Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur i materialit të trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 3 janar deri 17 prill, 2000. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për të dhënë përgjigjet mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar i vërtetë ose i rremë:
1. Disa herë duhet të presim për të marrë bekimet e Jehovait, pasi ai e di situatën tonë dhe siguron për çdo nevojë, kur plotësimi i saj është më e mira për ne. (Psal. 145:16; Jak. 1:17) [w98 1/1 f. 23 par. 6]
2. Individët që praktikojnë papastërtinë ose keqbërjen mund të sjellin ndotjen dhe mospëlqimin e Jehovait mbi tërë kongregacionin, derisa të ndërmerret një veprim për ta korrigjuar ose për ta hequr atë. (Jos. kap. 7) [Leximi javor i Biblës; shiko w97 15/8, f. 28 par. 2.]
3. Shqetësimi më i madh i prindërve të krishterë është përmbushja e nevojave frymore të fëmijëve (Ligj. 8:3) [Leximi javor i Biblës; shiko fy f. 55 par. 9.]
4. Nën Ligjin e Moisiut, personat që aksidentalisht shkaktonin vdekjen e një të afërmi konsideroheshin të pafajshëm dhe nuk ndëshkoheshin. [Leximi javor i Biblës; shiko br2, f. 57 par. 5.]
5. Raporti optimist i Josiut dhe i Kalebit bazohej në besimin e tyre të palëkundur te forca dhe vendosmëria e izraelitëve për të kapërcyer çdo gjë që i pengonte për të marrë Tokën e Premtuar. (Num. 13:30) [w98 1/2 f. 5 par. 4]
6. Duke iu referuar ‘dhuratës’ në letrën e parë dërguar Timoteut, Pavli po i kujtonte Timoteut mirosjen e tij me frymën e shenjtë, si edhe shpërblimin qiellor që e priste. (1. Tim. 4:14, BR) [w98 15/2 f. 25 par. 1]
7. Libri i Josiut nuk siguron ndonjë hallkë thelbësore në gjenealogjinë që çon deri në lindjen e Farës së Mbretërisë. [w95 1/10 f. 20 par. 1]
8. Satanai dhe demonët kanë fuqinë për të influencuar, për të dëmtuar dhe për të komunikuar me njerëzit. [g98 prill f. 19, par. 2]
9. Edhe nëse ishin të paktë në numër para 135.000 shkelësve, nën drejtimin e Jehovait Gideoni i pakësoi forcat e tij, sepse të 32.000 luftëtarët izraelitë ende mund të kishin prirjen për t’ia atribuar fitoren e dhënë nga Perëndia trimërisë së tyre. (Gjyk. 7:1-7) [Leximi javor i Biblës; shiko w94 15/3 f. 16 par. 17.]
10. Duke i mësuar dishepujt e tij që ‘rrugës të mos përshëndetnin askënd me përqafim’, Jezui po theksonte urgjencën e veprës së predikimit dhe nevojën për t’i kushtuar vëmendje të plotë këtij caktimi, që ishte më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. (Luka 10:4, BR) [w98 1/3 f. 30 par. 5]
Përgjigju pyetjeve të mëposhtme:
11. Përse është e rëndësishme që fjalët e Jehovait të jenë në zemrën e prindërve? (Ligj. 6:5, 6) [Leximi javor i Biblës; shiko w98 1/6 f. 20 par. 4.]
12. Si mund ta zbatojë një kryefamiljar parimin që gjendet në Ligji i përtërirë 11:18, 19? [Leximi javor i Biblës; shiko fy f. 70 par. 14.]
13. Ku tregohet në Shkrime se skllavi i arratisur Onesimi ka qenë, me sa duket, njëfarë kohe me Pavlin përpara se ky i fundit t’i shkruante Filemonit? [w98 15/1 f. 30 par. 2]
14. Kur shohim ose përjetojmë vetë padrejtësi, çfarë mund të bëjmë që të mos zhvillojmë një qëndrim të dëshpëruar ose pesimist? [w98 1/2 f. 6 par. 1, 2]
15. Kur fëmijët zbulojnë ndjenja që janë të gabuara, a është ky momenti i duhur për t’i bërë moral dhe për t’i disiplinuar? [g97 tetor-dhjetor f. 9, par. 3]
16. Përse nuk u hoq asgjë mënjanë për besimtarët joizraelitë kur vendi i Kanaanit u nda ndërmjet fiseve izraelite? (Josiu 13:1-14) [Leximi javor i Biblës; shiko w98 1/2 f. 11 par. 13.]
17. Përmend tri dobitë e lavdërimit të sinqertë në rastin e një sjelljeje të lavdërueshme. (Krahaso Proverbat 15:23.) [w98 1/2 f. 31 par. 5, 6]
18. Sipas Josiut 20:4, si mund të ikë një person drejt qytetit antitipik të strehimit? [Leximi javor i Biblës; shiko br2 f. 63 par. 10.]
19. Në ç’mënyrë Jehovai u tregua i përulur në lidhje me Gideonin? [Leximi javor i Biblës; shiko w94 1/4 f. 15 par. 5.]
20. Si mund të nxjerrim më shumë dobi nga leximi i tregimit që gjendet në Gjykatësit 7:19-22? [Leximi javor i Biblës; shiko w96 15/5 f. 12 par. 12, 13.]
Jep fjalën (fjalët) ose frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
21. Për t’i përjetuar edhe më plotësisht bekimet e Jehovait, duhet të vazhdojmë ․․․․․․․․ dhe t’i kërkojmë në lutje Jehovait të na ndihmojë ․․․․․․․․ mësimet që gjenden në Fjalën e tij të frymëzuar. (1. Tim. 4:8, 9) [w98 1/1 f. 24 par. 6]
22. Lajkatimi është mjaft i papëlqyeshëm për Jehovain, sepse motivohet nga ․․․․․․․․ nuk është as ․․․․․․․․ as ․․․․․․․․ dhe mbi të gjitha nuk është diçka e ․․․․․․․․ . [w98 1/2 f. 30 par. 2-3]
23. ․․․․․․․․ , mund të kapërcejë ndjenjat tona të turbulluara dhe t’i stabilizojë ato. [g98 mars f. 13, par. 3]
24. Në harmoni me ilustrimin e Jezuit te Mateu 7:24-27, prindërit e matur mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre që t’u bëjnë ballë presioneve ngjashëm stuhive, duke u dhënë atyre ․․․․․․․․ të cilat do t’i ndihmojnë të qëndrojnë ․․․․․․․․ . [w98 15/2 f. 9 par. 1]
25. Sot Satanai dhe demonët bëjnë më shumë punë duke ․․․․․․․․ njerëzit që të largohen nga Perëndia, sesa duke ․․․․․․․․ ata. [g98 prill f. 19 par. 4]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin prej pohimeve të mëposhtme:
26. Ndërmarrja e hapave ligjorë për pasurinë në rast vdekjeje, është një (çështje e kongregacionit; çështje personale; kërkesë për të krishterët e vërtetë.) (Gal. 6:5) [w98 15/1 f. 19 par. 6]
27. Pavli e inkurajoi Filemonin që ta priste (Onamin; Onesiforin; Onesimin) me dashamirësi, por nuk përdori autoritetin apostolik për ta urdhëruar që të vepronte kështu ose që ta lironte skllavin e tij. (Fil. 21) [w98 15/1 f. 31 par. 1]
28. Mangësia serioze që nënkuptohet në tregimin e të lebrosurve që u shëruan nga Jezui është (mungesa e besimit; mosbindja; mosmirënjohja). (Luka 17:11-19) [w98 15/2 f. 5 par. 1]
29. Pasi Perëndia e miratoi veprimin e Rahabës, fjalët që ajo u tha burrave të Jerikosë, të cilët po ndiqnin spiunët izraelitë, tregojnë se (të gënjesh ose jo është një vendim personal; një person nuk është i detyruar t’u japë informata të vërteta njerëzve që nuk kanë të drejtë t’i dinë ato; nuk i kishte braktisur ende të gjitha rrugët e botës). (Jos. 2:3-5; krahaso Romakëve 14:4.) [Leximi javor i Biblës; shiko w94 15/1 f. 25 par. 1.]
30. Siç tregohet në Gjonin 13:5, mësimi që dha Jezui thekson cilësinë e (mirëdashjes; empatisë; përulësisë), e cila e bën një person të gatshëm për të kryer punët më të ulëta në dobi të të tjerëve. [w98 15/3 f. 7 par. 6]
Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:
Ligj. 7:3, 4; 16:16, 17; 25:11, 12; 28:3; Jer. 15:20
31. Fakti që Perëndia i vlerëson shumë organet riprodhuese, duhet të ndikojë në vendimin që merr një i krishterë lidhur me një metodë të përshtatshme për planifikimin familjar. [Leximi javor i Biblës; shiko w99 15/6 f. 28 par. 1-4.]
32. Ne mund të kemi besim në mbështetjen e Jehovait, ndërsa përmbushim caktimin tonë për të predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. [w98 1/3 f. 28 par. 1]
33. Nëse i vëmë veshin paralajmërimit të Biblës, mbrohemi nga pasojat e dhimbshme që vijnë shpesh kur një i krishterë e vë veten nën një zgjedhë me një jobesimtar. [Leximi javor i Biblës; shiko w93 1/2 f. 5 par. 4.]
34. Gëzimi i bekimeve të Perëndisë nuk varet nga fakti se ku jetojmë a shërbejmë ose se çfarë caktimi kemi në shërbim të Perëndisë. [Leximi javor i Biblës; shiko w96 15/6 f. 15 par. 15.]
35. Ashtu si u ishte urdhëruar izraelitëve të vjetër, që të mos vinin në asambletë e tyre me duart bosh, po kështu edhe ne duhet të japim pjesën tonë për gëzimin dhe suksesin e kongresit tonë. [Leximi javor i Biblës; shiko w94 15/5 f. 30 par. 6.]