Të gjejmë gëzim në shërbimin e shenjtë
1 Ata u kthyen «me gëzim». Tregimi i Biblës paraqet se si ndiheshin të 70 dishepujt ndërsa i raportonin Jezuit, pasi kishin përshkuar një rajon të gjerë duke e predikuar. Ata provuan një ndjenjë të brendshme kënaqësie ngaqë bënë vullnetin e Perëndisë. (Luka 10:17) Çfarë mund të na ndihmojë që të gjejmë një gëzim të ngjashëm në shërbimin e shenjtë?
2 Një qëndrim pozitiv: Ne kemi një privilegj të dhënë nga Perëndia për t’u bërë të njohur njerëzve qëllimin madhështor të Jehovait. Me anë të predikimit tonë, mund ta ndihmojmë një person që të lirohet nga praktikat degraduese të kësaj bote dhe nga prangat e fesë së rreme. Ne mund t’u ofrojmë njerëzve shpresën për të jetuar në një botë pa armiqësitë që na rrethojnë sot. Le të mendojmë për gëzimin që ndien Jehovai kur mbjellim me sukses farat e së vërtetës në një zemër të ndjeshme. Të jemi pozitivë ndërsa lutemi që fryma e Perëndisë të prodhojë te ne frytin e gëzimit, ndërkohë që vazhdojmë të shërbejmë me gjithë zemër.
3 Udhëzimet praktike: Ajo bisedë gjatë së cilës Jezui i udhëzoi të 70 dishepujt, ishte ngjashëm një Mbledhjeje Shërbimi të ditëve tona. Ai u dha atyre udhëzime që të mund ta kryenin me efektshmëri shërbimin e tyre. (Luka 10:1-16) Sot, në Mbledhjen e Shërbimit udhëzohemi lidhur me mënyrat se si mund t’u afrohemi njerëzve, si të nisim biseda me ta dhe si të fillojmë e të drejtojmë studime biblike. Duke i zbatuar këto udhëzime e duke përmirësuar aftësitë tona të predikimit, do të vëmë re se çdo ndjenjë shqetësimi dhe paaftësie që mund të kemi pasur do të zvogëlohet e do të mposhtet nga ndjenja e sigurisë dhe e gëzimit.
4 Përqendrimi në të ardhmen: Jezui gjeti gëzim në shërbimin e shenjtë, me gjithë vuajtjet që duroi. Përse? Sepse ai i mbajti sytë të përqendruar gjithë vëmendje te bekimet dhe privilegjet që ishin vënë para tij. (Hebr. 12:2) Ne mund të veprojmë po njësoj, duke e mbajtur mendjen dhe zemrën të përqendruar në emrin e Jehovait dhe në bekimet që na presin së shpejti në botën e re të Perëndisë. Kjo gjë do t’i shtojë gëzim dhe domethënie shërbimit tonë.
5 T’i japësh shërbim të shenjtë Jehovait, është privilegji më i madh që mund të kesh sot. Prandaj, thënia jonë qoftë: «Në bërjen e vullnetit tënd, o Perëndia im, unë kam gjetur kënaqësi.»—Psal. 40:8, BR.