‘Të luftojmë luftën e shkëlqyer të besimit!’
1 Apostulli Pavël e këshilloi Timoteun të ‘luftonte luftën e shkëlqyer të besimit’. (1 Tim. 6:12) Vetë Pavli jetoi në përputhje me këto fjalë. Në vitet e fundit të jetës, ai tha i sigurt se personalisht kishte luftuar mirë. (2 Tim. 4:6-8) Në çdo mënyrë, ai e kreu shërbimin me guxim, kurajë dhe qëndrueshmëri. Duke imituar shembullin e tij, mund të kemi të njëjtën siguri të brendshme se po bëjmë më të mirën që mundemi në luftën për besimin e krishterë.
2 Të bëjmë përpjekjet e nevojshme: Pavli punoi shumë në shërbim. (1 Kor. 15:10) Po kështu edhe ne ndërsa kërkojmë të gjejmë të gjithë ata që e meritojnë në territorin tonë. (Mat. 10:11) Të kontaktojmë disa prej tyre, mund të nënkuptojë të ngrihemi herët në mëngjes për t’u dëshmuar atyre që takojmë në rrugë ose të punojmë pasdite vonë a në buzëmbrëmje për t’i takuar njerëzit pasi kthehen në shtëpitë e tyre.
3 Kërkohet vetëdisiplinë dhe një program i mirë për të qenë të përpiktë kur mblidhemi për shërbimin në fushë me grupin tonë të studimit të librit. Për shembull, disa nga anëtarët e familjes Bethel udhëtojnë më shumë se 30 minuta në këmbë për të marrë pjesë në shërbim në fundjavë me kongregacionet ku janë caktuar. Gjithashtu, edhe disa lajmëtarë ose familje në kongregacionin tonë mund të jenë për t’u admiruar, pasi bëjnë një rrugë të gjatë, por janë të përpiktë. Shembuj të tillë, për sa i përket zellit dhe organizimit personal, ia vlen të imitohen.
4 Duhet të ndihemi të nxitur për të ndjekur të gjithë interesin që gjejmë. Edhe kur lëmë literaturë në rrugë ose në rrethana joformale, duhet të bëjmë një përpjekje për të marrë adresën ose numrin e telefonit të personit. Më pas duhet ta vizitojmë për të kultivuar interesin dhe për t’u përpjekur të fillojmë një studim biblik.
5 Të jemi të rregullt në shërbim: Pavli e kryente shërbimin me rregullsi dhe në mënyrë të plotë. (Rom. 15:19) Po ne? A kemi një pjesëmarrje të rregullt në shërbim? A kemi marrë pjesë tashmë në shërbimin në fushë për këtë muaj? Drejtuesit e Studimit të Librit të Kongregacionit janë të interesuar të shohin që çdo pjesëtar i grupit të tyre merr pjesë në shërbim gjatë gushtit. Ata do të na ndihmojnë për ta bërë këtë.
6 Nëse imitojmë shembullin e Pavlit duke e mbështetur plotësisht lajmin e mirë, do të vazhdojmë ‘të luftojmë luftën e shkëlqyer të besimit’.