BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/96 f. 3-6
  • Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për 1997

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për 1997
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Nëntema
  • Udhëzime
  • PROGRAMI
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 10/96 f. 3-6

Programi i Shkollës së Shërbimit Teokratik për 1997

Udhëzime

Gjatë 1997-s Shkolla e Shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë:

BOTIMET QË PËRDOREN: Caktimet e fjalimeve bazohen në: Bibla Diodati i Ri [Dio], Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë [uw], Artikuj nga numra të Kullës së Rojës 1995, 1996 [w95, w96], Njohuria që të çon në jetën e përhershme [kl], Argumente biblike për t’u trajtuar [td],

Shkolla duhet të fillojë NË KOHËN E CAKTUAR me këngë, lutje e përshëndetje mirëseardhjeje dhe më pas, do të vazhdojë si më poshtë vijon:

FJALIMI NR. 1: 15 minuta. Duhet të trajtohet nga një plak apo një shërbëtor ndihmës dhe do të bazohet në librin Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë ose në numrat e Kullës së Rojës 1995, 1996. Ky fjalim duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi që zgjat 10 deri 12 minuta dhe pas këtij, do të bëhet një rishikim gojor për 3 deri 5 minuta, duke përdorur pyetjet e përgatitura që ndodhen në botim. Synimi i fjalimit nuk duhet të jetë vetëm për të trajtuar materialin, por për të drejtuar vëmendjen drejt vlerës praktike të informacionit që trajtohet dhe të vërë në dukje atë që është më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar. Të gjithë janë të inkurajuar që të bëjnë një përgatitje të kujdesshme përpara, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë nga materiali i trajtuar.

Vëllezërit të cilëve u caktohet ky fjalim duhet të kenë kujdes për të qëndruar brenda kohës së caktuar. Në qoftë se është e nevojshme ose nëse një orator kërkon që më përpara, mund të jepen këshilla privatisht.

PIKAT KULMINANTE NGA LEXIMI I BIBLËS: 6 minuta. Këto duhet të mbahen nga një plak ose një shërbëtor ndihmës, i cili me efektshmëri do të bëjë aplikimin e materialit për nevojat lokale. Nuk duhet të jetë thjesht një përmbledhje e leximit të caktuar. Mund të përfshihet një rishikim i përgjithshëm i kapitujve të caktuar, i cili nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 deri 60 sekonda. Megjithatë, synimi kryesor është për të ndihmuar auditorin që të kuptojë përse dhe si informacioni është i vlefshëm për ne. Pas kësaj, mbikëqyrësi i shkollës do të ftojë studentët që të ndahen në klasat përkatëse.

FJALIMI NR. 2: 5 minuta. Një vëlla do të prezantojë leximin e materialit të caktuar nga Bibla. Kjo do të zbatohet në klasën kryesore, si edhe në të gjitha të tjerat. Në përgjithësi, caktimet janë mjaft të shkurtra, sa për të lejuar studentin që të zhvillojë komente të shkurtra shpjeguese në hyrje dhe në përfundim. Mund të përfshihen fakte historike, domethënia profetike apo doktrinale dhe zbatimi i parimeve. Duhet të lexojë të gjitha vargjet e caktuara pa ndërhyrje. Natyrisht, nëse vargjet që duhen lexuar nuk janë të njëpasnjëshme, studenti mund të citojë vargun, aty ku vazhdon leximi.

FJALIMI NR. 3: 5 minuta. Ky fjalim do t’i caktohet një motre. Tema e këtij prezantimi do të bazohet në librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Studentja e caktuar duhet të dijë të lexojë. Gjatë prezantimit të këtij informacioni, studentja mund të qëndrojë ulur ose në këmbë. Motra, të cilës i është caktuar kjo pjesë, duhet ta përshtasë temën dhe materialin që do të shqyrtohet me një rrethanë praktike, mundësisht një që përfshin shërbimin në fushë apo dëshminë joformale. Mbikëqyrësi i shkollës do të programojë një ndihmëse, por mund të përdoret edhe një ndihmëse tjetër. Duhet t’i jepet më shumë rëndësi përdorimit të efektshëm të materialit dhe jo rrethanës.

FJALIMI NR. 4: 5 minuta. Ky fjalim mund t’i caktohet një vëllai apo një motre. Do të bazohet në Argumente biblike për t’u trajtuar. Kur i caktohet një vëllai, ky duhet të jetë një fjalim për gjithë auditorin. Në përgjithësi, do të jetë më mirë, nëse vëllai e përgatit fjalimin e tij, duke mbajtur parasysh auditorin në Sallën e Mbretërisë, me qëllim që ai të jetë vërtet informativ dhe i dobishëm për ata që faktikisht e dëgjojnë. Nëse fjalimi i caktohet një motre, informacioni duhet të prezantohet siç është përshkruar për fjalimin nr. 3.

KËSHILLA DHE VËREJTJE: Pas prezantimit të çdo studenti, mbikëqyrësi i shkollës do të japë këshilla të veçanta dhe nuk është e nevojshme të ndiqet renditja që gjendet në fletushkën Këshilla mbi fjalimet. Përkundrazi, ai duhet të përqendrohet në pikat ku studenti duhet të përmirësohet. Nëse studenti meriton një «M» dhe nuk ka asnjë cilësi tjetër të të folurit të shënuar me «P» apo «R», atëherë këshilluesi duhet të shënojë një qark në kutinë, ku normalisht vendoset «M», «P», «R», duke shënuar që studenti duhet të punojë në këtë cilësi të të folurit në fjalimin vijues. Do ta informojë studentin për këtë po atë mbrëmje dhe do ta shënojë në fletën vijuese Fjalim i Shkollës së Shërbimit Teokratik (S-89-AL). Ata që janë në program duhet të ulen në radhën e parë të sallës. Me këtë, kursehet kohë dhe mbikëqyrësi mund t’i japë këshilla drejtpërdrejt çdo studenti. Pas këshillimit të nevojshëm gojor, në varësi të kohës që disponohet, këshilluesi mund të bëjë komente mbi pikat informative dhe praktike, që studentët nuk kanë mundur t’i përfshijnë në fjalim. Mbikëqyrësi i shkollës duhet të marrë jo më shumë se dy minuta për çdo këshillë dhe vërejtje të tjera të shkurtra pas çdo prezantimi të studentit. Nëse vëllai që prezanton pikat kulminante nga leximi i Biblës, ka nevojë për këshilla, ato mund të jepen privatisht.

PËRGATITJA E FJALIMEVE: Përpara se të përgatitë pjesën e caktuar, studenti duhet të lexojë me kujdes materialin mbi cilësitë oratorike që do të punojë, të marra nga shtojcat e fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Studentët, të cilëve u është caktuar fjalimi numër 2, mund të zgjedhin një temë të përshtatshme me pjesën e Biblës që kanë për të lexuar. Fjalimet e tjera do të zhvillohen sipas temës së treguar në programin e shtypur.

KOHA: Asnjë nuk duhet ta kalojë kohën e caktuar, as këshillat dhe vërejtjet e këshilluesit. Fjalimet numër dy deri katër duhet të ndërpriten me takt, kur ka mbaruar koha e caktuar. Ai që është caktuar për të dhënë sinjalin e mbarimit, duhet ta bëjë këtë me përpikmëri. Kur vëllezërit e caktuar për fjalimin numër 1 apo për rishikimin e pikave kulminante nga leximi i Biblës, e kalojnë kohën, duhet t’u jepen këshilla privatisht. Programi i plotë duhet të zgjasë 45 minuta, pa këngën dhe lutjen.

RISHIKIMI ME SHKRIM: Do të bëhet një rishikim me shkrim në mënyrë periodike. Gjatë përgatitjes, rishiko materialin e caktuar dhe përfundo leximin e programuar të Biblës. Gjatë këtij rishikimi prej 25 minutash, mund të përdoret vetëm Bibla. Koha që mbetet do t’i kushtohet trajtimit të pyetjeve me përgjigje. Çdo student do të kontrollojë fletën e vet. Mbikëqyrësi i shkollës do të trajtojë me auditorin përgjigjet për pyetjet e rishikimit dhe do të përqendrohet në ato më të vështirat, duke i ndihmuar të gjithë t’i kuptojnë përgjigjet qartë. Nëse bëhet e nevojshme nga rrethanat lokale, rishikimi me shkrim mund të bëhet një javë më vonë nga ajo që është treguar në program.

KONGREGACIONET E MËDHA: Kongregacionet që kanë të regjistruar në shkollë 50 apo më shumë studentë, mund të formojnë grupe të tjera studentësh, për të zhvilluar pjesët e programuara para këshilluesve të tjerë. Natyrisht, edhe personat e papagëzuar, të cilët jetojnë në përputhje me parimet e krishtere, mund të regjistrohen në shkollë dhe të caktohen për të bërë fjalime.

MUNGESAT: Të gjithë në kongregacion mund të tregojnë çmueshmëri për këtë shkollë, duke bërë përpjekje për të qenë të pranishëm në çdo sesion javor, duke i përgatitur mirë pjesët e caktuara dhe duke marrë pjesë në sesionet me pyetje. Pritet që të gjithë studentët t’i konsiderojnë caktimet e tyre në mënyrë të ndërgjegjshme. Nëse një student nuk është i pranishëm kur programohet, pjesën e caktuar mund ta bëjë një vullnetar, duke bërë çfarëdo aplikimi që ai ndjen se është i kualifikuar për të bërë në një kohë kaq të shkurtër. Ose mbikëqyrësi i shkollës mund ta trajtojë materialin me pjesëmarrjen e përshtatshme të auditorit.

PROGRAMI

6 janar Leximi i Biblës: Zaharia 1-5

Kënga 11

Nr. 1: «Një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur» (w 15 maj 1996 f. 21-23)

Nr. 2: Zaharia 2:1-​13

Nr. 3: Njerëzit nuk ishin krijuar për të vdekur (kl f. 53 §1-f. 53 §3)

Nr. 4: td 58A Jehovai Perëndia ynë është një Jehovai

13 janar Leximi i Biblës: Zaharia 6-9

Kënga 24

Nr. 1: Jezui ka çelësat e vdekjes dhe të hadesit (uw f. 73 §8-f. 77)

Nr. 2: Zaharia 7:1-​14

Nr. 3: Një intrigë e rrezikshme (kl f. 55 §4-f. 56 §7)

Nr. 4: td 58B Ati është më i madh se biri

20 janar Leximi i Biblës: Zaharia 10-14

Kënga 29

Nr. 1: Mbaje besimin të fortë deri në fund (w 1 maj 1996 f. 21-24)

Nr. 2: Zaharia 12:1-​14

Nr. 3: Si e zbatoi Satanai intrigën e tij (kl f. 56 §8-f. 58 §12)

Nr. 4: td 58D Në ç’mënyrë Perëndia dhe Krishti janë një

27 janar Leximi i Biblës: Malakia 1-4

Kënga 16

Nr. 1: Hidhe gjithnjë barrën tënde mbi Jehovain! (w 1 prill 1996 f. 27-30)

Nr. 2: Malakia 1:6-​14

Nr. 3: Si u përhapën mëkati dhe vdekja (kl f. 58 §13-f. 59 §15)

Nr. 4: td 58E Fryma e shenjtë është forca aktive e Perëndisë

3 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 1-3

Kënga 21

Nr. 1: Jehovai dashurues i së drejtës dhe i drejtësisë (w 15 mars 1996 f. 21-23)

Nr. 2: Mateu 2:1-​15

Nr. 3: Ruaju nga taktikat e Satanait (kl f. 59 §16-f. 60 §18)

Nr. 4: td 32C Jehovai nuk i shkakton problemet e botës

10 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 4-5

Kënga 13

Nr. 1: Të çmojmë Mbretërinë e qëndrueshme të Perëndisë (uw f. 78-f. 81 §9)

Nr. 2: Mateu 4:1-​17

Nr. 3: Ki besim dhe ji i përgatitur për kundërshtime (kl f. 60 §19-f. 61)

Nr. 4: td 32D Përse Perëndia e lejon ligësinë

17 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 6-7

Kënga 29

Nr. 1: Çfarë do të arrijë Mbretëria e Perëndisë (uw f. 81 §10-f. 82 §12)

Nr. 2: Mateu 7:1-​14

Nr. 3: Mjeti i Perëndisë për të shpëtuar njerëzimin (kl f. 62-f. 63 §5)

Nr. 4: td 32E Përfito nga mëshira e Perëndisë

24 shkurt Leximi i Biblës: Mateu 8-9

Kënga 18

Nr. 1: Çfarë ka kryer tashmë Mbretëria (uw f. 83 §13-f. 86)

Nr. 2: Mateu 8:1-​17

Nr. 3: Përse duhej të vdiste Mesia? (kl f. 63 §6-f. 65 §11)

Nr. 4: td 32F Mbretëria e Perëndisë është shpresa e vetme e njerëzve

3 mars Leximi i Biblës: Mateu 10-11

Kënga 4

Nr. 1: Si e kërkojmë më parë Mbretërinë? (uw f. 87-f. 89 §6)

Nr. 2: Mateu 11:1-​15

Nr. 3: Si u pagua shpërblimi (kl f. 65 §12-f. 68 §16)

Nr. 4: td 5A Çdo i krishterë i vërtetë duhet të jetë një Dëshmitar

10 mars Leximi i Biblës: Mateu 12-13

Kënga 27

Nr. 1: Të ndjekim shembullin e dishepujve të parë (uw f. 90 §7-f. 91 §9)

Nr. 2: Mateu 12:22-​37

Nr. 3: Shpërblimi i Krishtit dhe ti (kl f. 68 §17-f. 69)

Nr. 4: td 5B Vazhdo të dëshmosh më forcë

17 mars Leximi i Biblës: Mateu 14-15

Kënga 12

Nr. 1: Mbaje Mbretërinë të parën në jetë tënde (uw f. 91 §10-f. 94)

Nr. 2: Mateu 14:1-​22

Nr. 3: A e ka Perëndia përgjegjësinë për vuajtjet e njerëzve? (kl f. 70-f. 71 §5)

Nr. 4: td 5G Qëndroni të pastër nga gjaku i të gjithë njerëzve

24 mars Leximi i Biblës: Mateu 16-17

Kënga 18

Nr. 1: Çfarë thonë Shkrimet mbi pagëzimin nga Gjoni (uw f. 95-f. 96 §5)

Nr. 2: Mateu 17:14-​27

Nr. 3: Një fillim i përsosur dhe një sfidë keqdashëse (kl f. 72 §6-f. 73 §10)

Nr. 4: td 1A Përse Perëndia nuk e aprovon adhurimin e të parëve

31 mars Leximi i Biblës: Mateu 18-19

Kënga 26

Nr. 1: Çfarë është pagëzimi në vdekje? (uw f. 97 §6-f. 98 §8)

Nr. 2: Mateu 19:16-​30

Nr. 3: Çështjet e vërteta dhe mënyra e Jehovait t’i zgjidhur (kl f. 74 §11-f. 76 §15)

Nr. 4: td 1B Vetëm Jehovai duhet të adhurohet

7 prill Leximi i Biblës: Mateu 20-21

Kënga 1

Nr. 1: Ç’domethënie ka pagëzimi «në emër të Atit dhe të Birit dhe të frymës së shenjtë»? (uw f. 98 §9)

Nr. 2: Mateu 20:1-​16

Nr. 3: Çfarë ishte provuar nga fakti që Perëndia ka lejuar ligësinë (kl f. 76 §16-f. 77 §19)

Nr. 4: td 18A Harmagedoni është lufta e Perëndisë për t’i dhënë fund ligësisë

14 prill Leximi i Biblës: Mateu 22-23

Kënga 4

Nr. 1: Të jetojmë në lartësinë e domethënies së pagëzimit tonë (uw f. 99 §10-f. 102)

Nr. 2: Mateu 23:1-​15

Nr. 3: Në cilën anë qëndron ti? (kl f. 78 §20-f. 79)

Nr. 4: td 18C Harmagedoni nuk do të jetë një dhunim i dashurisë së Perëndisë

21 prill Leximi i Biblës: Mateu 24-25

Kënga 3

Nr. 1: Identifikimi i shumicës së madhe (uw f. 103-f. 104 §4)

Nr. 2: Mateu 24:32-​44

Nr. 3: Çfarë ndodh me të dashurit tanë të vdekur? (kl f. 80-f. 82 §6)

Nr. 4: td 39A Pagëzimi është një kërkesë e krishterë

28 prill Rishikim me shkrim. Mbaroni Zaharia 1 deri Mateu 25

Kënga 22

5 maj Leximi i Biblës: Mateu 26

Kënga 2

Nr. 1: Çfarë kërkohet për të mbijetuar mjerimin e madh? (uw f. 105 §5)

Nr. 2: Mateu 26:31-​35, 69-​75

Nr. 3: Çfarë do të thotë në të vërtetë, në pluhur do të rikthehesh? (kl f. 82 §7-f. 83 §10)

Nr. 4: td 39B Pagëzimi nuk i heq mëkatet

12 maj Leximi i Biblës: Mateu 27-28

Kënga 29

Nr. 1: Vështro përtej gjërave që sheh! (w 15 shkurt 1996 f. 27-29)

Nr. 2: Mateu 27:11-​26

Nr. 3: Cila është gjendja e të vdekurve? (kl f. 83 §11-f. 84 §14)

Nr. 4: td 3A Bibla është e frymëzuar prej Perëndisë

19 maj Leximi i Biblës: Marku 1-2

Kënga 24

Nr. 1: Ngushëllimi dhe inkurajimi: xhevahire me shumë faqe (w 15 janar 1996 f. 21-23)

Nr. 2: Marku 1:12-​28

Nr. 3: Të gjithë ata që janë në mendje të Jehovait do të ringjallen (kl f. 85 §15-f. 87 §18)

Nr. 4: td 3C Bibla është praktike për ditët tona

26 maj Leximi i Biblës: Marku 3-4

Kënga 5

Nr. 1: Përse shumica e madhe mbijeton mjerimin e madh? (uw f. 106 §6-f. 107 §8)

Nr. 2: Marku 3:1-​15

Nr. 3: Ku do të ringjallen? (kl f. 88 §19-f. 89)

Nr. 4: td 3F Bibla: një libër për gjithë njerëzimin

2 qershor Leximi i Biblës: Marku 5-6

Kënga 20

Nr. 1: Përse e çmojmë parajsën frymore? (uw f. 107 §9-f. 109)

Nr. 2: Marku 5:21-​24, 35-​43

Nr. 3: Mbretëria e Perëndisë dhe qëllimi i saj (kl f. 90-f. 91 §5)

Nr. 4: td 16A Përse të krishterët duhet të përmbahen nga gjaku?

9 qershor Leximi i Biblës: Marku 7-8

Kënga 16

Nr. 1: Përse sot në tokë janë kaq pak trashëgimtarë të Mbretërisë? (uw f. 110-f. 112 §7)

Nr. 2: Marku 7:24-​37

Nr. 3: Mbretëria e Perëndisë është një qeveri (kl f. 91 §6-f. 92 §7)

Nr. 4: td 16B Bindja ndaj Perëndisë është e para për të krishterët

16 qershor Leximi i Biblës: Marku 9-10

Kënga 17

Nr. 1: Bijtë frymorë​—Si e dinë ata? (uw f. 112 §8-f. 113 §10)

Nr. 2: Marku 9:14-​29

Nr. 3: Si e dimë që Mbretëria e Perëndisë është reale? (kl f. 92 §8-f. 93 §11)

Nr. 4: td 27A Në 1914-ën përfundojnë kohët e paganëve

23 qershor Leximi i Biblës: Marku 11-12

Kënga 6

Nr. 1: Cila është domethënia e kremtimit të Përkujtimit? (uw f. 114 §11-f. 116)

Nr. 2: Marku 11:12-​25

Nr. 3: Përse Mbretëria e Perëndisë është shpresa e vetme e njerëzimit? (kl f. 94 §12-f. 95 §13)

Nr. 4: td 24A Kisha e vërtetë e Krishtit

30 qershor Leximi i Biblës: Marku 13-14

Kënga 9

Nr. 1: Të identifikojmë organizatën e dukshme të Jehovait (uw f. 117-f. 118 §3)

Nr. 2: Marku 14:12-​26

Nr. 3: Përse sundimi i Jezuit nuk filloi menjëherë pas ngritjes së tij në qiell? (kl f. 95 §14-f. 96 §15)

Nr. 4: td 24D Kisha e krishterë është ndërtuar mbi Krishtin

7 korrik Leximi i Biblës: Marku 15-16

Kënga 17

Nr. 1: «Të themi drejt fjalën e së vërtetës» (w 1 janar 1996 f. 29-31)

Nr. 2: Marku 15:16-​32

Nr. 3: Kur filluan dhe kur mbaruan kohët e caktuara të kombeve? (kl f. 96 §16-f. 97)

Nr. 4: td 25A Shkenca e vërtetë është dakort me krijimin

14 korrik Leximi i Biblës: Luka 1

Kënga 26

Nr. 1: Drejtësia lartëson një komb (w 15 dhjetor 1995 f. 26-29)

Nr. 2: Luka 1:5-​17

Nr. 3: Këto janë ditët e fundit (kl f. 98-f. 99 §4)

Nr. 4: td 25B A kanë qenë ditët e krijimit 24-orëshe?

21 korrik Leximi i Biblës: Luka 2-3

Kënga 28

Nr. 1: Organizata e Jehovait është teokratike (uw f. 118 §4-f. 120 §7)

Nr. 2: Luka 2:1-​14

Nr. 3: Cilat janë disa aspekte të ditëve të fundit? (kl f. 99 §5-f. 103 §7)

Nr. 4: td 28A A ka vdekur Jezui në një kryq?

28 korrik Leximi i Biblës: Luka 4-5

Kënga 15

Nr. 1: Roli biblik i atyre që drejtojnë (uw f. 120 §8-f. 122 §12)

Nr. 2: Luka 4:31-​44

Nr. 3: Sjellja degraduese njerëzore është parathënë për ditët e fundit (kl f. 103 §8-f. 104 §12)

Nr. 4: td 28B Përse Jehovai nuk e aprovon përdorimin e kryqit në adhurim?

4 gusht Leximi i Biblës: Luka 6-7

Kënga 25

Nr. 1: Analizo vlerësimin tënd për organizatën e Perëndisë (uw f. 123 §13-f. 124)

Nr. 2: Luka 6:37-​49

Nr. 3: Dy aspekte unike të ditëve të fundit (kl f. 105 §13-f. 105 §14)

Nr. 4: td 59A Përse njerëzit vdesin?

11 gusht Leximi i Biblës: Luka 8-9

Kënga 9

Nr. 1: Përse t’i dëgjojmë këshillat? (uw f. 125-f. 127 §4)

Nr. 2: Luka 9:23-​36

Nr. 3: Në përgjigje të dëshmisë se këto janë ditët e fundit (kl f. 106 §15-f. 107)

Nr. 4: td 59B Cila është gjendja e të vdekurve?

18 gusht Leximi i Biblës: Luka 10-11

Kënga 27

Nr. 1: Shembuj të mirë të atyre që pranuan këshillën (uw f. 127 §5-f. 128 §6)

Nr. 2: Luka 11:37-​51

Nr. 3: Forcat e liga frymore ekzistojnë! (kl f. 108-f. 108 §3)

Nr. 4: td 59C Përse është e pamundur të flitet me të vdekurit?

25 gusht Rishikim me shkrim. Mbaroni Mateu 26 deri Luka 11

Kënga 28

1 shtator Leximi i Biblës: Luka 12-13

Kënga 13

Nr. 1: Kultivo cilësi të paçmueshme (uw f. 128 §7-f. 130 §11)

Nr. 2: Luka 13:1-​17

Nr. 3: Engjëj të ligj marrin anën e Satanait (kl f. 109 §4-f. 109 §5)

Nr. 4: td 8A Kush është Djalli dhe nga ka ardhur ai?

8 shtator Leximi i Biblës: Luka 14-16

Kënga 26

Nr. 1: Mos e hidh poshtë disiplinën e Jehovait (uw f. 130 §12-f. 131)

Nr. 2: Luka 14:1-​14

Nr. 3: Hidh poshtë çdo formë të spiritizmit (kl f. 109 §6-f. 111 §8)

Nr. 4: td 8B Djalli është sundimtari i padukshëm i botës

15 shtator Leximi i Biblës: Luka 17-18

Kënga 23

Nr. 1: Dashuria identifikon të krishterët e vërtetë (uw f. 132-f. 133 §5)

Nr. 2: Luka 17:22-​37

Nr. 3: Përse Bibla e dënon spiritizmin? (kl f. 112 §9-f. 113 §11)

Nr. 4: td 8D Cilët janë demonët?

22 shtator Leximi i Biblës: Luka 19-20

Kënga 17

Nr. 1: Çfarë të bëjmë kur lindin probleme? (uw f. 134 §6-f. 135 §9)

Nr. 2: Luka 19:11-​27

Nr. 3: Bibla zbulon se si veprojnë frymërat e liga (kl f. 113 §12-f. 114 §13)

Nr. 4: td 57A Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?

29 shtator Leximi i Biblës: Luka 21-22

Kënga 7

Nr. 1: Zgjidhi problemet në një mënyrë biblike (uw f. 135 §10-f. 136 §13)

Nr. 2: Luka 22:24-​38

Nr. 3: Si t’u bëjmë ballë frymërave të liga? (kl f. 114 §14-f. 115 §15)

Nr. 4: td 57C Toka nuk do të shkatërrohet kurrë

6 tetor Leximi i Biblës: Luka 23-24

Kënga 6

Nr. 1: A mund të kultivosh më shumë aftësi shquese? (w 1 dhjetor 1995 f. 19-21)

Nr. 2: Luka 23:32-​49

Nr. 3: Si mund ta forcosh besimin? (kl f. 115 §16-f. 116 §17)

Nr. 4: td 45A Profetët e rremë nuk janë diçka e re

13 tetor Leximi i Biblës: Gjoni 1-3

Kënga 4

Nr. 1: Shpërblimet e qëndrueshmërisë (w 1 nëntor 1995 f. 25-29)

Nr. 2: Gjoni 1:19-​34

Nr. 3: Vazhdo të luftosh kundër frymërave të liga (kl f. 116 §18-f. 117)

Nr. 4: td 52A Përse shërimi frymor është kaq i rëndësishëm?

20 tetor Leximi i Biblës: Gjoni 4-5

Kënga 15

Nr. 1: Kërkoni mënyrat për t’u «zgjeruar» në dashuri (uw f. 137 §14-f. 138 )

Nr. 2: Gjoni 4:39-​54

Nr. 3: Një jetë e devotshme sjell lumturi (kl f. 118-f. 119 §4)

Nr. 4: td 52B Mbretëria e Perëndisë do të sjellë shërime të përhershme fizike

27 tetor Leximi i Biblës: Gjoni 6-7

Kënga 21

Nr. 1: Praktikoni devotshmëri hyjnore në shtëpi (uw f. 139 §1-f. 139 §2)

Nr. 2: Gjoni 6:52-​71

Nr. 3: Ndershmëria sjell lumturi (kl f. 119 §5-f. 120 §6)

Nr. 4: td 52C Shërimet e sotme përmes besimit nuk janë prej Jehovait

3 nëntor Leximi i Biblës: Gjoni 8-9

Kënga 7

Nr. 1: Çfarë thotë Bibla për martesën, divorcin dhe ndarjen? (uw f. 140 §3)

Nr. 2: Gjoni 9:18-​34

Nr. 3: Bujaria sjell lumturi (kl f. 120 §7-f. 120 §8)

Nr. 4: td 46B Vetëm 144.000 shkojnë në qiell

10 nëntor Leximi i Biblës: Gjoni 10-11

Kënga 14

Nr. 1: Faktorët kyç për një martesë të suksesshme (uw f. 140 §4-f. 141 §5)

Nr. 2: Gjoni 10:22-​39

Nr. 3: Ruaj aftësinë tënde të të menduarit dhe shmang atë që është e keqe (kl f. 121 §9-f. 121 §10)

Nr. 4: td 13C Zjarri është simbol i asgjësimit

17 nëntor Leximi i Biblës: Gjoni 12-13

Kënga 19

Nr. 1: Kryej rolin tënd në rregullimin familjar të Perëndisë (uw f. 142 §6-f. 143 §10)

Nr. 2: Gjoni 12:1-​16

Nr. 3: Besnikëria ndaj bashkëshortit sjell lumturi në martesë (kl f. 122 §11-f. 123 §13)

Nr. 4: td 14B Festat vjetore dhe shërbëtorët e vërtetë të Jehovait

24 nëntor Leximi i Biblës: Gjoni 14-16

Kënga 5

Nr. 1: Le të jetë Bibla burimi yt i këshillave (uw f. 144 §11-f. 145)

Nr. 2: Gjoni 16:1-​16

Nr. 3: Mos ji pjesë e botës (kl f. 123 §14-f. 125 §15)

Nr. 4: td 51B Adhurimi i shëmbëlltyrave ishte një kurth për Izraelin

1 dhjetor Leximi i Biblës: Gjoni 17-18

Kënga 25

Nr. 1: Përse na intereson Ligji i Moisiut? (uw f. 146-f. 147 §4)

Nr. 2: Gjoni 18:1-​14

Nr. 3: Përse të krishterët e vërtetë nuk i festojnë krishtlindjet apo ditëlindjet? (kl f. 126 §16-f. 126 §17)

Nr. 4: td 10A Ekziston vetëm një fe e vërtetë

8 dhjetor Leximi i Biblës: Gjoni 19-21

Kënga 8

Nr. 1: Bindja hyjnore në një familje të ndarë në kuptim fetar (w 1 shtator 1995 f. 26-29)

Nr. 2: Gjoni 19:25-​37

Nr. 3: Vazhdoni të mbani Darkën e Zotërisë (kl f. 127 §18)

Nr. 4: td 20A Bëj të njohur emrin e Perëndisë

15 dhjetor Leximi i Biblës: Veprat 1-3

Kënga 3

Nr. 1: Si reagojnë të krishterët ndaj kritikave publike? (w 1 korrik 1995 f. 26-29)

Nr. 2: Veprat 1:1-​14

Nr. 3: Si zbatohen parimet e Biblës për punën dhe zbavitjen? (kl f. 127 §19-f. 128 §20)

Nr. 4: td 20D Cilat janë cilësitë themelore të Perëndisë?

22 dhjetor Leximi i Biblës: Veprat 4-6

Kënga 12

Nr. 1: Arsyet biblike se përse nuk jemi nën Ligjin e Moisiut (uw f. 147 §5-f. 148 §6)

Nr. 2: Veprat 5:27-​42

Nr. 3: Trego respekt për jetën dhe gjakun (kl f. 128 §21-f. 129)

Nr. 4: td 6A Cila është origjina e Dëshmitarëve të Jehovait?

29 dhjetor Rishikim me shkrim. Mbaroni Luka 12 deri Veprat 6

Kënga 1

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo