BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/98 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për majin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për majin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Nëntema
  • Java që fillon më 4 maj
  • Java që fillon më 11 maj
  • Java që fillon më 18 maj
  • Java që fillon më 25 maj
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 5/98 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për majin

SHËNIM: Gjatë muajve të verës Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programojë një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet që nevojiten, për të lejuar pjesëmarrjen në Kongresin «Udha hyjnore e jetës» dhe më pas, për një rishikim prej 30 minutash të pikave kulminante të programit, në Mbledhjen e Shërbimit javën vijuese. Rishikimi ditë pas dite i programit të kongresit, duhet t’u caktohet që më përpara tre vëllezërve të kualifikuar, të cilët do të jenë në gjendje të përqendrohen në pikat e spikatshme. Ky rishikim i përgatitur mirë do ta ndihmojë kongregacionin që të kujtojë pikat kyçe, për t’i zbatuar personalisht dhe për t’i përdorur në fushë. Çdo koment nga auditori dhe përvojat e treguara duhet të jenë të shkurtra dhe të kenë lidhje me pikën.

Java që fillon më 4 maj

Kënga 26 (212)

8 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Lajme teokratike.

15 min.: «Fryma e Jehovait është me ne.» Me pyetje dhe përgjigje. Kur të trajtosh paragrafin 3, përfshi fragmente të përshtatshme nga Libri vjetor 1998 (anglisht).

22 min.: «Zgjidh artikuj që kanë si shënjestër interesat e veçanta të njerëzve.» Rishiko pikat kryesore të artikullit. Shpjego se edhe numrat më të vjetër që janë akoma në një gjendje të mirë, mund të ofrohen në këtë mënyrë. Fto lajmëtarët që të tregojnë se cilët nga artikujt që kanë prezantuar kanë pasur rezultate të mira. Demonstro prezantimin në paragrafin 7.

Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 11 maj

Kënga 7 (51)

8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

12 min.: «Çfarë planesh ke për në verë?» Një vëlla i emëruar apo i kualifikuar diskuton me dy ose tre lajmëtarë, në lidhje me planet e tyre për muajt e ardhshëm të verës. Ata rishohin rregullimet për marrjen pjesë në kongres, rritjen e aktivitetit të tyre në shërbimin në fushë, pushimin dhe bërjen e vizitave te miqtë dhe te të afërmit. Të gjithë janë dakord se nuk do të lënë pas dore studimin personal, mbledhjet ose shërbimin në fushë dhe shpjegojnë se si kanë planifikuar të ruajnë një rutinë të mirë teokratike.

25 min.: «Kongreset ndërkombëtare dhe krahinore për vitin 1998 ‘Udha hyjnore e jetës’.» (Paragrafët 1-17) Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët 11 dhe 12. Thekso rëndësinë biblike që ka mbajtja e kujdesshme e pamjes sonë modeste dhe e sjelljes së krishterë, si edhe mbikëqyrjen e përshtatshme të fëmijëve tanë.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 18 maj

Kënga 2 (15)

8 min.: Njoftime lokale. Njofto rregullimet për shërbimin në fushë.

15 min.: «A ke ‘një gjemb në mish’?» Me pyetje dhe përgjigje. Komento mbi «Pyetje nga lexuesit» të Kullës së Rojës 15 nëntor, 1987, (angl.) faqe 29.

22 min.: «Kongreset ndërkombëtare dhe krahinore për vitin 1998 ‘Udha hyjnore e jetës’.» (Paragrafët 18-23) Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafin 18 dhe shkrimin e cituar. Thekso nevojën për rregullsi dhe konsideratë për të tjerët, sidomos kur bëhet fjalë për zënien e vendeve. Përfundo me një fjalim të shkurtër, duke rishikuar «Përkujtues për Kongresin».

Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 25 maj

Kënga 21 (191)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Përse i çmoj mbledhjet e kongregacionit? Një vëlla i emëruar apo i kualifikuar drejton diskutimin me disa pjesëmarrës të rregullt që përfaqësojnë grupe të ndryshme personash, ndoshta duke përfshirë një çift, një të moshuar dhe një adoleshent. Ata shpjegojnë arsyet se përse marrin pjesë gjithmonë: shoqëria e mirë, udhëzimi hyjnor dhe këshilla e shëndoshë, gjëra që i ndihmojnë të përballojnë problemet e përditshme dhe të mbahen të fortë frymësisht. Komentet theksojnë se si të gjithë jemi bekuar nëpërmjet pjesëmarrjes së rregullt në mbledhje.

Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo