BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/97 f. 4
  • Ndihmo të tjerët të gjejnë ngushëllim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ndihmo të tjerët të gjejnë ngushëllim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Material i ngjashëm
  • Imito Jehovain, duke treguar kujdes të vërtetë për të tjerët
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Shpall lajmin e mirë të Mbretërisë me broshura
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Të përdorim broshura të ndryshme në shërbimin tonë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Si ta përdorim broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
km 7/97 f. 4

Ndihmo të tjerët të gjejnë ngushëllim

1 Shumë njerëzve u ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar për katastrofa, luftëra, krime dhe vuajtje. Ngushëllimi, ndonëse mungon në mënyrë të dukshme nëpër lajmet e ditëve të sotme, është diçka për të cilën njerëzimi ka me të vërtetë nevojë. Të ngushëllosh do të thotë «t’i japësh forcë dhe shpresë» dhe «të lehtësosh pikëllimin apo shqetësimin e» një tjetri. Si Dëshmitarë të Jehovait, ne jemi të pajisur për t’i ndihmuar njerëzit në këtë mënyrë. (2. Kor. 1:3, 4) Broshurat tona të bazuara tek Bibla, që do të ofrojmë në korrik dhe në gusht, përmbajnë mesazhe ngushëlluese të së vërtetës. (Rom. 15:4) Këtu ka disa sugjerime për prezantimin e tyre në rrethana të ndryshme:

2 Lajmi mbi një ngjarje tragjike, mund të krijojë një rast për t’u dhënë dëshmi dhe për t’u sjellë ngushëllim të tjerëve, ndoshta duke thënë diçka të tillë:

◼ «Kur ndodhin gjëra të tilla, disa njerëz pyesin veten nëse ekziston me të vërtetë Perëndia dhe në qoftë se po, nëse kujdeset apo jo për ne. Si mendoni ju? [Lëre të përgjigjet.] Një mënyrë për të përcaktuar nëse ka një Perëndi, është aplikimi i një parimi të vërtetuar gjerësisht.» Lexo Hebrenjve 3:4. Trego gjëra të tjera rreth e rrotull nesh, që është e qartë se kërkojnë një bërës. Pastaj vazhdo: «Kam një broshurë, që e di se do t’ju duket ngushëlluese. Titullohet A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? [Lexo pyetjen në kopertinë.] Kjo përmban prova bindëse se Perëndia jo vetëm që ekziston, por se së shpejti do t’u japë fund të gjitha kushteve të padrejta që përballojmë sot. A do t’ju pëlqente ta lexonit?» Merr masa për t’u kthyer.

3 Gjatë rivizitës, mund të thuash:

◼ «Kur ju lashë broshurën A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, po flisnim rreth provave mbi ekzistencën e Perëndisë. Ndoshta e keni vënë re këtë pikë në faqen 7. [Trego fotografinë dhe bëj një përmbledhje të paragrafit 15.] Ky është vetëm një shembull që tregon se një Perëndi i kujdesshëm, duhet të ekzistojë me të vërtetë. [Lexo paragrafin 27 në faqen 9.] Një studim personal i Biblës, më ka ndihmuar të përballoj problemet e përditshme të jetës, sepse ajo jep pikëpamjen e Perëndisë mbi çështje të ndryshme.» Ofroji demonstrimin e një studimi.

4 Dëshmia me telefon mund të bëhet duke përdorur broshurën «Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh?» Mund të prezantohesh dhe të thuash:

◼ «Po ju telefonoj me një mesazh të rëndësishëm, sepse nuk mund të vij t’ju takoj personalisht.» Lexo paragrafin e parë në faqen 4 të broshurës, duke e bërë këtë kaq natyrshëm, si të ishe duke biseduar me vetë personin. Pyete se ç’mendon ai dhe lëre të përgjigjet. «E kam të hapur Biblën në Isainë 45:18. Ky varg tregon se toka u krijua duke na pasur ne parasysh. A mund t’jua lexoj?» Pastaj, shpjego qëllimin e broshurës dhe pyete se si mund t’ia japësh një kopje.

5 Në telefonatën pasuese, mund të provosh t’i drejtohesh kështu, për të filluar një studim:

◼ «Do të doja të vazhdoja mbi bazën e bisedës sonë të fundit, duke ju ilustruar se cili është ai që mund të na e tregojë qëllimin e jetës. [Parafrazo paragrafët 1 dhe 2 të faqes 6 në broshurën Qëllimi i jetës.] Zbulesa 4:11 shpjegon se Perëndia Jehova është Krijuesi ynë. [Lexo.] Sigurisht që ai duhet të ketë pasur një arsye për të na krijuar. Njerëzit që kanë dashur ta zbulojnë se cila është kjo arsye, kanë studiuar Fjalën e shkruar të Perëndisë, Biblën. Do të desha t’jua ofroja juve këtë mundësi.» Shpjego se si drejtohet prej nesh kursi falas i studimit biblik në shtëpi dhe bëj rregullime për të filluar studimin.

6 Kjo mënyrë pozitive afrimi, mund të ngushëllojë ata që kanë përjetuar vdekjen e një njeriu të dashur:

◼ «Jam duke kryer një shërbim publik për të gjithë ata që kanë humbur në vdekje një njeri të dashur. Meqenëse kjo mund të jetë njëra prej gjërave më të rënda, që kujtdo prej nesh do t’i duhet të përballojë ndonjëherë, është përgatitur kjo broshurë, Kur të vdes një njeri i dashur. Ajo ka ndihmuar me miliona njerëz. Do të dëshiroja t’ju tregoja se çfarë thotë ajo në lidhje me një premtim emocionues të bërë nga Jezu Krishti. [Lexo paragrafin e pestë në faqen 26, duke përfshirë Gjonin 5:21, 28, 29.] Vëreni këtë pikturë në faqen 29, që përshkruan tregimin e ungjillit mbi ringjalljen me të vërtetë së vdekuri të Lazarit prej Jezuit. Nëse do të dëshironit ta lexonit këtë broshurë ngushëlluese, do të isha i kënaqur t’jua lija.»

7 Kur kthehesh, mund t’i tregosh përsëri pikturën në faqen 29 të broshurës «Kur të vdes një njeri i dashur» dhe t’i thuash:

◼ «Më kujtohet biseda jonë mbi ringjalljen e Lazarit nga Jezui. [Lexo diçiturën në faqen 28 dhe trajto materialin e nëntitullit «A ndodhi me të vërtetë?»] Nëse zemra juaj dëshiron me zjarr të besojë se mund ta shihni përsëri një njeri të dashur që ju ka vdekur, më lejoni t’ju ndihmoj që shpresa e ringjalljes të bëhet juaja.» Ofroji një studim biblik në shtëpi.

8 Në muajt që kemi përpara, le të bëjmë më të mirën tonë për të imituar Jezuin, duke ‘ngushëlluar tërë ata që pikëllohen’.​—Isa. 61:2

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo