BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/98 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për dhjetorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për dhjetorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Nëntema
  • Java që fillon më 7 dhjetor
  • Java që fillon më 14 dhjetor
  • Java që fillon më 21 dhjetor
  • Java që fillon më 28 dhjetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 12/98 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për dhjetorin

Java që fillon më 7 dhjetor

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

20 min.: «Duhet të shkojmë herë pas here.» Me pyetje dhe përgjigje. Komento shkurt Ezekielin 3:17-19, duke theksuar përgjegjësinë tonë për të vazhduar të shpallim mesazhin paralajmërues.

15 min.: «Të ofrojmë librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme.» Një vëlla i kualifikuar e trajton artikullin me auditorin. Demostro se si mund të prezantohet oferta për dhjetorin dhe si mund të përmendet rregullimi i kontributeve.

Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 14 dhjetor

Kënga 29 (222)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Ofro sugjerime se si mund t’u përgjigjemi me takt urimeve gjatë festave botërore. Thekso masat e veçanta që janë marrë për shërbimin në fushë për 25 dhjetorin dhe për 1 janarin.

15 min.: «Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës.» Një fjalim nga drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës ose nga një vëlla i kualifikuar. Ai shpjegon përgjegjësitë e tij dhe se në ç’mënyrë mund ta ndihmojnë të gjithë në auditor që studimi të bëhet më i gjallë, informativ dhe ndërtues frymësisht.​—Shiko Të organizuar, faqe 67.

20 min.: «Ata mund ta shohin që ne jemi të ndryshëm.» Me pyetje dhe përgjigje. Shqyrto shkurtimisht çdo karakteristikë që na bën unikë. Nxirr në pah se si mund të përdoret ky informacion për të drejtuar ata që janë të interesuar drejt organizatës dhe për t’u treguar se në ç’mënyrë e vërteta prodhon cilësitë e krishtere tek ata që jetojnë sipas saj.

Kënga 11 (85) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 dhjetor

Kënga 13 (124)

8 min.: Njoftime lokale. Nëse kongregacioni juaj do të ndryshojë oraret e mbledhjeve për vitin 1999, jep inkurajim të dashur, duke i nxitur të gjithë që të kenë një pjesëmarrje të rregullt në kongregacion në oraret e tij të reja. Kujtoju lajmëtarëve që të informojnë studentët biblikë dhe personat e tjerë të interesuar për çdo ndryshim. Inkurajo të gjithë lajmëtarët që të ruajnë kopjet e tyre personale të Shërbimi ynë i Mbretërisë, veçanërisht shtojcat. Ka të ngjarë që do t’u referohemi atyre në të ardhmen. Kujtoju të gjithëve që në Mbledhjen e Shërbimit për javën tjetër, të sjellin me vete shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 1999.

12 min.: Nevoja lokale.

25 min.: «Ndërtoje jetën tënde rreth shërbimit të Jehovait.» Me pyetje dhe përgjigje. Intervisto një beqar dhe një kryefamiljar, të cilët kanë qenë të suksesshëm në mbajtjen e një programi konsekuent dhe të rregullt në shërbimin në fushë çdo javë. Ata mund të tregojnë se çfarë organizimi personal u nevojitet për t’u dhënë përparësi interesave frymore.

Kënga 28 (224) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 dhjetor

Kënga 26 (212)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju të gjithëve të dorëzojnë raportet e shërbimit për dhjetorin. Përmend ofertën e literaturës për janarin. Inkurajo lajmëtarët që të marrin literaturën për ta shpërndarë këtë fundjavë.

10 min.: «Përfito nga programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për vitin 1999.» Fjalim nga mbikëqyrësi i Shkollës së Shërbimit Teokratik ose nga një vëlla i kualifikuar. Disa lajmëtarë mund të tregojnë për dobitë që kanë pasur nga vazhdimi i ndjekjes së «Programit shtesë të leximit të Biblës» çdo javë. Inkurajoji të gjithë që të lexojnë Fjalën e Perëndisë çdo ditë.

25 min.: Përgatitu për të qenë i pranishëm në Kongresin Krahinor për vitin 1999. Sekretari ose një vëlla i kualifikuar e trajton me pyetje dhe përgjigje informacionin mbi kongresin, që gjendet në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 1999. Thekso parimet biblike për të ndjekur drejtimin e Shoqatës në çështjet e strehimit. Lavdëro vëllezërit për bashkëpunimin me rregullimet e Shoqatës.

Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo