Mbledhjet e Shërbimit për prillin
Java që fillon më 1 prill
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Përmend ndonjë raport të dukshëm mbi vëzhgimet që ke bërë gjatë Përkujtimit.
20 min.: «Ji ‘i zellshëm për vepra të shkëlqyera’ gjatë prillit!» Me pyetje dhe përgjigje mbi paragrafët 1-10 nga mbikëqyrësi i shërbimit. Shpjego (1) çfarë është planifikuar lokalisht për të zgjeruar aktivitetin e shërbimit në fushë gjatë prillit, (2) si mund të ndihmohen të gjithë që të marrin pjesë dhe (3) si mund të përfshihen të rinjtë në moshë dhe në të vërtetën.
15 min.: «Kërko ata që janë të prirur në mënyrë të drejtë.» Rishiko prezantimet e sugjeruara dhe pastaj bëj dy demonstrime që tregojnë se si mund të përdoren. Me aq sa lejon koha, thuaj disa nga sugjerimet që gjenden në Shërbimi Ynë i Mbretërisë i shtatorit 1995, faqe 5, për të ofruar revistat. Mos harro, gjithashtu, për të përmendur faktin se ne i pranojmë kontributet për të çuar përpara veprën botërore.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 8 prill
Kënga 18 (162)
15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë; përmend dëftesat e dhuratave të marra nga Shoqata. Diskuto mënyrat praktike me të cilat mund të ndihmojmë të rinjtë, të cilët morën pjesë në Përkujtim, që të bëjnë një përparim të mëtejshëm frymor.
15 min.: «Bëj shërbim të shenjtë ditë dhe natë.» Pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët 5 dhe 6.
15 min.: «Ji ‘i zellshëm për vepra të shkëlqyera’ gjatë prillit!» Me pyetje dhe përgjigje mbi paragrafët 11-15. Inkurajoji të gjithë që të analizojnë rrethanat e tyre personale dhe që të kërkojnë rrugë për të rritur mbështetjen për shërbimin në fushë.
Kënga 12 (113) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 prill
Kënga 3 (32)
10 min.: Njoftime lokale. Kujtoje auditorin mbi fjalimin publik special që do të mbahet më 21 prill, i titulluar: «Të qëndrojmë të pafajshëm në mes të një brezi të padrejtë.» Inkurajoji ata që të bëjnë një përpjekje të veçantë për të ndihmuar çdo njeri që të marrë pjesë.
15 min.: «Kohët kanë ndryshuar.» Pyetje dhe përgjigje. Thekso prezantimin e mesazhit të Mbretërisë, në atë mënyrë që të përballojë nevojat më të ngutshme të njerëzve. Sugjero disa tema familjare dhe shoqërore, që janë në mendjet e shumë njerëzve, siç shënohet në Kullën e Rojës 1 janar 1994, faqet 22-23.
20 min.: «Besimi vjen nga dëgjimi.» Diskuto se si lënia e revistave mund të përdoret për të kultivuar interesin që mund të çojë në një studim biblik me librin Njohuria. Përgatit dy ose tre prezantime të demonstruara.
Kënga 25 (204) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 prill
Kënga 4 (43)
15 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat kryesore të fjalimit special të mbajtur fundjavën e shkuar. Diskuto se si ky paralajmërim duhet t’i nxisë të interesuarit që të mbajnë një qëndrim të vendosur ndaj adhurimit të vërtetë. Gjithashtu, tërhiq vëmendjen ndaj pjesës «Vazhdo të rritesh në njohurinë e saktë» dhe thekso rëndësinë e pjesëmarrjes së rregullt në studimin e librit të kongregacionit.
12 min.: Kutia e pyetjes. Fjalim nga një vëlla i kualifikuar. Shpjego se përse vëllezërit që drejtojnë mbledhjet duhet të shmangin familjaritetin e papërshtatshëm, duke iu drejtuar individëve vetëm me emrat e tyre.
18 min.: Diskutim midis një plaku dhe një shërbëtori ndihmës mbi artikullin e titulluar «Familje të perëndishme në të kaluarën: një shembull për ditët tona», që gjendet në faqet 20-23 të Kullës së Rojës 15 shtator 1995, anglisht. Bëj një aplikim praktik, nga i cili do të përfitojnë familjet në zonën tënde.
Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 prill
Kënga 27 (221)
12 min.: Njoftime lokale. Disa i përshkruajnë Dëshmitarët e Jehovait si një «sekt» ose «kult», duke i çorientuar të tjerët në lidhje me aktivitetin dhe objektivat tona. Duke përdorur Kullën e Rojës të 15 majit 1994, faqet 3-7, shpjego shkurtimisht se si mund të kundërshtohet një akuzë e tillë.
15 min.: T’i kushtojmë vëmendje të njëjtë gjithë territorit tonë. Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit. Zonat e shpërndara ose të largëta mund të punohen rrallë. Disa mund të shmangin me qëllim të punojnë në vende ku njerëzit janë të pasur ose shumë fetarë. Territoret e biznesit mund të neglizhohen. Disa lajmëtarë mund të kërkojnë rregullisht territore që ata i preferojnë, në vend të atyre që kërkojnë vëmendje më urgjente. Inkurajoji të gjithë që të bashkëpunojnë, duke bërë përpjekje për të mbuluar territore të papunuara. Muajt e verës zakonisht japin një rast të mirë për të punuar zonat e largëta fshatare; ndoshta mund të organizohen grupe me makina. Përpara se të dorëzohet, sigurohu që territori është mbuluar tërësisht, duke përfshirë edhe ata që nuk janë në shtëpi. Ofro sugjerime të tjera praktike duke treguar se si të gjithë mund të ndihmojnë mbulimin më të mirë të territorit tuaj.
18 min.: Ofro Kullën e Rojës dhe Zgjohuni! gjatë majit. Trego kopje të veçanta. Në një territor që është frekuentuar shpesh, ofro çfarëdo broshurë të përshtatshme. Mbaj një shënim për të gjitha revistat që ke lënë, me qëllim që të vendosësh një itinerar revistash. Kur ka interes të vazhdueshëm, mund të ofrohen pajtime. Thekso dobitë shumë të mëdha të shpërndarjes së revistave si një nga mjetet më të efektshme për çuarjen e lajmit të mirë tek njerëzit. Siguro të tjerët që ne kemi një ndihmë kur shkojmë në shërbim; ofroju atyre çdo mundësi. Parapërgatitjet personale për një ditë javore të revistave janë një rrugë e mirë për të rritur lënien e tyre. Vepra nga dyqani në dyqan dhe dëshmia në rrugë me revista, janë gjithashtu produktive. Ndiq interesin me rivizita të cilat bëhen me qëllimin për të filluar studime, duke përdorur librin Njohuria. Bëj një ose dy demonstrime të shkurtra duke ofruar revistat e fundit, ndoshta duke përdorur prezantimet që gjenden në Shërbimi Ynë i Mbretërisë, shtator 1995, faqe 3, paragrafët 3-5; lexo paragrafin 6.
Kënga 17 (187) dhe lutja përmbyllëse.