Njoftime
◼ Oferta e literaturës për prillin dhe majin: Kopje të veçanta të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të mbajmë në dispozicion për njerëzit e interesuar broshurën Çfarë kërkon? dhe të përpiqemi të fillojmë studime biblike. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Të përqendrohemi në fillimin e studimeve biblike. Korrik dhe gusht: Mund të përdoret secila nga broshurat e mëposhtme me 32 faqe. A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.
◼ Distinktivët e kongresit krahinor për vitin 2000 në shqip do të përfshihen automatikisht me dërgesat e literaturës. Nuk është e nevojshme që për to të bëhet një kërkesë. Distinktivët do të dërgohen duke u bazuar në numrin e pjesëtarëve të secilit kongregacion.
◼ Siç u njoftua në Shërbimi ynë i Mbretërisë, mars 2000, Biblioteka Watchtower—1999 në CD-ROM, tani po prodhohet në nëntë gjuhë. Ju lutemi të mbani parasysh që ky nuk është një prodhim për t’u shpërndarë në publik, as për bibliotekat e shkollave ose për ndonjë që thjesht shpreh interes për Dëshmitarët e Jehovait. Biblioteka Watchtower—1999 është një mjet për anëtarët e kongregacionit dhe vihet në dispozicion vetëm nëpërmjet kongregacionit. Deri sa kompakt disqet të jenë në dispozicion dhe të bëhet dërgimi i tyre, në listën e botimeve të kongregacionit ata do të shfaqen si diçka që «do të merret më vonë».
◼ Botime të reja në dispozicion:
Një libër për të gjithë njerëzit—Gjuha: estoneze
A ka një Krijues që interesohet për ju?—Gjuha: kineze
Jehovai—Kush është ai? (Fletushka Nr. 23)—Gjuha: cebuane
Jeta në një tokë të re paqësore (Fletushka Nr. 15)—Gjuha: bengale, rome (Maqedoni)
Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Krishtere Greke—Gjuha: arabe
Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait? (Fletushka Nr. 14)—Gjuha: bengale
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?—Gjuha: efike, igbo, trukeze
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?—Gjuha: estoneze
Përse mund të kesh besim në Bibël? (Fletushka Nr. 13)—Gjuha: bengale
◼ Audiokaseta të reja në dispozicion:
Familje: Bëjeni leximin e përditshëm të Biblës një shprehi në udhën tuaj të jetës! (Dramë, kasetë teke)—Gjuha: spanjolle
Libri im i tregimeve biblike (gjashtë kaseta në një album)—Gjuha: samoane
U ruajtën në jetë në kohë zie buke (Dramë, kasetë teke)—Gjuha: portugeze
Lajmi i mirë sipas Gjonit—Gjuha: koreane
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Noeja: Ai eci me Perëndinë—Gjuha: rumune
Bibla: Fuqia e saj në jetën tuaj—Gjuha: holandeze, italiane