BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 6/95 f. 2
  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e Shërbimit për qershorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • Nëntema
  • Java që fillon më 5 qershor
  • Java që fillon më 12 qershor
  • Java që fillon më 19 qershor
  • Java që fillon më 26 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
km 6/95 f. 2

Mbledhjet e Shërbimit për qershorin

SHËNIM: Shërbimi Ynë i Mbretërisë do të programojë një mbledhje për shërbim për çdo javë gjatë verës. Kongregacionet mund të marrin masat e nevojshme për të marrë pjesë në kongresin krahinor «Lavdërues të gëzuar» dhe pastaj në mbledhjen e shërbimit të javës vijuese për të bërë një rishikim prej 30 minutash të pikave kryesore të programit. Rishikimi i programit të secilës ditë të kongresit duhet t’i caktohet që më parë dy ose tre vëllezërve të kualifikuar që do të mund të përqendrohen në pikat kryesore. Ky rishikim i përgatitur mirë ndihmon kongregacionin të kujtojë pikat kyçe për t’i zbatuar ato personalisht dhe për t’i përdorur në fushë. Komentet nga auditori dhe përvojat e treguara duhet të jenë të shkurtra dhe të përmbledhura.

Java që fillon më 5 qershor

Kënga 7 (51)

12 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Rishiko veprimtaritë për stinën e verës; kujtoji të gjithë që të mbahen aktivë në shërbim, në mbledhje dhe të dorëzojnë raportet.

15 min.: «Jehovai jep fuqi.» Me pyetje dhe përgjigje.

18 min.: «Përdorni fletushkat për të prezantuar Kullën e Rojës.» Të trajtohet me auditorin. Përgatit dy demonstrime, duke përdorur prezantimet e sugjeruara. Përfshi disa sugjerime se si të bëjmë rivizita pasi kemi lënë Lajmërim i Mbretërisë gjatë prillit dhe majit.

Kënga 18 (162) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 12 qershor

Kënga 27 (221)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

17 min.: «Krishti një model për të rinjtë.» Me pyetje dhe përgjigje.

18 min.: «Kthehuni me gëzim për të ndihmuar të interesuarit.» Një nga drejtuesit e studimit të librit të kongregacionit rishikon artikullin me dy ose tre lajmëtarë dhe bisedojnë se si ta përdorin materialin. Ata ushtrohen duke demonstruar prezantimet me njëri-tjetrin.

Kënga 13 (124) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 qershor

Kënga 16 (143)

10 min.: Njoftime lokale. Demonstro dy ose tre prezantime të shkurtra që mund të përdoren në shërbimin në fushë këtë javë.

18 min.: Të shprehim miratim për të tjerët. Fjalim i njërit prej pleqve, i bazuar në Kullën e Rojës të 1 prillit 1995, në faqet 28-30. Thekso nevojën për të treguar nder dhe dashuri ndaj të tjerëve në kongregacion.

17 min.: «Përdore mirë kohën tënde.» Me pyetje dhe përgjigje. Komento se si shikimi i televizorit mund të marrë një pjesë të mirë të kohës.

Kënga 15 (127) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 qershor

Kënga 11 (85)

15 min.: Njoftime lokale. Shkurtimisht, trajto rëndësinë e bërjes së rivizitave. Pjesa më e madhe e veprës sonë të mësimit bëhet kur ne kthehemi për të kultivuar interesin. Pak njerëz mund të përparojnë frymësisht vetëm me literaturën. Kur ne nuk bëjmë rivizita humbim rastin tonë më të mirë për t’i ndihmuar ata. Rivizitat prodhojnë studime biblike. Shumë lajmëtarë kanë pasur rezultate më të mira duke u kthyer pas një apo dy ditësh sesa duke pritur një javë.

15 min.: Kutia e pyetjes. Me pyetje dhe përgjigje, të mbahet nga drejtuesi i studimit Kulla e Rojës.

15 min.: Rishiko ofrimin e literaturës për muajin korrik. Trajto artikuj të spikatur nga broshurat që kongregacioni ka në depo. Përgatit lajmëtarë që të demonstrojnë shkurtimisht se si ato mund të ofrohen në dyer. Shembuj: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? (shko në faqet 26-27, trego ilustrimet dhe trajto një nga shkrimet mbi ardhjen e Parajsës.) Cili është qëllimi i jetës​—Si mund ta gjesh? (Shko në faqet 30-31, konsidero një nga shkrimet e cituara dhe trajto ilustrimin.) Kur të vdes një njeri i dashur. (Tërhiq vëmendjen mbi pyetjet e ngritura në faqen 2 dhe pastaj komento një ose dy mendime biblike ngushëlluese që gjenden në faqen 31.) Bëji të ditur kongregacionit se çfarë broshurash ka në dispozicion.

Kënga 29 (222) dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo