BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/96 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për tetorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për tetorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Nëntema
  • Java që fillon më 7 tetor
  • Java që fillon më 14 tetor
  • Java që fillon më 21 tetor
  • Java që fillon më 28 tetor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 10/96 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për tetorin

Java që fillon më 7 tetor

Kënga 3 (32)

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Koment mbi raportin e shërbimit në fushë gjatë korrikut, në shkallë vendi dhe për kongregacionin lokal.

15 min.: Kutia e pyetjes. Mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla tjetër i kualifikuar trajton informacionin me auditorin.

20 min.: «Përgatit prezantimin tënd të revistës.» (Paragrafët 1-7) Drejto pyetje mbi paragrafët 1-4 dhe më pas bëhen dy ose tre demonstrime të shkurtra për të treguar se si mund të ofrohen revistat e fundit, duke përdorur sugjerimet e dhëna në paragrafët 5-7.

Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 14 tetor

Kënga 17 (187)

10 min.: Njoftime lokale dhe raporti i llogarisë.

15 min.: «Të shpallim lajmin e mirë për diçka më të mirë.» Me pyetje dhe përgjigje. Nxirr në pah disa prej artikujve domethënës që kanë dalë në Kullën e Rojës.​—Shiko Kullën e Rojës të 1 marsit 1987, faqe 13, anglisht.

20 min.: «Përgatit prezantimin tënd të revistës.» (Paragrafët 8-11) Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi komente mbi katër sugjerimet e dhëna në Kullën e Rojës të 1 janarit 1994, faqe 24-25, paragrafët 18-21. Trego se si duhet përgatitur një prezantim, duke përdorur numrat e revistave të tetorit: (1) Zgjidh një artikull, i cili ka të ngjarë të ngjallë interesin në territorin tënd, (2) kërko një pikë interesante për prezantim, (3) mendo një pyetje që mund të përdoret për të tërhequr vëmendjen në atë pikë, (4) zgjidh një shkrim për ta lexuar, nëse të jepet mundësia dhe (5) përgatit fjalët hyrëse dhe atë që do të thuash lidhur me revistën, në mënyrë që ta inkurajosh pronarin e shtëpisë për ta pranuar atë. Dy apo tre lajmëtarë të aftë demonstrojnë nga një prezantim. Përfshi një të ri, i cili demonstron një ofrim të thjeshtë reviste. Ata duhet të përmendin se për veprën tonë mbarëbotërore pranohen kontribute.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 21 tetor

Kënga 12 (113)

15 min.: Njoftime lokale. Shpjego se si niset një itinerar revistash: (1) Regjistro çdo vend ku ke lënë revistë dhe artikullin që ke prezantuar, (2) bini dakort që do të kthehesh me numrat e tjerë dhe (3) lër mënjanë kohë të veçantë në programin tënd javor për bërjen e këtyre vizitave. Ofro pajtime gjashtëmujore aty ku gjen interes dhe mos harro që çdo vizitë në itinerarin e revistave ta raportosh si një rivizitë.

15 min.: «Punoje plotësisht territorin tënd.» Trajto artikullin dhe cilat janë rregullimet lokale për të dhënë dëshmi në qendrat tregtare. Ftoje auditorin të tregojë përvoja inkurajuese që ata kanë gëzuar kur kanë dëshmuar në dyqanet që përfshihen në territorin e tyre.

15 min.: Nevoja lokale ose fjalim nga një plak mbi artikullin «Mbaje besimin të fortë deri në fund», të Kullës së Rojës, 1 maj 1996, faqe 21-24.

Kënga 6 (45) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 28 tetor

Kënga 27 (221)

10 min.: Njoftime lokale. Me festat e ndryshme botërore që po afrohen në nëntor dhe dhjetor e që ndoshta nuk janë ditë pune dhe shkolle, inkurajoi të gjithë që të mendojnë mbi mundësinë për t’u regjistruar si pionierë ndihmës. Nxiti të gjithë që këtë fundjavë të dorëzojnë raportet e shërbimit në fushë për muajin tetor.

20 min.: «Si të blejmë kohën e volitshme.» Me pyetje dhe përgjigje.

15 min.: Rishikim i literaturës që do të ofrohet gjatë nëntorit. Do të ofrohet libri Njohuria dhe do të bëhet një përpjekje e veçantë për të shkuar përsëri tek të gjithë ata ku kemi lënë librin, me synimin për të filluar studime biblike në shtëpi. Dy ose tre lajmëtarë të aftë diskutojnë mbi rëndësinë e librit dhe se si mund të përdoret ai. Informacioni që përmban ai ndikon në jetën e njerëzve të çfarëdolloj shtrese shoqërore. Ai trajton çështjet themelore biblike dhe parimet që të interesuarit kanë nevojë të kuptojnë përpara se të pagëzohen. Nëse e vazhdojmë studimin me një progres të qëndrueshëm, studenti mund të përparojë shpejt. Trajto dhe demonstro se si duhet të niset një studim, nëpërmjet përdorimit të një hyrjeje të drejtpërdrejtë: shiko pikturën dhe diçiturën në faqet 4-5; shpjego metodën tonë të studimit; trajto shkurtimisht pesë paragrafët e parë të kapitullit 1; lër një takim për t’u kthyer më vonë dhe për të vazhduar bisedën, për t’iu përgjigjur pyetjes: A është jeta e përhershme vetëm një ëndërr? Thekso gëzimin që vjen bashkë me privilegjin e drejtimit të një studimi biblik.

Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo