BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/00 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Nëntema
  • Java që fillon më 8 maj
  • Java që fillon më 15 maj
  • Java që fillon më 22 maj
  • Java që fillon më 29 maj
  • Java që fillon më 5 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 5/00 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

SHËNIM: Gjatë muajve të verës Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programojë një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet e nevojshme duke marrë parasysh pjesëmarrjen në Kongresin Krahinor «Zbatues të Fjalës së Perëndisë». Në një çast të përshtatshëm, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën e fundit para kongresit, për të rishikuar disa këshilla thelbësore nga shtojca e këtij muaji. Të inkurajohet gjithsecili që përpara fillimit të çdo sesioni të paradites dhe të pasdites, të shikojë për disa minuta programin e shtypur dhe të mendojë pak rreth asaj që mund të diskutohet. Kjo do ta bëjë më të lehtë që ta përqendrosh vëmendjen te programi dhe të mbash shënime të shkurtra, por domethënëse. Dy deri në katër javë pas kongresit, në Mbledhjen e Shërbimit, do të programohet të bëhet një rishikim prej 30 minutash i pikave kryesore të programit. Në këtë rast, secili duhet të jetë i përgatitur për të bërë vullnetarisht një koment të shkurtër kur të bëhet ftesa për një gjë të tillë nga tre vëllezërit e kualifikuar që janë caktuar për ta trajtuar këtë pjesë. Këto komente mund të shprehin se si aplikohet për jetën dhe shërbimin në fushë të çdo personi ajo që u mësua në kongres. Mund të tregohen një ose dy përvoja të zgjedhura të shkurtra. Çelësi për ta bërë këtë pjesë të Mbledhjes së Shërbimit jo vetëm interesante, por edhe ndërtuese është përgatitja e mirë nga të gjithë lajmëtarët.

Java që fillon më 8 maj

Kënga 20 (93)

15 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Një plak ose një vëlla i kualifikuar, do të shqyrtojë me kujdes shënimin e mësipërm për rregullimet në programin e Mbledhjes së Shërbimit.

15 min.: «A i çmojmë gjërat e shenjta?» Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Thekso se sa e rëndësishme është që të ndiqen të trija ditët e kongresit krahinor.

15 min.: «‘Çdo gjë që bëjmë, ta bëjmë me dashuri.’» Diskutim me pyetje dhe përgjigje. Trego disa nga vështirësitë që lindin kur individë të ndryshëm nuk veprojnë në përputhje me udhëzimet e dhëna për sigurimin e vendeve të strehimit.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 maj

Kënga 8 (53)

13 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

16 min.: «Të jemi të vëmendshëm ndaj thënieve të shenjta.» Me pyetje dhe përgjigje. Thekso arsyet se përse të gjithë duhet që tashmë të kemi zënë vend në çastin e fillimit të çdo sesioni.

16 min.: «Të mbajmë një sjellje të shkëlqyer që lavdëron Perëndinë.» Një plak ose një vëlla i kualifikuar diskuton artikullin me një familje ose dy lajmëtarë të kualifikuar. Ata marrin në shqyrtim se çfarë duhet të bëjnë për të mbajtur rregullsinë, edukatën, pastërtinë, paraqitjen dhe sjelljen shembullore në vendet publike.

Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 maj

Kënga 17 (187)

12 min.: Njoftime lokale. Rishiko kutinë e pyetjes.

20 min.: «Rrini zgjuar!» Diskutim me pyetje dhe përgjigje. Shpjego përse është urgjente të qëndrojmë zgjuar frymësisht edhe pse nuk e dimë ditën dhe orën.​—Shih br2 faqja 54.

13 min.: Çfarë planesh kemi për në verë? Pjesëtarët e një familjeje ose dy lajmëtarë të kualifikuar, diskutojnë se çfarë do të bëjnë gjatë muajve të verës. Ata bisedojnë lidhur me ndjekjen e të trija ditëve të kongresit krahinor dhe rreth shërbimit si pionier ndihmës një ose më shumë muaj. Përmendin, gjithashtu, mundësinë për të vizituar një park natyror ose për të marrë pjesë në disa forma të shëndetshme zbavitjeje. Që të gjithë janë dakord që të mos lënë pas dore rutinën e tyre të aktiviteteve teokratike.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 maj

Kënga 22 (130)

12 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin maj. Të demonstrohet një prezantim i shkurtër i literaturës që do të ofrohet në qershor. Trego si ofrohet një studim biblik duke përdorur mësimin 13 në broshurën Çfarë kërkon?.

15 min.: «Të gjejmë gëzim në shërbimin e shenjtë.» Fjalim. Diskuto arsyet se përse kemi shkak për t’u gëzuar në shërbimin tonë.​—Shih w95 15/4 faqe 15-16, paragrafët 1-5 dhe Mendjehollësi, Vëllimi 2, faqja 120 anglisht.

18 min.: Leximi i Biblës që është shpërblyes. Fjalim dhe demonstrim i bazuar në w96 15/5 faqet 11-15, paragrafët 6-8, 17-19; faqja 16, paragrafi 3 dhe Udhëzuesi i Shkollës, faqet 34-35, paragrafët 6-7 anglisht. Një program standard i leximit të Biblës, në të cilin bazohen pikat kryesore të Biblës, është pjesë e programit mësimor të Shkollës së Shërbimit Teokratik. (Shërbimi ynë i Mbretërisë, dhjetor 1999, faqja 7) Fto një familje ose dy lajmëtarë të kualifikuar që të demonstrojnë se si mund ta kishte trajtuar një familje një pjesë të leximit të kësaj jave për shkollën. Ata zgjedhin një ose dy pika interesante dhe bëjnë disa kërkime shtesë në treguesin që jepet në fund të vitit te Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, në broshurën Argumente biblike për t’u trajtuar, në Treguesin e Botimeve Watch Tower, anglisht dhe në librin Mendjehollësi mbi Shkrimet, anglisht. Trego se si mund të bëhet edhe më domethënës leximi i Biblës, duke na pajisur edhe më mirë për ‘ta përdorur drejt fjalën e së vërtetës’.​—2. Tim. 2:15.

Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 5 qershor

Kënga 19 (164)

5 min.: Njoftime lokale.

10 min.: Nevoja lokale.

15 min.: «Një privilegj në dispozicion për të vegjlit.» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Trego përvojat që gjenden në Kullën e Rojës, 1 dhjetor 1996, faqja 13, paragrafi 15. Ftoji të vegjlit që të tregojnë se si kanë gjetur gëzim në shpërndarjen e revistave. Fto një ose dy prej tyre që të demonstrojnë një prezantim të thjeshtë reviste gjatë shërbimit shtëpi më shtëpi. Inkurajoi prindërit që t’i marrin me vete fëmijët çdo javë në veprën e shpërndarjes së revistave.

15 min.: «‘Të provuar për sa i përket aftësisë’​—Si?» Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Rishiko rregullimin biblik për të pasur shërbëtorë ndihmës në kongregacion. (Shih w94 15/11 faqja 26, paragrafët 4-8 dhe Mendjehollësi, Vëllimi 2, faqja 409 anglisht.) Trego se çfarë kualifikimesh duhet të plotësohen prej tyre që të emërohen si të tillë. (Shih librin Të organizuar, faqet 55-57.) Trego mënyrat se si mund të shërbejnë shërbëtorët ndihmës dhe inkurajo edhe vëllezër të tjerë që të synojnë për këtë privilegj.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo