Mbledhjet e Shërbimit për tetorin
Java që fillon më 6 tetor
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?» Me pyetje dhe përgjigje. Rishiko pikat kryesore nga Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35. Nxirr në pah arsyet përse njerëzit në territor do të përfitojnë nga ky material. Thekso nevojën për të bërë tani planet, për të marrë pjesë plotësisht në shpërndarjen e saj dhe për të qenë i zellshëm në çuarjen më tej të të gjithë interesit të gjetur.
20 min.: «Jepi Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35 një shpërndarje të gjerë.» Fjalim hyrës nga mbikëqyrësi i shërbimit. Trajto paragrafët 5-8 me pyetje dhe përgjigje. Rishiko rregullimet lokale për zgjerimin e aktivitetit. Shqyrto mënyrat për t’u siguruar se territori ka mbaruar i gjithi. Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35 mund të përdoret nga lajmëtarët kur u dëshmojnë njerëzve në stacionet e autobusit, në tregjet e vogla, në vendqëndrimet e makinave dhe kudo qofshin. Ofro sugjerime mbi mënyrën se si të ndihmohen të rinjtë që duan të fillojnë veprën e predikimit. Përfshi informacion nga shtojca e Shërbimi ynë i Mbretërisë e prillit 1995, paragrafi 11. Në disa teritore mund të jetë e përshtatshme të punohet vetëm dhe të mos mbahet me vete një çantë valixhe ndërsa shpërndahet Lajmërim i Mbretërisë. Demonstro dy apo tre prezantime të shkurtra.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 13 tetor
Kënga 8 (53)
12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Rishiko pikat për bisedë në numrat e fundit të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kujto të gjithë se gjatë aktivitetit të fundjavës, revistat do të prezantohen bashkë me Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35. Ne duhet të çojmë më tej të gjithë interesin e gjetur. Kujto vëllezërit që të sjellin broshurën Një libër për të gjithë njerëzit për javën tjetër.
15 min.: Nevoja lokale.
18 min.: «Si reagon ndaj apatisë?» Bisedë midis dy pleqve apo dy vëllezërve të kualifikuar.
Kënga 3 (32) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 20 tetor
Kënga 22 (130)
15 min.: Njoftime lokale. Rishiko disa përvoja nga Kulla e Rojës e 1 marsit 1996, faqet 29-31 me temë «Një fushatë e suksesshme me fletushkën Lajmërim i Mbretërisë.» Thekso përpjekjet individuale të lajmëtarëve të bëra në shpërndarjen e Lajmërim i Mbretërisë së fundit. Inkurajo të gjithë për të marrë pjesë plotësisht në shpërndarjen e Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35.
15 min.: Pika kryesore nga broshura e re, Një libër për të gjithë njerëzit. Trajtim me auditorin mbi arsyet se përse Bibla meriton shqyrtimin tonë. Kjo broshurë u përgatit për të ndihmuar njerëzit që mund të jenë shumë të arsimuar, por që dinë pak për Biblën. Në vend që të përpiqemi për t’i bindur ata se Bibla është e frymëzuar nga Perëndia, broshura lë faktet të flasin për veten. Ne duhet ta lexojmë dhe ta shpërndajmë atë me të tjerët, duke përfshirë edhe ata me të cilët studiojmë.
15 min.: «A je një dëshmitar në shërbim të plotë kohor?» Fjalim nga një vëlla i kualifikuar.
Kënga 23 (200) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 27 tetor
Kënga 29 (222)
12 min.: Njoftime lokale. Rishiko përparimin e shpërndarjes së Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35. Fto auditorin të tregojë përvoja inkurajuese. Raporto se sa territor është punuar deri tani dhe çfarë do të nevojitej për të përfunduar mbulimin e territorit deri më 16 nëntor. Pasi territori është punuar plotësisht, gjatë pjesës tjetër të muajit do të ofrojmë librin Njohuria. Thekso synimin për të filluar studime gjatë rivizitave ku kishte reagim të mirë ndaj Lajmërim i Mbretërisë.
15 min.: Si të gjejmë shpresë në mes të dëshpërimit. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar i bazuar në Kullën e Rojës së 15 majit 1997, faqe 22-25.
18 min.: Le të shndrisë drita juaj. Fjalim dhe bisedë mbi librin Shërbimi ynë, faqet 84-88. Merr masat që më parë, që disa lajmëtarë të bëjnë komente specifike mbi pyetjet vijuese: (1) Pse Dëshmitarët e Jehovait predikojnë nga shtëpia në shtëpi? (2) Deri në çfarë shkalle u përdor kjo metodë në shekullin e parë? (3) Përse ka sot një nevojë urgjente për të vazhduar predikimin nga shtëpia në shtëpi? (4) Çfarë rrethanash mund të na e bëjnë të vështirë pjesëmarrjen në mënyrë të rregullt? (5) Si mund të marrim ndihmë në mënyrë që të tregohemi këmbëngulës? (6) Si jemi bekuar duke e lënë dritën tonë të shndrisë? (7) Çfarë mund të bëjmë për të qenë më të suksesshëm në kontaktimin e njerëzve? Ilustro, duke ftuar tre apo katër lajmëtarë të tregojnë të kënaqur përvoja inkurajuese, ndërsa punojnë nga dyqani në dyqan apo bëjnë dëshminë në rrugë.
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.