Njoftime
◼ Ofrimi i literaturës për prillin dhe majin: Kopje të veçanta të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni!, të shtunave, si dhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, gjatë ditëve të tjera të javës. Qershor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Përqendrohu në fillimin e studimeve biblike. Korrik dhe gusht: Secila prej broshurave me 32 faqe që vijojnë: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?; A duhet të besosh në Trinitet?; Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur.
◼ Ata që shoqërohen me një kongregacion, duhet të dërgojnë të gjitha pajtimet e reja dhe të ripërtërira për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë edhe pajtimin e tyre personal, nëpërmjet kongregacionit.
◼ Shoqata nuk plotëson kërkesa individuale për literaturë të lajmëtarëve. Mbikëqyrësi drejtues duhet të bëjë rregullimet që çdo muaj, përpara se kërkesa mujore për literaturë e kongregacionit t’i dërgohet Shoqatës, të jepet një njoftim, në mënyrë që të gjithë të interesuarit për marrjen e literaturës së veçantë personale të mund të vënë në dijeni vëllain që merret me literaturën. Ju lutemi mbani parasysh se cilat janë ato botime që kërkohen me kërkesë të veçantë.
◼ Nuk do të jetë e nevojshme që të kërkohen distinktivat për kongresin krahinor të vitit 1997. Duke u bazuar në madhësinë e çdo kongregacioni apo grupi, këto do të dërgohen në kohën e duhur.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Jeta në një botë të re paqësore (Fletushka nr. 15)—Gjuha: hiligajnon, sinhaleze
Qeveria që do të sjellë parajsën—Gjuha: sllovene
Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?—Gjuha: uelsh
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Trekëndëshat ngjyrë vjollcë—Gjuha: italiane, portugeze
Deri në skajet e tokës—Gjuha: portugeze
Të bashkuar me anë të mësimit hyjnor—Gjuha: polake
◼ Kompakt disqe të reja në dispozicion:
Meloditë e Mbretërisë, Vëllimi 4 (cdm-4)