BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/99 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Nëntema
  • Java që fillon më 6 shtator
  • Java që fillon më 13 shtator
  • Java që fillon më 20 shtator
  • Java që fillon më 27 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 9/99 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për shtatorin

Java që fillon më 6 shtator

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

17 min.: «A po punojmë me një qëllim?» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje. Përfshi komente nga libri Të organizuar, faqet 88 dhe 89. Inkurajoi të gjithë që të jenë konsekuent dhe të punojnë me kujdes në çdo aspekt të shërbimit të tyre.

18 min.: «Prindër: U lini një shembull të mirë fëmijëve tuaj.» Hyrje e shkurtër nga një plak ose një vëlla i kualifikuar, pasuar nga një diskutim i artikullit nga dy vëllezër që janë prindër. Ata shprehin shqetësimin lidhur me mbrojtjen e fëmijëve të tyre nga praktikat dhe qëndrimet negative të cilat i vënë re në shkollë, në televizor, te të afërmit që nuk janë Dëshmitarë dhe te personat e tjerë. Vëllezërit marrin në shqyrtim qëndrimet e pasjellshme, të folurin dhe krehjen që vihen re në botë, si edhe zbavitjet e pashëndetshme. Pasi reflektojnë rreth nevojës për të lënë një shembull të mirë, ata shqyrtojnë mënyrat se si të nxitin një entuziazëm më të madh për studimin familjar, mbledhjet e kongregacionit dhe shërbimin në fushë.​—Shiko Kulla e Rojës, 1 korrik 1999, faqet 8-22 dhe Zgjohuni! 22 shtator 1991, faqet 8 dhe 9, anglisht.

Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 13 shtator

Kënga 20 (93)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit ose nga një vëlla i kualifikuar. Rishiko pikat kryesore nga raporti i kongregacionit për vitin e shërbimit 1999. Bëj lavdërime për gjërat e mira që janë bërë. Trego aspektet ku mund të ketë nevojë për përmirësim. Përqendrohu në atë se si ka qenë kongregacioni përsa i përket pjesëmarrjes në mbledhje dhe në drejtimin e studimeve biblike. Thekso synimet praktike për vitin e ardhshëm.

20 min.: «Çfarë t’i themi një hinduisti?» Me pyetje dhe përgjigje. Thekso përparësinë e vendosjes së bazës së përbashkët me një person dhe trego pikat ku mund të biem dakord me një hinduist. Trego se si sugjerimet e prezantuara mund të përshtaten për t’u dëshmuar njerëzve të çdo kulture fetare.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 shtator

Kënga 12 (113)

12 min.: Njoftime lokale dhe përvoja nga shërbimi në fushë.

15 min.: Nevoja lokale.

18 Të përdorim mirë librin Krijuesi. Fjalim dhe demonstrime. Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 1999, shpjegoi se libri Krijuesi mund të ofrohet sa herë që takojmë njerëz të cilët (1) nuk besojnë te Perëndia ose që (2) besojnë në një Perëndi, por nuk kanë ndonjë ide të qartë se kush është ai dhe se cilat janë cilësitë dhe qëllimet e tij. Që të nxitim interesin për leximin e librit mund të përdorim pyetjet dhe komentet që të bëjnë të mendosh, të cilat gjenden në kapakun e pasmë të librit. Me efektshmëri mund të përdoret edhe faqja 152 e librit. Një lajmëtar mund të pyesë: «Ku mund ta gjejmë këshillën më të mirë për mënyrën e zgjidhjes së problemeve tona kaq të ngatërruara?» Ai mund t’i tregojë personit se si autoritete të shquara e kanë lavdëruar Predikimin e Jezuit në Mal, t’i kërkojë atij që të zgjedhë njërën prej shtatë pikave kryesore që i interesojnë më shumë dhe më pas të lexojë disa nga vargjet e cituara. Të demonstrohen të dy sugjerimet e dhëna për ofrimin e librit Krijuesi, duke përmendur në secilin prezantim rregullimin e kontributeve. Inkurajoi të gjithë që ta marrin me vete në shërbim këtë libër dhe të jenë të gatshëm ta ofrojnë sa herë që është e përshtatshme.

Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 shtator

Kënga 9 (37)

15 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për shtatorin. Inkurajoi të gjithë që të bëjnë plane për një pjesëmarrje sa më të plotë në shpërndarjen e revistave gjatë tetorit. Rishiko disa prej sugjerimeve që jepen në Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 1996, faqe 8, për mënyrën e përgatitjes së prezantimeve. Duke përdorur revistat e fundit, përmend disa pika të mira për fillime bisedash dhe demonstro një ose dy prezantime të shkurtra. Trego se si t’i përmendet rregullimi i kontributeve pronarit të shtëpisë.

15 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një plak ose një vëlla i kualifikuar.

15 min.: «Adhurimi i vërtetë po përhapet në Evropën Lindore.» Një plak ose një vëlla i kualifikuar drejton pjesën me pyetje dhe përgjigje. Trego dëshminë e rritjes në vendet e përmendura në këtë pjesë, siç raportohet në Kullën e Rojës të muajit janar për vitet 1994-1999.

Kënga 8 (53) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo