Mbledhjet e Shërbimit për korrikun
Java që fillon më 3 korrik
Kënga 3 (32)
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
17 min.: «Rrini zgjuar.» Me pyetje dhe përgjigje.
18 min.: «Të përdorim broshura të ndryshme në shërbimin tonë.» Trajto me auditorin prezantimet e sugjeruara. Komento shkurtimisht mbi disa aspekte interesante të broshurave. Përgatit dy ose tre demonstrime të shkurtra për të treguar se si mund të ofrohen ato.
Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 10 korrik
Kënga 12 (113)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: «A po na ngrenë frymësisht kujtuesit e Jehovait?» Me pyetje dhe përgjigje.
20 min.: Të gjejmë raste për të dëshmuar. Gjatë muajve të verës shumë nga ne mund të kenë raste për të udhëtuar në lidhje me kongreset e pushimet, në këtë mënyrë lindin raste të mira për dëshmi joformale. Duke përdorur numrin e majit 1994 të Shërbimi Ynë i Mbretërisë, pjesën «Vazhdo të ndjekësh veprimtaritë teokratike gjatë verës», rishiko sugjerimet se si mund të rritim mundësitë për të dhënë dëshmi. Shpjego se si përgatitja paraprake ndihmon për të arritur rezultate të mira. Përgatit dy lajmëtarë që të demonstrojnë shkurtimisht se si të fillojmë një bisedë me një pasagjer në mjetet e transportit publik dhe me një person që rri në rradhë në një dyqan. Kujtoji lajmëtarët që të regjistrojnë ata që tregojnë interes dhe të lënë takim për të pasur ndonjë kontakt me ta më vonë.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 korrik
Kënga 8 (53)
10 min.: Njoftime lokale.
20 min.: «Të bëjmë rivizita kudo që kemi lënë broshura.» Vëllai i caktuar për të bërë këtë pjesë do të bisedojë me tre lajmëtarë të tjerë se përse është e rëndësishme të ndjekim të gjithë interesin dhe literaturën e lënë. Ata rishikojnë prezantimet e sugjeruara dhe demonstrojnë me njëri-tjetrin se si mund të përdoren ato.
15 min.: Duke drejtuar një studim biblik në shtëpi. Fjalim i një plaku i cili drejton studime biblike që përparojnë. Inkurajo që të bëhet një përpjekje më e madhe për të filluar studime biblike. Rishiko sugjerimet e ofruara në Shërbimi Ynë i Mbretërisë të janarit dhe shtatorit 1994. Mund të përfshihen përvoja të shkurtra lokale.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 korrik
Kënga 23 (200)
10 min.: Njoftime lokale. Rishiko «Programi i ri i asamblesë qarkore».
15 min.: Nevoja lokale ose një fjalim mbi artikullin «Të tregojmë dashuri të krishterë për të moshuarit», të bazuar në Kullën e Rojës të 1 nëntorit 1994, faqet 27-30.
20 min.: Kini guxim! Fjalim dhe demonstrim i bazuar në Kullën e Rojës të 15 marsit 1994, faqet 17-22. Të mbahet një fjalim që flet se përse ne jemi shpesh nën presion nga fqinjët e botës. Trajto në veçanti pika inkurajuese për familjet e ndara dhe ato që kanë kundërshtime nga të afërmit. Pastaj përgatit një demonstrim, ku tregohen nja dy përvoja në një studim biblik me një familje të re të interesuar që është frikësuar nga fqinjët e botës të cilët kundërshtojnë studimin e Biblës me Dëshmitarët e Jehovait. Thekso arsyet se përse familjet e reja të interesuara nuk duhet të shkurajohen apo të dorëzohen.
Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 31 korrik
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Lajme teokratike.
15 min.: «Të jemi ndërtues.» Trajtim dhe fjalim nga një plak.
20 min.: Rishiko ofrimin e literaturës për gushtin. Përmend broshurat me 32 faqe që mund të përdoren. Fto lajmëtarë për të treguar përvoja interesante, duke ofruar broshurat gjatë korrikut. Demonstro se si të fillojmë një studim biblik duke përdorur broshurën A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Bëj pyetjen që është në paragrafin e parë të pjesës 1. Kap reagimin e pronarit të shtëpisë për mendimet e shprehura në paragrafët 2-4. Shpjego se broshura tregon se Perëndia kujdeset me të vërtetë dhe se ne mund të gëzojmë një jetë pa vuajtje në botën e tij të re të ardhshme. Ofroi që të kthehesh për të biseduar mëtej.
Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.