Programi i shkollës së shërbimit teokratik për 1995
UDHËZIME
Gjatë 1995-ës Shkolla e shërbimit Teokratik do të drejtohet në këtë mënyrë:
BOTIMET QË PËRDOREN: Caktimet bazohen në Shërbimi Ynë i Mbretërisë (shtojcat), Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë [uw], Libri im i tregimeve biblike [my], Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë [gt], Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? [pr], A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? [dg], Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë [sm].
Shkolla do të fillojë me këngë, lutje e përshëndetje dhe do të vazhdojë kështu:
PJESA E I-rë: 15 minuta. Duhet t’i caktohet një plaku apo një shërbëtori ndihmës të kualifikuar. Temat për këtë fjalim bazohen në shtojcat e fletushkës Shërbimi Ynë i Mbretërisë dhe në librin Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë. Ky fjalim duhet të prezantohet si një fjalim udhëzimi që zgjat 10 deri 12 minuta. Pas këtij do të bëhet një rishikim gojor për 3 deri 5 minuta, duke përdorur pyetjet e përgatitura që ndodhen në botime. Synimi i fjalimit nuk është vetëm për të përsëritur informacionin që shqyrtohet, por duhet të drejtojë vëmendjen ndaj vlerës praktike të informacionit dhe të vërë në dukje atë që është më e dobishme për kongregacionin. Duhet të përdoret tema e shënuar. Të gjithë janë të inkurajuar që të përgatiten mirë përpara, që të përfitojnë sa më shumë nga informacioni i trajtuar.
Vëllezërit që caktohen për mbajtjen e këtij fjalimi duhet të kenë kujdes për të mos e kaluar kohën e caktuar. Në qoftë se është e nevojshme, ose nëse një orator kërkon që më përpara, mund të jepen këshilla privatisht.
PIKA KULMINANTE NGA LEXIMI I BIBLËS: 6 minuta. Mbikëqyrësi i shkollës ose një nga pleqtë e tjerë apo një shërbëtor ndihmës i caktuar do të kenë përgjegjësinë për të bërë aplikimin e informacionit me efektshmëri për nevojë lokale. Nuk duhet të jetë një rishikim i thjeshtë i leximit të caktuar. Një rishikim i përgjithshëm nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 deri 60 sekonda. Duhet t’i ndihmojë ata të pranishëm që të kuptojnë përse dhe si informacioni është i vlefshëm për ne. Atëherë, mbikëqyrësi i shkollës do të ftojë studentët që të ndahen në klasat përkatëse.
FJALIMI NUM. 2: 5 minuta. Një vëlla do të prezantojë leximin e caktuar nga Bibla. Kjo duhet zbatuar në klasën kryesore dhe në të gjitha të tjerat. Në përgjithësi, caktimet janë mjaft të shkurtra, sa për të lejuar studentin që të zhvillojë komentet shpjeguese të hyrjes dhe të përfundimit të shkurtër. Mund të përfshihen fakte historike, domethënia profetike apo doktrinale dhe përdorimi i parimeve. Duhet të lexojë të gjitha vargjet e caktuara pa ndërhyrje. Natyrisht, nëse vargjet për t’u lexuar nuk janë të njëpasnjëshme, studenti mund të thotë vargun ku vazhdon leximi.
FJALIMI NUM. 3: 5 minuta. Ky fjalim u caktohet motrave. Burimi i informacionit është Libri im i tregimeve biblike. Studentet duhet të dinë të lexojnë. Mund ta prezantojnë fjalimin ulur apo duke qëndruar në këmbë. Mbikëqyrësi i shkollës do t’i caktojë asaj një ndihmëse, por mund të përdoren edhe të tjera. Më mirë është kur rrethanat trajtojnë shërbimin në fushë apo dëshminë joformale. Motra që prezanton fjalimin mund të vendosë rrethanat, duke e filluar vetë bisedimin, por mund ta fillojë edhe ndihmësja (ndihmëset). Duhet t’i jepet më shumë rëndësi informacionit, sesa rrethanës. Studentja duhet të përdorë temën e paraqitur në program.
FJALIMI NUM. 4: 5 minuta. Ky fjalim mund t’i caktohet një vëllai apo një motre. Informacioni vjen nga libri Njeriu më i madh dhe broshurat Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? dhe Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Kur i caktohet një vëllai, duhet të prezantohet si një fjalim për auditorin. Në përgjithësi, është më mirë, kur vëllai e përgatit fjalimin, duke menduar për auditorin në Sallën e Mbretërisë, kështu fjalimi i tij do të jetë me të vërtetë informativ dhe i dobishëm për ata që e dëgjojnë. Megjithatë, nëse informacioni i përshtatet një ambienti të ndryshëm praktik dhe përkatës, fjalimi mund të zhvillohet në përputhje me të.
Nëse fjalimi i caktohet një motre, informacioni duhet të prezantohet siç është përshkruar për fjalimin num. 3.
KËSHILLA DHE VËREJTJE: Mbas çdo fjalimi të studentëve, mbikëqyrësi i shkollës do të japë këshilla të veçanta, dhe nuk është e nevojshme të ndiqet renditja që gjendet në fletushkën Këshilla mbi fjalimet. Është më mirë nëse përqëndrohet në pikat ku studenti duhet të përmirësohet. Nëse studenti meriton një «M» dhe nuk ka asnjë pikë tjetër të shënuar me «P» apo «R», atëherë këshilltari duhet të shënojë një qark në kutinë, ku normalisht vendosen «M», «P», «R», duke shënuar që studenti duhet të punojë në këtë pikë të të folurit në fjalimin vijues. Do ta informojë studentin po atë mbrëmje dhe do ta shënojë në fletushkën e caktimit për fjalimin vijues (S-89-AL). Ata që marrin pjesë në shkollë, duhet të ulen në radhën e parë të sallës. Me këtë, kursehet koha dhe mbikëqyrësi mund t’i japë këshilla çdo studenti, drejtpërdrejt. Mbas këshillimit gojor të nevojshëm, në varësi të kohës që disponohet, këshilltari mund të bëjë komente mbi pikat informative dhe praktike që studentët nuk kanë mundur t’i përfshijnë në fjalim. Mbikëqyrësi nuk duhet të marrë më shumë se dy minuta për çdo këshillë dhe koment pas çdo fjalimi. Nëse prezantimit të pikave kulminante të leximit të Biblës i mungon diçka në cilësi, mund të jepen këshilla privatisht.
PËRGATITJA E FJALIMEVE: Studentëve që u është caktuar fjalimi numër 2, duhet të zgjedhin një temë ku të mund të konsiderojnë të gjithë informacionin në mënyrën më të mirë. Studentët që prezantojnë fjalimet numër 3 dhe 4 duhet të përdorin temën e caktuar, kur është e shënuar. Para prezantimit të fjalimit, studentët duhet të rishikojnë informacionin e librit Udhëzues për Shkollën e Shërbimit Teokratik që flet për aspektin e të folurit mbi të cilin duhet të punojnë.
KOHA: As këshillat dhe komentet e këshilltarit, as prezantimi i fjalimit nuk duhet ta kalojnë kohën e caktuar. Fjalimet numër dy deri katër duhet të ndërpriten me takt kur ka mbaruar koha e caktuar. Ai që është përgjegjës për «sinjalin e pushimit» duhet ta bëjë këtë me përpikmëri. Kur vëllezërit e caktuar për fjalimet numër 1 apo për rishikimin e pikave kulminante e kalojnë kohën, duhet t’u jepen këshilla privatisht. Të gjithë duhet ta vërejnë kohën me kujdes. Programi i plotë duhet të zgjasë 45 minuta, pa këngën dhe lutjen.
KONGREGACIONE TË MËDHA: Kongregacionet që përbëhen nga 50 apo më shumë studentë të regjistruar në shkollë, mund të organizohen për të mbajtur edhe klasa të tjera para këshilltarëve të tjerë. Natyrisht, ata që nuk janë të pagëzuar, por jetojnë në përputhje me parimet biblike, mund të regjistrohen në shkollë dhe të paraqesin fjalime.
MOSPARAQITJE: Të gjithë vëllezërit e kongregacionit mund të tregojnë mirënjohje për shkollën, duke qenë të pranishëm çdo javë, duke përgatitur mirë fjalimet që u janë caktuar dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të mundshme. Shpresojmë se të gjithë studentët do t’i përgatisin në mënyrë të ndërgjegjshme pjesët që u caktohen. Nëse një student i programuar nuk është i pranishëm, një vullnetar mund ta marrë pjesën e tij, duke bërë çfarëdolloj aplikimi që ndjen se mund ta bëjë, duke mbajtur parasysh njoftimin e vonuar. Ose mbikëqyrësi i shkollës mund të shqyrtojë materialin në mënyrë të përshtatshme me pjesëmarrjen e të pranishmëve.
