Rishikim i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Rishikim me libër të mbyllur mbi materiain e trajtuar në caktimet e Shkollës së Shërbimit Teokratik, gjatë javëve 6 janar deri 21 prill 1997. Përdor një letër tjetër për të shkruar përgjigjet e sa më shumë pyetjeve që mundesh brenda kohës së lejuar.
[Shënim: Gjatë rishikimit me shkrim, për dhënien e përgjigjeve mund të përdoret vetëm Bibla. Referimet që ndodhen pas pyetjeve, janë për kërkimin tënd personal. Numrat e faqeve dhe të paragrafëve, mund të mos jenë vendosur për të gjitha referimet në Kullën e Rojës.]
Përgjigjju secilit prej pohimeve të mëposhtme, duke shkruar e vërtetë ose e rremë:
1. Nëse jemi të zemëruar me dikë, duhet të jemi gjithmonë të ftohtë me të për një kohë të gjatë, e pastaj ta falim ndoshta pas disa vjetësh. [w96 15/5 f. 22]
2. Asnjë autoritet mbi tokë nuk mund të falte mëkatet, derisa Jezui të vdiste dhe të siguronte shpërblerjen. [8, leximi javor i Biblës; shiko w96 15/4 f. 29.]
3. Davidi nuk pati frikë nga Goliadi, sepse e dinte që ishte më i fortë se ai. (1. Samuelit 17:45, 46) [w96 1/4 f. 27]
4. Pagëzimi është një garanci për shpëtimin. [15, uw f. 100, par. 12]
5. Që ta mbajmë të fortë deri në fund sigurinë tonë, kërkohet që ta ushtrojmë besimin dhe të dëgjojmë me kujdes udhëzimet që marrim nga Jehovai dhe organizata e tij. [w96 1/5 f. 24].
6. Të gjitha mëkatet e njerëzve të papërsosur mbulohen nga shpërblerja. [10, leximi javor i Biblës; shiko w95 15/12 f. 29.]
7. Mes «dhive» të përmendura në Mateun 25:31-46, ata që do të vuajnë shkatërrimin e përhershëm, do të jenë anëtarët aktivë të Babilonisë së Madhe dhe krerët e tyre fetarë. [16, leximi javor i Biblës; shiko Broshura 1995, f. 41, par. 13-15.]
8. Fjalët e Jezuit të shkruara në Mateun 23:33 tregojnë se skribët dhe farisenjtë si grup, ishin pjesë e farës së Gjarprit. [15, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/6 f. 11, par. 11.]
9. Falja e të tjerëve i hap rrugën faljes së mëkateve tona nga Perëndia. [7, leximi javor i Biblës; shiko w95 15/1 f. 7.]
10. Pagëzimi i Jezuit në vdekje filloi në vitin 29 të e.s. dhe nuk ishte i plotë, derisa ai vdiq në të vërtetë dhe u ringjall. [13, uw f. 97, par. 6]
Jepu përgjigje pyetjeve të mëposhtme:
11. Në çfarë kuptimi Mbretëria e Jezuit nuk do të shkatërrohet? (Dan. 7:14) [8, uw f. 86, par. 15]
12. Përse duhet të marrim iniciativën dhe të flasim kur kemi nevojë për ndihmë frymore? (Jakovit 5:13-16) [w96 15/5 f. 23]
13. Në vend se të kritikojmë ata, për të cilët mund të mendojmë se mund të bëjnë më shumë në shërbimin e Mbretërisë, çfarë duhet të bëjmë ne individualisht? (Gal. 6:4) [11, uw f. 93, par. 13]
14. Çfarë do të thotë thyerja e shkopit Hir nga Zaharia? (Zah. 11:7-11) [3, leximi javor i Biblës; shiko w89 15/6 f. 31, angl.]
15. Në cilat mënyra përfitojnë njerëzit në këtë kohë nga sakrifica e Jezuit? [10, kl f. 68-69, par. 17-19]
16. Si u përhap mëkati tek të gjithë njerëzit? [4, kl f. 58, par. 13].
17. Si mund ta vjedhë një person Perëndinë? (Mal. 3:8) [4, leximi javor i Biblës; shiko w95 15/7 f. 18, par. 15.]
18. Ku e gjejmë në librin e Mateut këshillën e mençur që dha Jezui për zgjidhjen e vështirësive serioze? [13, leximi javor i Biblës; shiko w95 15/10 f. 22.]
19. Çfarë është «denari» që përmend Jezui në shëmbëlltyrën e shkruar në Mateun 20:1-16? [14, leximi javor i Biblës; shiko gt 97 par. 6.]
