BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/99 f. 8
  • «Çfarë duhet të bëj?»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Çfarë duhet të bëj?»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Material i ngjashëm
  • Cilën karrierë duhet të zgjedh?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Prindër: Ç’të ardhme doni për fëmijët tuaj?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Nxirr më të mirën nga shkolla
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Merr vendime të mençura për arsimimin shtesë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2026 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 4/99 f. 8

«Çfarë duhet të bëj?»

1 Duke qenë një i ri që i afrohesh moshës së rritur, mund të pyesësh: ‘Çfarë duhet të bëj me jetën time?’ Të rinjtë e krishterë duan ta zgjerojnë shërbimin që i japin Jehovait. Por si mund ta bësh këtë, tani që po fillon të marrësh mbi supe përgjegjësitë e moshës së rritur, gjë që përfshin sigurimin e nevojave të tua materiale? Gjetja e përgjigjes mund të mos jetë e lehtë.

2 Disa të rinj i pushton ankthi kur shikojnë situatën ekonomike të botës dhe kur mendojnë mbi atë që parashikohet për të ardhmen. Ata pyesin veten: ‘A duhet të vazhdoj një arsimim të mëtejshëm në botë? A duhet të filloj menjëherë shërbimin e plotkohor?’ Për të marrë vendimin e drejtë një person duhet t’i përgjigjet me ndershmëri kësaj pyetjeje: ‘Cili është interesi më i madh në jetën time?’ Ai duhet të shqyrtojë motivet e tij.

3 Çfarë ke kultivuar si interesin parësor gjatë rinisë tënde? A je i dhënë kryesisht pas kërkimit të fitimeve financiare, apo në të vërtetë dëshiron ta përdorësh jetën për të çuar përpara interesat e Mbretërisë? Një diplomë universiteti nuk të garanton sukses në tregun e punës. Si një variant, shumë kanë fituar aftësi të preferueshme nga punëdhënësit sot, duke ndjekur kurse profesionale ose teknike. Këto kurse japin mundësinë për të fituar zanate të ndryshme brenda një periudhe të shkurtër e me një angazhim minimal.

4 Beso në premtimin e Jehovait: Një fakt jetësor për t’u shqyrtuar është siguria e dhënë nga Perëndia Jehova se ai do të sigurojë për ata që i mbajnë në vend të parë në jetë interesat e Mbretërisë. (Mat. 6:33) Ky nuk është një premtim i kotë. Shumë vëllezër që kanë ndjekur Shkollën e Stërvitjes për Shërbim e kanë marrë diplomën e universitetit përpara se të mësojnë të vërtetën. Por çfarë pune bënin në botë? Shumë pak prej tyre ndiqnin karrierën për të cilën ishin arsimuar. Shumë bënin punë që ofronin shërbime të ndryshme, duke u kujdesur mjaft mirë për nevojat e tyre financiare, ndërkohë që shërbenin si pionierë. Duke e zgjeruar aktivitetin e tyre të shërbimit, ata po marrin bekime që vlejnë shumë më tepër se çdo vlerë në para.

5 Në përcaktimin e asaj që duhet të bësh pas diplomimit nga shkolla e lartë, pesho të gjithë faktorët dhe shqyrto me kujdes motivet e tua. Për të pasur një pikëpamje të ekuilibruar në lidhje me zgjedhjen që do të bësh, shqyrto informacionin që paraqitet në revistën Kulla e Rojës, 1 shkurt 1996, faqet 9-14 dhe në librin Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike, faqet 174-179. Fol me prindërit e tu, pleqtë, mbikëqyrësin qarkor dhe pionierë të suksesshëm në zonën tënde. Kjo do të të ndihmojë që të marrësh një vendim të mençur për sa i përket asaj që duhet të bësh me jetën tënde.​—Ekl. 12:1, 13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo