BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/97 f. 5
  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 12/97 f. 5

Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik

Rishikim me libër të mbyllur mbi materialin e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 1 shtator deri 22 dhjetor 1997. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.

[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]

Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar e vërtetë ose e rremë:

1. Është e pamundur që një i krishterë i pagëzuar të ketë shqetësime nga frymërat e liga. [7, kl f. 116 par. 19].

2. Të krishterët e vërtetë nuk e pranojnë transfuzionin e gjakut, në radhë të parë sepse e konsiderojnë atë të rrezikshëm për shëndetin. [17, kl f. 128 par. 22].

3. Arsyeja që dishepujt e Jezuit shprehën habi kur ai foli me një grua samaritane ishte se ajo kishte një stil imoral jetese. (Gjoni 4:27) [8, Leximi javor i Biblës; shiko w95 15/​10 f. 15 par. 1-2.]

4. Për ata që bëjnë një jetë të devotshme, nuk ka një ditë gjatë vitit, të cilën duhet ta respektojnë në mënyrë të veçantë. [15, kl f. 127 par. 18.]

5. Gëzimi i jetës familjare të krishterë është thjesht një çështje e braktisjes së imoralitetit seksual dhe e regjistrimit të martesës ligjërisht. [9, uw f. 139 par. 1.]

6. Sipas Biblës, tradhtia bashkëshortore nuk mund të falet dhe domosdoshmërisht çon në divorc. [12, kl f. 123 par. 18.]

7. Dalja 21:22, 23 na ndihmon të kuptojmë se Perëndia e konsideron jetën e një fëmije të palindur si jetë të çmuar. [17, kl f. 128 par. 21.]

8. Nëse një bashkadhurues na ofendon, do të ishte e gabuar të shkëputim çdo lidhje me ofenduesin, duke shmangur kontaktet me të. [4, uw f. 134 par. 7.]

9. Të gjithë ne kemi nevojë për këshilla dhe disiplinë. [2, uw f. 130 par. 12.]

10. Nuk ka rëndësi nëse autoritetet civile janë konsideruar si të drejta apo të padrejta, të krishterët e vërtetë duhet të sigurohen që martesa e tyre të jetë e regjistruar në përputhje me kërkesat e ligjit civil. [12, kl f. 122 par. 11.]

Jepu përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

11. Si duhet ushtruar kryesia e krishterë? [12, uw f. 142 par. 7.]

12. Nëse kemi shkak për t’u ankuar ndaj një vëllai, çfarë është e drejtë të bëjmë? [4, uw f. 135 par. 8, 9.]

13. Përse Jezui refuzoi të përfshihej në një grindje për një trashëgimi? (Luka 12:13, 14) [1, leximi javor i Biblës, shiko w97 1/​4 f. 28.]

14. Çfarë donte të thoshte Jezui me deklaratën që gjejmë në Gjonin 6:65: «Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im»? [9, leximi javor i Biblës; shiko w94 15/​11 f. 17 par. 5.]

15. Përmend dy faktorë që mund t’i kontribuojnë një martese të qëndrueshme. [11, uw f. 140 par. 4.]

16. Në harmoni me shembullin e të krishterëve në Efes në shekullin e parë, cili është një hap i domosdoshëm që duhet bërë për t’u rezistuar frymërave të liga? [5, kl f. 114. par. 14.]

17. Si mëkatuan disa engjëj në ditët e Noes? [1, kl f. 109 par. 4.]

18. Në ç’mënyrë Ligji i Moisiut «i bëri të dukshme shkeljet»? (Gal. 3:19, BR) [14, uw f. 147 par. 4.]

19. Meqenëse Jezui ishte një njeri i përsosur dhe ai e pranoi rolin e tij si Mësues, pse nuk pranoi ta quanin «Mësues i mirë»? (Luka 18:18, 19) [3, leximi javor i Biblës; shiko w95 1/​6 f. 15 par. 7.]

20. Sipas librit të Zbulesës, ku do të përfundojnë «ata që praktikojnë spiritizmin», nëse nuk pendohen e nuk ndryshojnë rrugët e tyre? [2, kl f. 111 par. 8.]

Jep fjalën (fjalët) apo frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:

21. Nëse mësojmë se vëllai ynë ka diçka kundër nesh, nevojitet ․․․․․․․․ dhe ․․․․․․․․ për të marrë iniciativën dhe të përpiqemi të rivendosim ․․․․․․․․ . [5, uw f. 135 par. 10.]

22. Duke shpjeguar që asnjë nga ne nuk mund të mburret me të drejtë se i kemi plotësuar caktimet tona, sepse ishte «ajo që kishim për detyrë të bënim», Jezui tregoi që për çdo sukses që kemi mund t’ia japim meritën ․․․․․․․․ . (Luka 17:10) [3, leximi javor i Biblës; shiko w94 15/​11 f. 3.]

23. Të krishterët e vërtetë nuk i festojnë Krishtlindjet, apo ndonjë festë tjetër të bazuar në besimet e fesë së rreme, sepse ata i japin Jehovait ․․․․․․․․; gjithashtu, ata nuk i ndjekin festat që kthejnë në ․․․․․․․․ kombe apo njerëz mëkatarë. [14, kl f. 126 par. 16.]

24. Dashuria jonë për vëllezërit tanë mund të rritet, nëse përpiqemi të mbulojmë çfarëdo ․․․․․․․․ të vogël që bëjnë, nëse përpiqemi të shohim ․․․․․․․․ e mira që kanë dhe nëse i kushtojmë vëmendje mënyrës se si ․․․․․․․․ po i përdor ata. [8, uw f. 137 par. 15.]

25. Si studentë të Biblës, ne duhet të mësojmë të përdorim informacionet në dispozicion për të gjetur materialet, të mos presim një ․․․․․․․․ apo një ․․․․․․․․ për çdo pyetje dhe duhet të marrim ․․․․․․․․ që pasqyrojnë dashurinë tonë për ․․․․․․․․ dhe për anëtarët e familjes sonë. [13, uw f. 144 par. 13.]

Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin nga pohimet e mëposhtme:

26. Në qoftë se kemi pyetje mbi çështje të veçanta bashkëshortore apo familjare, së pari mund të (flasim me pleqtë; konsultohemi me vëllezër të martuar në kongregacion; kërkojmë në botimet e Shoqatës), për të gjetur ndihmën e nevojshme. [13, uw f. 144 par. 13.]

27. «Shenja në diell, në hënë, në yje dhe mbi tokë, ankthi i kombeve» do të ketë (në ditët e fundit; në fillim të mjerimit të madh; menjëherë pas sulmit kundër perandorisë botërore të fesë së rreme). (Luka 21:25) [5, leximi javor i Biblës; shiko w94 15/​5 f. 20 par. 19.]

28. «Delet e tjera» të përmendura në Gjonin 10:16 i referohen (të krishterëve johebrenj; të krishterëve hebrenj; të gjithë atyre që kanë perspektivën e jetës në parajsën mbi tokë). [11, leximi javor i Biblës; shiko w95 15/​7 f. 31 par. 4.]

29. Kur Jezui i tha guvernatorit romak, Ponc Pilatit: «Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti», donte të thoshte që (Jehovai cakton çdo qeveritar në vendin e tij; Pilati pranonte autoritetin e Jehovait; Jehovai është i vetmi burim ligjor i autoritetit). (Gjoni 19:11) [15, leximi javor i Biblës; shiko w94 1/​10 f. 18 par. 2.]

30. Jeta jonë e devotshme garanton se (do të trajtohemi gjithnjë mirë nga të tjerët; do të gëzojmë një bollëk gjërash materiale tani; do të kemi aprovimin e Perëndisë, sepse po bëjmë atë që është e drejtë). [8, kl f. 118 par. 2.]

Përshtat shkrimet që vijojnë me pohimet e shënuara më poshtë:

Dal. 31:12, 13; Prov. 3:9, 10; Luka 13:4, 5; 21:25-28; Rom. 7:6, 7.

31. Jezui dha argumente kundër një arsyetimi fatalist, duke iu referuar një tragjedie që ishte e njohur mirë nga ata që po e dëgjonin dhe që në mënyrë të dukshme ai ia atribuoi kohës dhe ngjarjes së paparashikuar. [1, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/​9 f. 5 par. 5.]

32. Qëllimi i Ligjit të Moisiut nuk ishte që ta mbante të lidhur përgjithmonë të gjithë njerëzimin. [17, uw f. 147 par. 5.]

33. Ungjijtë tregojnë se mjerimi i madh nuk do të fillojë dhe nuk do të mbarojë sa hap e mbyll sytë. [5, leximi javor i Biblës; shiko w94 f. 19 par. 17.]

34. Kur u anulua Ligji i Moisiut, në të ishin të përfshira Dhjetë Urdhërimet. [17, uw f. 147 par. 5.]

35. Jehovai do të na bekojë, për përdorimin e kohës, energjisë sonë dhe burimeve të tjera, duke përfshirë edhe të ardhurat tona, për të mbështetur adhurimin e vërtetë. [10, kl f. 120 par. 8.]

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo