Mbledhjet e Shërbimit për tetorin
Java që fillon më 5 tetor
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Ne nxorëm dobi nga kongreset ‘Udha hyjnore e jetës’.» Me pyetje dhe përgjigje. Paraqit broshurën dhe librin e ri dhe nxirr në pah disa mënyra se si t’i përdorim ato sa më mirë.
20 min.: «‘Të mbjellim farën e Mbretërisë’ me itinerare revistash.» Diskutim me auditorin. Disa lajmëtarë të shpjegojnë se si kanë filluar dhe mbajtur një itinerar revistash. Pastaj të demonstrohet prezantimi i një reviste ku bëhen rregullime për t’u kthyer me numrat e tjerë. Sugjero se si mund të përmendet me takt rregullimi i kontributeve.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 12 tetor
Kënga 7 (51)
5 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
10 min.: «Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Sekretari.» Fjalim nga sekretari i kongregacionit ose një vëlla i kualifikuar, i cili rishikon detyrat e tij të caktuara. Ai thekson se të gjithë mund të bashkëpunojnë duke i dorëzuar menjëherë raportet e shërbimit.
10 min.: Pionierët japin dhe marrin bekime. Fjalim inkurajues nga një vëlla i kualifikuar, i bazuar në Kullën e Rojës, 15 prill 1994, faqet 21-23. Thekso se çfarë bindjeje kërkohet për të bërë rregullimet e nevojshme në jetë për të shërbyer si pionier. Inkurajoi të gjithë që të bëjnë një konsiderim serioz në lutje, për të rivlerësuar mundësitë e tyre për të shërbyer si pionierë.
20 min.: «A i lexon revistat?» Me pyetje dhe përgjigje. Thekso rëndësinë e një programi të rregullt leximi. Shumë vetë i kushtojnë leximit 10-15 minuta çdo ditë, duke zgjedhur një moment dhe një ambient të përshtatshëm. Komento se si rregullsia e një programi të tillë sjell rezultate të mira.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 tetor
Kënga 4 (43)
10 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat për bisedë në numrat më të fundit të revistave. Trego përvojat në Librin vjetor 1997, faqe 45, anglisht dhe në revistën Zgjohuni!, 22 tetor 1996, faqe 32, anglisht. Inkurajoi të gjithë që të marrin pjesë në shpërndarjen e revistave gjatë fundjavës.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: Si të përgatitemi për studimin e Kullës së Rojës? Diskutim me auditorin, trajtuar nga drejtuesi i Kullës së Rojës, bazuar në librin Të organizuar, faqet 65-67. Fto që të bëhen komente mbi pyetjet e mëposhtme: (1) Përse është jetësore që të nxjerrim dobi maksimale nga secili numër i Kullës së Rojës? (2) Çfarë duhet të bëjmë kur marrim një numër të ri? (3) Cila është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për studimin e Kullës së Rojës? (4) Çfarë vëmendje u duhet kushtuar shkrimeve të cituara dhe temës së mësimit? (5) Si mund të bëjmë një rishikim të asaj që mësuam? (6) Mbi cilat pika kyçe duhet të meditojmë kur përfundojmë studimin personal të mësimit? (7) Si duhet ta përgatitim një koment? (8) Si mund të jepet një llojshmëri komentesh mbi një pyetje të vetme? Disa lajmëtarë le të tregojnë se çfarë i ka ndihmuar ata personalisht që të nxjerrin sa më shumë dobi nga studimi i Kullës së Rojës.—Shiko, gjithashtu, Kullën e Rojës, 15 maj 1986, faqet 19-20, paragrafët 16-18, anglisht dhe Udhëzuesin e Shkollës, studimi 7, paragrafi 11 dhe studimi 18, paragrafët 4-6, anglisht.
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 tetor
Kënga 27 (221)
10 min.: Njoftime lokale. Bëj një listë të botimeve të vjetra të mbetura në kongregacion, të cilat mund të ofrohen në shërbim kur paraqitet rasti. Meqë po afrohen periudhat e pushimit në nëntor dhe dhjetor, për të rinjtë e pagëzuar si edhe për të tjerët do të ishte një rast i mirë që të shqyrtonin shërbimin si pionier ndihmës.
20 min.: Bindja hyjnore në një familje të ndarë në kuptim fetar. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës, 1 shtator 1995, faqet 26-29. Ofro inkurajim dhe këshillim të dashur që do t’i ndihmojë ata që kanë bashkëshortin jobesimtar të mbajnë një qëndrim pozitiv dhe të shoqërohen aktivisht me kongregacionin.
15 min.: Të vijmë në kohë në mbledhje. Diskutim mes dy ose tre drejtuesve të Studimit të Librit të Kongregacionit ose shërbëtorëve ndihmës, rreth problemit të ardhjes vonë në mbledhje. Ata pranojnë se situatat e pazakonshme, duke përfshirë rastet urgjente, gjendjen e motit, trafikun etj., mund të shkaktojnë që dikush të vonohet. Megjithatë, disa e kanë zakon që të vijnë vonë. Në një mënyrë pozitive, grupi diskuton dhe ilustron se çfarë nevojitet për të qenë i përpiktë: (1) çmueshmëri me gjithë zemër për privilegjin e marrjes pjesë në mbledhje, për ushqimin frymor dhe shoqërinë që gjendet këtu, (2) planifikim dhe organizim i mirë që më përpara i punëve personale, (3) bashkëpunim i gatshëm midis anëtarëve të familjes, (4) të dilet herët dhe të llogaritet kohë për problemet e papritura dhe (5) një interes i sinqertë për të mos shpërqendruar të tjerët që janë të pranishëm. Të gjithë janë dakord se problemi i ardhjes me vonesë mund të rregullohet duke bërë një përpjekje konsekuente për t’u përmirësuar.
Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.