Mbledhjet e Shërbimit për marsin
Java që fillon më 4 mars
Kënga 26 (212)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi Ynë i Mbretërisë.
15 min.: «Beko Jehovain ‘gjithë ditën’.» Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët 2-5 sipas kohës që ke në dispozicion. Jep një inkurajim pozitiv për veprën e pionierëve ndihmës dhe të rregullt.
20 min.: «Njohja e Perëndisë së vërtetë të çon në jetë.» Rishiko prezantimet e sugjeruara. Përgatit një ose dy demonstrime. Ofro disa shembuj se si mund t’i vëmë në dijeni, me takt, pronarët e shtëpive, për mundësinë që kanë për të kontribuar për veprën tonë ndërkombëtare.
Kënga 21 (191) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 11 mars
Kënga 19 (164)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: «Përfito nga Shkolla e Shërbimit Teokratik për 1996—Pjesa III.» Fjalim nga mbikëqyrësi i shkollës. Inkurajo të gjithë ata që munden, për t’u regjistruar dhe për të përmbushur besnikërisht caktimet e tyre.
20 min.: «Punoni me forcë për shpëtimin e shtëpisë suaj.» Fjalim i bazuar në artikullin e Kullës së Rojës të 15 tetorit 1994, në faqet 15-20. Përqendrohu në studimin familjar dhe në veprën e ungjillëzimit. Thekso se si familjet moderne po dështojnë, pasi ato harxhojnë pak kohë së bashku dhe praktikisht nuk kanë asnjë interes të përbashkët. Studimi i Fjalës së Perëndisë dhe pjesëmarrja në shërbim së bashku, është një bekim për familjen e krishterë. Thekso se babai duhet t’i organizojë mirë këto gjëra dhe mamaja duhet të bashkëpunojë. Fëmijët duhet të kenë interes në aktivitetet frymore, duke punuar bashkë me prindërit. Familja do të jetë e bashkuar dhe e forcuar për t’u ballafaquar me presionet në rritje të cilat na shtyjnë që të imitojmë botën.
Kënga 4 (43) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 mars
Kënga 3 (32)
10 min.: Njoftime lokale. Ata që drejtojnë studime biblike duhet t’i inkurajojnë personat e rinj, të cilët po bëjnë një përparim të mirë në studimin e tyre të Biblës, për të arritur synimin që të bëhen lajmëtarë të papagëzuar. Gjithashtu, prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre që të bëhen lajmëtarë. Rishiko shtojcën e Shërbimi Ynë i Mbretërisë të korrikut 1993, e cila fliste për këtë.
15 min.: Nevoja lokale ose një fjalim i mbajtur nga një vëlla i kualifikuar që bazohet në Kullën e Rojës të 15 shkurtit 1994, faqet 8-11.
20 min.: «Ndihmo të tjerët të fitojnë njohurinë që të çon në jetë.» Rishiko prezantimet e sugjeruara për t’i përdorur në rivizita. Përfshi një ose dy demonstrime. Thekso synimin për të filluar studime.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 mars
Kënga 7 (51)
15 min.: Njoftime lokale. Rishiko pjesën: «Përkujtues për Përkujtimin.» Shpjego përse është e rëndësishme pjesëmarrja. Rishiko planet për të ndihmuar të moshuarit, të sëmurët dhe personat e rinj që të marrin pjesë. Diskuto rregullimet e bëra për ta shtrirë aktivitetin e shërbimit në fushë gjatë kësaj jave.
15 min.: Kutia e pyetjes. Me pyetje dhe përgjigje.
15 min.: «Përgatitja: kyçi i suksesit.» Me pyetje dhe përgjigje. Përmend se gjatë muajve prill dhe maj do të ofrojmë Kullën e Rojës dhe Zgjohuni! Përgatitu që tani duke porositur kopje të tjera dhe duke bërë planet për të mbështetur rregullin e kongregacionit për aktivitetin e ditës së revistave.
Kënga 25 (204) dhe lutja përmbyllëse.