Njoftime
◼ Oferta e literaturës për dhjetorin: Libri im i tregimeve biblike. Janar: Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Përqendrohu në fillimin e studimeve biblike në shtëpi.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush i caktuar prej tij duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 dhjetor apo sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Bëj njoftim në kongregacion kur kjo punë të mbarojë.
◼ Përkujtimi për vitin 1999 do të jetë të enjten më 1 prill, pas perëndimit të diellit. Ky lajm i parakohshëm është dhënë me qëllim që vëllezërit të kenë mundësi të bëjnë rezervimet apo kontratat e nevojshme për salla në dispozicion, aty ku ka disa kongregacione që përdorin të njëjtën Sallë Mbretërie dhe për këtë, duhen gjetur lokale të tjera. Pleqtë duhet të bëjnë një marrëveshje me administratorin e lokalit, për të siguruar se nuk do të ketë shqetësime nga aktivitete të tjera në atë lokal, në mënyrë që mbajtja e Përkujtimit të vazhdojë në një mënyrë të qetë e të rregullt. Për shkak të rëndësisë së rastit, në caktimin e oratorit për Përkujtimin, trupi i pleqve duhet të zgjedhë një nga pleqtë më të kualifikuar, në vend se të ndryshojnë vetëm radhën apo të përdorin të njëjtin vëlla çdo vit.