BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/96 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • Si të bëjmë dishepuj me librin Njohuria
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Njerëzimi ka nevojë për njohurinë e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Një shqyrtim progresiv i veprës urgjente të bërjes së dishepujve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 5/96 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Tani që ne kemi librin Njohuria që të çon në jetën e përhershme, për sa kohë duhet të drejtojmë një studim biblik?

Shërbimi ynë i Mbretërisë i dhjetorit 1993, rekomandonte që një studim biblik në shtëpi duhet të vazhdojë me të rinjtë e interesuar derisa të jenë studiuar dy libra. Tani që ne kemi librin Njohuria, duket e këshillueshme për të bërë një rregullim në këtë procedurë, siç theksohet në faqet 13 dhe 14 të Kullës së Rojës, 15 janar 1996.

Libri Njohuria është përgatitur për të ndihmuar ata që janë «të prirur në mënyrë të drejtë për jetën e përhershme», që të mësojnë se çfarë duhet të dinë, me qëllim që t’i bëjnë një dedikim Jehovait dhe të pagëzohen. (Veprat 13:48, BR) Prandaj, pasi të mbarojmë këtë botim të ri, nuk do të jetë e nevojshme që të studiojmë një libër të dytë me të njëjtin student. Ndërsa studentët tuaj të Biblës fillojnë të përqafojnë të vërtetën, ju mund t’i inkurajoni ata në mënyrë të vazhdueshme që të plotësojnë njohurinë e tyre, duke marrë pjesë në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait, si edhe duke lexuar Biblën dhe botime të ndryshme të krishtere.

Nëse jeni shumë të njohur me pyetjet në broshurën Mësimet elementare të Biblës, kjo gjë mund t’ju vijë në ndihmë. Megjithëse ju nuk duhet t’u referoheni këtyre pyetjeve ose t’i rishikoni ato me studentin e Biblës, mund të jetë mirë të theksoni pika në librin Njohuria, të cilat do ta aftësojnë studentin të shprehë një kuptueshmëri të përshtatshme për të vërtetat bazë të Biblës, kur pleqtë t’i rishikojnë pyetjet me kandidatët për pagëzim.

Nuk ka nevojë të shtoni informacionin e librit Njohuria, duke shkuar në material të jashtëm ose argumente shtesë për të përkrahur mësimet biblike ose për t’iu kundërpërgjigjur doktrinave të rreme. Kjo vetëm do të shërbejë për ta shtrirë studimin në një periudhë më të gjatë kohe. Në vend të kësaj, shpresohet që libri të mbarohet më shpejt, ndoshta edhe për gjashtë muaj. Kjo thekson nevojën që ne ta studiojmë materialin tërësisht që më përpara, kështu mund ta paraqesim atë qartë dhe të përmbledhur. Studenti, në mënyrë të ngjashme, duhet të nxitet për të studiuar që më përpara, të shikojë shkrimet e cituara dhe të përpiqet të dallojë qartë se çfarë është duke i mësuar libri në çdo kapitull.

Kulla e Rojës ka theksuar nevojën që Dëshmitarët e Jehovait të drejtojnë një numër të efektshëm studimesh biblike në një periudhë kohe më të shkurtër. (Shiko Isainë 60:22.) Një përdorim i efektshëm i librit Njohuria mund t’i ndihmojë të rinjtë të fitojnë njohurinë që të çon në jetën e përhershme dhe të veprojnë në harmoni me të.​—Gjoni 17:3.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo