kemi arritur janë: 90 747 orë, 39 569 rivizita dhe 4427 studime biblike.
◼ Janë për t’u lavdëruar 571 pionierët ndihmës që kanë shërbyer në prill. Duke bashkuar numrin e tyre me atë të pionierëve specialë dhe të rregullt shohim që në atë muaj ishin në shërbimin e pionierit 1022 vëllezër e motra, pra 50 për qind e lajmëtarëve në Shqipëri!
◼ Në Përkujtimin që u mbajt më 19 prill 2000, në Shqipëri ishin të pranishëm 10 864 persona. Jehovai ka bekuar përpjekjet për ta mbajtur Përkujtimin në sa më shumë vende. Ky rezultat tregon që ka ende shumë punë për të bërë në shërbim.