BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/99 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Nëntema
  • Java që fillon më 7 qershor
  • Java që fillon më 14 qershor
  • Java që fillon më 21 qershor
  • Java që fillon më 28 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 6/99 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

Java që fillon më 7 qershor

Kënga 5 (46)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Lajme teokratike.

15 min.: «Ne jemi të mësuar nga Jehovai.» Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje. Ftoje auditorin që të tregojë disa prej dobive që ka nxjerrë nga Shkolla e Shërbimit Teokratik, Shkolla e Shërbimit për Pionierë, Shkolla e Shërbimit të Mbretërisë etj. Thekso se si këto shkolla i kanë ndihmuar shërbëtorët e Jehovait, që të bëhen më të efektshëm në shërbim.

20 min.: «Të përdorim kohën me efektshmëri.» Diskutim midis një drejtuesi të Studimit të Librit të Kongregacionit dhe një ose dy lajmëtarëve me përvojë, të cilët tregojnë se si e përdorin kohën për të marrë pjesë në shërbim, në masën më të plotë që është e mundur. Ata shpjegojnë rëndësinë e një programi praktik dhe theksojnë nevojën e pasjes së tij. Veç kësaj, tregojnë se si shmangin humbje kohe të tilla, si: ngritja vonë në mëngjes, mosplanifikimi i mirë i gjërave që më parë ose të harruarit nëpër biseda që s’kanë të bëjnë me shërbimin, gjatë kohës që janë në predikim. Duke shqyrtuar rrethanat lokale, ofro sugjerime praktike mbi mënyrën e përdorimit me efektshmëri të kohës.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 14 qershor

Kënga 13 (124)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «A mund të japim një dorë për të ndihmuar?» Diskutim me auditorin, drejtuar nga një vëlla i emëruar ose i kualifikuar. Përfshi sugjerimet e dhëna në revistën Zgjohuni!, 8 tetor 1995, faqet 8 dhe 9, anglisht, se si të ndihmohet një prind i vetëm. Fto disa nga auditori, që të shprehin çmueshmërinë e tyre për ndihmën e dashur që kanë marrë prej të tjerëve në kongregacion.

Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 qershor

Kënga 7 (51)

10 min.: Njoftime lokale. Nëse në kongregacion kanë mbetur kopje të librit Të rinjtë pyesin, trego se si mund të përdoret ai në mënyrë të efektshme në shërbim gjatë muajve të verës, kur ka më shumë të ngjarë të gjejmë adoleshentë në shtëpi.

17 min.: Të përdorim mirë videokasetat. A mund t’i përdorim edhe më mirë të pesë videokasetat e siguruara nga Shoqata? A i kemi parë ne dhe familjet tona secilën prej tyre? Rishiko disa tituj, duke theksuar se si ato mund të na nxitin që të lexojmë edhe më shumë Biblën, se si mund të forcojnë gjendjen tonë frymore dhe të japin një dëshmi të shkëlqyer për të vërtetën. Kërkoju të pranishmëve të komentojnë mbi atë videokasetë që e shohin veçanërisht të efektshme për inkurajimin e familjes së tyre ose për drejtimin e të interesuarve të rinj drejt organizatës. Të tregohen disa përvoja që kanë pasur rezultate të mira. (Shiko Libri vjetor 1999, faqet 51 dhe 52, anglisht.) Inkurajoi të gjithë që t’i përdorin sa më mirë këto videokaseta.

18 min.: «A shohim vetëm pamjen e jashtme?» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Thekso arsyet se përse nuk duhet të nxitojmë në krijimin e opinioneve për njerëzit që takojmë. Rishiko shkurtimisht mësimin që Jehovai i dha Jonës, i cili i gjykoi në mënyrë të gabuar ata që i konsideroi si të padenjë për të shpëtuar. (Shiko Kulla e Rojës, 15 gusht 1997, faqet 21, 22, paragrafët 17-19.) Ftoje auditorin të komentojë mbi llojshmërinë e njerëzve që ka takuar në territor dhe të tregojë se si mban një qëndrim pozitiv ndaj tyre, duke e lënë gjykimin në duart e Jehovait.

Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 qershor

Kënga 11 (85)

12 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për qershorin. Rishiko ofertën e literaturës për korrikun. Trego broshurat që janë në sasi të mjaftueshme në kongregacion dhe sugjero një ose dy veçori të tyre që mund të nxjerrim në pah gjatë prezantimeve tona. Përfshi një demonstrim të përgatitur mirë.

13 min.: Përse e lejon Jehovai persekutimin mbi popullin e tij? Fjalim nga një plak ose vëlla i kualifikuar, bazuar në Kullën e Rojës, 15 maj 1998, faqet 10, 11. Siç paratha Jezui, ‘të gjithë do të na urrejnë’. (Mat. 24:9) Ne mund të ndeshim kundërshtime gjatë shërbimit, kur jemi me të afërmit tanë nga bota ose kur në vendin e punës a në shkollë kemi të bëjmë me persona që nuk janë Dëshmitarë. Në mënyrë pozitive oratori shpjegon se përse Jehovai e lejon këtë persekutim ose kundërshtim dhe në ç’mënyrë qëndrueshmëria jonë do të na sjellë së fundi bekime.​—Shiko edhe librin Dëshmitarët e Jehovait: Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë, faqet 676-677, anglisht.

20 min.: Të shkojmë atje ku ka njerëz! Fjalim i bazuar në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 1996, faqet 3-6. Ndërsa duhet të vazhdojmë të japim rregullisht dëshmi nga shtëpia në shtëpi, le të kërkojmë me zell mundësitë për të dhënë dëshmi joformale, në çdo kohë dhe në çdo vend. Cito përvojat e shkruara në Kullën e Rojës, 1 janar 1998, faqe 14, paragrafët 10, 11. Për aq sa e lejon koha, ftoje auditorin të tregojë disa nga përvojat që ka pasur duke e bërë këtë. Inkurajoi të gjithë që të përfitojnë nga çdo mundësi për të dhënë dëshmi kudo ku ka njerëz.

Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo