Mbledhjet e Shërbimit për nëntorin
Java që fillon më 2 nëntor
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Komento mbi raportin e shërbimit në fushë për muajin gusht, për vendin dhe për kongregacionin lokal.
15 min.: «Të gjithë duhet ‘ta përqafojnë me zemër fjalën’!» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi sugjerime të mëtejshme nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 1996, paragrafi 21.
20 min.: «Dua një studim biblik!» Diskutim me auditorin, i drejtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit. Shpjego se si do të organizohet në mënyrë lokale kjo përpjekje e përbashkët për të bërë rivizita. Deri në masën që është e mundur, lajmëtarët me përvojë mund të punojnë me ata më të rinjtë. Rishiko sugjerimet në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 1998, paragrafët 12-15. Një lajmëtar i aftë të demonstrojë se si ofrohet një studim gjatë një rivizite. Inkurajo të gjithë që të përpiqen të fillojnë një studim të ri.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 9 nëntor
Kënga 17 (187)
13 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kutia e Pyetjes.
15 min.: Nevoja lokale.
17 min.: «Të ndërtojmë njëri-tjetrin duke komentuar në mbledhje.» Me pyetje dhe përgjigje. Shpjego se si bërja e komenteve ndihmon në përparimin tonë frymor. (Shiko broshurën Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde, studimi 19, paragrafin 4.) Fto disa që të tregojnë se si e kanë kapërcyer ngurrimin për të bërë komente dhe si janë bekuar nga pjesëmarrja në mbledhje.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 16 nëntor
Kënga 8 (53)
8 min.: Njoftime lokale. Përmend rregullimet për shërbimin në fushë gjatë fundjavës.
20 min.: «Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Mbikëqyrësi i Shkollës së Shërbimit Teokratik.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Rishiko Manualin e shkollës, anglisht, faqet 10-11, paragrafët 6-12.
17 min.: «Ji i efektshëm në shërbimin tënd.» Diskutim me pyetje dhe përgjigje i paragrafëve 1-7 të shtojcës. Përqendrohu në pikat që mund t’i përshtaten veçanërisht territorit lokal.
Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 23 nëntor
Kënga 23 (200)
8 min.: Njoftime lokale. Trego përvojat e botuara në faqen e pasme të Zgjohuni!, gusht 1998, në lidhje me ndikimin që ka pasur te njerëzit libri Njeriu më i madh. Thekso se të gjithë duhet të jenë gati për t’i ofruar një personi që tregon interes literaturën që i përshtatet më shumë.
17 min.: «Ji i efektshëm në shërbimin tënd.» Diskutim me pyetje dhe përgjigje i paragrafëve 8-21 të shtojcës. Përqendrohu në pikat që mund t’i përshtaten veçanërisht territorit lokal.
20 min.: Sugjerime për të përmirësuar leximin tuaj të Biblës. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës, 1 gusht 1995, faqet 16-17. Nxirr në pah dobitë frymore që vijnë nga leximi i përditshëm i Biblës. Rishiko sugjerimet e ofruara dhe diskuto se si të zbatohen. Dy ose tre lajmëtarë të tregojnë se si po nxjerrin dobi nga leximi i rregullt i Fjalës së Perëndisë.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 30 nëntor
Kënga 27 (221)
15 min.: Njoftime lokale. Kujto të gjithë që të dorëzojnë raportet e shërbimit në fushë. Inkurajo këdo që nuk ka filluar një studim gjatë nëntorit të vazhdojë të përpiqet gjatë dhjetorit, kur do të ofrohet libri Njohuria. Një lajmëtar i aftë të demonstrojë një rivizitë duke përdorur kutinë në faqen 19 të librit Njohuria; në demonstrim lajmëtari shpjegon se si mund të përdoret libri për të fituar kuptueshmëri të mësimeve të Biblës dhe fillon një studim.
15 min.: Bëj një përdorim të mirë të Kalendarit të Dëshmitarëve të Jehovait 1999. Një fjalim. Rishiko karakteristikat e kalendarit: (1) ilustrimet tërheqëse që përshkruajnë ngjarje dhe mësime të veçanta biblike, (2) programi javor i leximit të Biblës për Shkollën e Shërbimit Teokratik, (3) programi vjetor i leximit të Biblës për javën e Përkujtimit, (4) Njoftimi i rishikimeve me shkrim për vitin dhe (5) përkujtuesit për të marrë pjesë rregullisht në shërbimin me revista. Diskuto në lidhje me mënyrat se si mund të përdoret hapësira në dispozicion për të bërë një skemë të programit për shërbimin në fushë; për të shënuar raportin e shërbimit dhe takimet për të dalë në shërbim me të tjerët; për të renditur caktimet për mbledhjet; për të shënuar përkujtues për vizitat e mbikëqyrësve qarkorë dhe asambletë e vitit. Vendosja e kalendarit në një vend të dukshëm të shtëpisë ose të punës, mund të bëhet shkak për raste ku mund të fillohen diskutime biblike.
15 min.: Të nxjerrim dobi nga broshura e re, Çfarë ndodh me ne kur vdesim? Rishiko pikat kryesore të përmbajtjes së saj. Ajo shkon deri në rrënjët e mësimit të pavdekësisë së shpirtit dhe eksploron se si ky koncept është bërë doktrina qendrore e pothuajse të gjitha feve. Ajo shpjegon në një mënyrë tërheqëse se çfarë thotë Bibla për shpirtin; se përse vdesim; gjendjen e të vdekurve; se çfarë shprese ka për jetën pas vdekjes dhe pse duhet ta dimë të vërtetën rreth këtyre çështjeve. Të gjithë duhet ta lexojnë këtë broshurë. Drejto vëmendjen te disa prej 40 ilustrimeve, si edhe te disa prej citimeve që i lexojmë në fillim të çdo pjese, të cilat mund të përdoren për të nxitur interesin e njerëzve. Trego se si mund të prezantohet pjesa e fundit kur ofrojmë një studim biblik në shtëpi. Fto lajmëtarët që të komentojnë se si planifikojnë ta përdorin këtë broshurë të re në shërbim.
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.