20. Shëno dy gjërat që janë vërtetuar nga lejimi i ligësisë nga Perëndia. [14, 15, kl f. 77-78, par. 18-20]
21. Cila gjendje e zemrës luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e besimit dhe të bindjes në Jehovain? [w96 1/5 f. 24]
Jep fjalën (fjalët) apo frazën që duhet për të plotësuar secilin nga pohimet e mëposhtme:
22. ․․․․․․․․ e emëruar të kongregacionit janë të detyruar të gjykojnë në raste shkeljesh të rënda. Kur veprojnë kështu, ata kujtojnë se drejtësia e Perëndisë përpiqet ta zgjerojë ․․․․․․․․ aty ku është e mundur. [w96 15/3 f. 23]
23. Të vdekurit që përmenden në Zbulesën 20:12 do të gjykohen sipas veprave që kanë kryer ․․․․․․․․ ringjalljes. Kjo gjë na ndihmon të kuptojmë se ringjallja e tyre nuk do të jetë medoemos një ringjallje ․․․․․․․․. (Gjoni 5:28, 29) [2, uw f. 75 par. 12]
24. Ndonëse Jezuit faktikisht nuk iu dha emri personal ․․․․․․․․, roli i tij si njeri përmbushi ․․․․․․․․ e atij emri. (Isa. 7:14; Mat. 1:22, 23) [5, leximi javor i Biblës; shiko w92 15/1 f. 22, angl.]
25. «Fryma» që del nga njerëzit në vdekje është ․․․․․․․․ që vjen nga Perëndia. (Psal. 146:4) [16, kl f. 81-82, par. 5-6]
Zgjidh përgjigjen e saktë në secilin nga pohimet e mëposhtme:
26. Davidi i krijoi vetes një barrë të madhe faji, duke u zhytur në imoralitet me (Betshebën, Uriahun, Mikalin), por ai e pranoi shpejt gabimin e tij, duke i thënë profetit (Samuel, Agab, Natan): «Kam mëkatuar kundër Zotit.» [w96 1/4 f. 29]
27. Pjesa më e madhe e (mbetjes; 144.000) është në qiell dhe (mbetja; 144.000), që është akoma në tokë, përbën (Trupin Udhëheqës; klasën e skllavit të besueshëm dhe të matur). [6, uw f. 80, par. 7]
28. Jezui u bë Mesia në (lindje; pagëzim; ringjallje), gjë që ndodhi në vitin (2 p.e.s.; 29 të e.s.; 33 të e.s.). [9, kl f. 65, par. 12]
29. Pagëzimi «në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë» filloi në (29 të e.s.; 33 të e.s.; 36 të e.s.). (Mat. 28:19) [14, uw f. 98, par. 9]
30. Shpërblimi që u premtoi Jezui atyre që i presin dishepujt e tij si profetë, siç shkruhet në Mateun 10:41, është (jeta e përhershme; mbrojtja hyjnore; dëgjimi i mesazhit të Mbretërisë). [9, leximi javor i Biblës; shiko w88 1/1 f. 24, angl.]
Përshtat Shkrimet e mëposhtme me pohimet e shënuara më poshtë:
Zah. 4:6; Mat. 4:8-10; Mat. 16:19; Filip. 1:9-11; Hebr. 13:5, 6
31. Duhet ta përdorim jetën tonë, në mënyrë të tillë që të tregojmë se e kuptojmë me të vërtetë se cilat janë gjërat më të rëndësishme. [10, uw f. 91, par. 9]
32. Ithtarët e vërtetë të Jezuit nuk pranojnë të përfshihen në çështjet politike të kësaj bote. [6, leximi javor i Biblës; shiko w96 1/5 f. 12, par. 9.]
33. Njohuria për Mbretërinë e Perëndisë do t’u hapte rrugën për në qiell judenjve, samaritanëve dhe paganëve. [12, leximi javor i Biblës; shiko w91 15/3 f. 5, angl.]
34. Kundërshtimi i veprës sonë të predikimit në mbarë botën është mposhtur, jo falë përpjekjeve njerëzore, por falë drejtimit dhe mbrojtjes së Jehovait. [1, leximi javor i Biblës; shiko w94 15/11 f. 17, par. 4.]
35. Pavarësisht nga çmimet e larta dhe papunësia e përhapur, Jehovai do të sigurojë që të kemi atë që na nevojitet vërtet. [9, uw f. 89, par. 6]