PROGRAMI
2 janar Leximi i Biblës: Zanafilla 26-28
Kënga 1
Nr. 1: Unitet në adhurim: Çfarë do të thotë për ty? (uw f. 5 §1-f. 8 §8 pyetja 2)
Nr. 2: Zanafilla 28:10-22
Nr. 3: Premtimi i Jeftait (my 53)
Nr. 4: gt kap. 126
9 janar Leximi i Biblës: Zanafilla 29-31
Kënga 2
Nr. 1: Unitet në adhurim: Çfarë do të thotë për ty? (uw f. 9 pyetja 3-f. 11)
Nr. 2: Zanafilla 29:9-29
Nr. 3: Burri më i fortë (my 54)
Nr. 4: gt kap. 127
16 janar Leximi i Biblës: Zanafilla 32-35
Kënga 3
Nr. 1: Entuziazëm (okm janar, studimi 33a)
Nr. 2: Zanafilla 34:1-7, 25-31
Nr. 3: Një djalë i vogël i shërben Perëndisë (my 55)
Nr. 4: gt kap. 128
23 janar Leximi i Biblës: Zanafilla 36-38
Kënga 4
Nr. 1: Ngrohtësi dhe ndjenjë (okm janar, studimi 33b)
Nr. 2: Zanafilla 37:5-11,25-28
Nr. 3: Sauli, Mbreti i parë i Izraelit (my 56)
Nr. 4: gt kap. 129
30 janar Leximi i Biblës: Zanafilla 39-41
Kënga 5
Nr. 1: Lartësojmë Jehovain si Perëndinë e vërtetë (uw f. 12-f. 15 §7)
Nr. 2: Zanafilla 39:7-10, 17-23
Nr. 3: Perëndia zgjedh Davidin (my 57)
Nr. 4: gt kap. 130
6 shkurt Leximi i Biblës: Zanafilla 42-44
Kënga 6
Nr. 1: Lartësojmë Jehovain si Perëndinë e vërtetë (uw f. 15 §8-f. 19)
Nr. 2: Zanafilla 44:18-34
Nr. 3: Davidi dhe Goliadi (my 58)
Nr. 4: gt kap. 131
13 shkurt Leximi i Biblës: Zanafilla 45-47
Kënga 7
Nr. 1: Ilustrimet që i përshtaten materialit (okm shkurt, studimi 34a)
Nr. 2: Zanafilla 45:1-13
Nr. 3: Pse Davidi duhet të largohet (my 59)
Nr. 4: gt kap. 132
20 shkurt Leximi i Biblës: Zanafilla 48-50
Kënga 8
Nr. 1: Ilustrimet që i përshtaten auditorit (okm shkurt, studimi 34b)
Nr. 2: Zanafilla 49:1-12
Nr. 3: Abigaila dhe Davidi (my 60)
Nr. 4: gt kap. 133
27 shkurt Leximi i Biblës: Të Dalët 1-4
Kënga 9
Nr. 1: Të mbajmë një lidhje të ngushtë me Fjalën e Perëndisë (uw f. 20-f. 24 §9)
Nr. 2: Të Dalët 3:6-10, 13-17
Nr. 3: Davidi bëhet mbret (my 61)
Nr. 4: pr kap. 1
6 mars Leximi i Biblës: Të Dalët 5-8
Kënga 10
Nr. 1: Të mbajmë një lidhje të ngushtë me Fjalën e Perëndisë (uw f. 24 §10-f. 28)
Nr. 2: Të Dalët 6:1-13
Nr. 3: Probleme në shtëpinë e Davidit (my 62)
Nr. 4: pr kap. 2 §§1-13
13 mars Leximi i Biblës: Të Dalët 9-12
Kënga 11
Nr. 1: Materiali në përshtatje të shërbimit (okm mars, studimi 35)
Nr. 2: Të Dalët 12:1-13
Nr. 3: Mbreti i mençur Solomon (my 63)
Nr. 4: pr kap. 2 §§14-26
20 mars Leximi i Biblës: Të Dalët 13-16
Kënga 12
Nr. 1: Ai për të cilin të gjithë profetët dhanë dëshmi (uw f. 29-f. 32 pyetja 2)
Nr. 2: Të Dalët 14:19-31
Nr. 3: Solomoni ndërton Tempullin (my 64)
Nr. 4: pr kap. 3 §§1-17
27 mars Leximi i Biblës: Të Dalët 17-20
Kënga 13
Nr. 1: Ai për të cilin të gjithë profetët dhanë dëshmi (uw f. 33 pyetja 3-f. 37)
Nr. 2: Të Dalët 20:1-17
Nr. 3: Mbretëria ndahet (my 65)
Nr. 4: pr kap. 3 §§18-37
3 prill Leximi i Biblës: Të Dalët 21-24
Kënga 14
Nr. 1: Përfundimi i përshtatshëm dhe efektiv, Gjatësia e përshtashme e përfundimit (okm prill, 36a,b)
Nr. 2: Të Dalët 24:1-11
Nr. 3: Jezabela, një mbretëreshë e ligë (my 66)
Nr. 4: pr kap. 4 §§1-9
10 prill Leximi i Biblës: Të Dalët 25-28
Kënga 15
Nr. 1: Kohëmatja (okm prill, studimi 36c)
Nr. 2: Të Dalët 25:1-16
Nr. 3: Jehozafati beson tek Jehovai (my 67)
Nr. 4: pr kap. 4 §§10-19
17 prill Leximi i Biblës: Të Dalët 29-32
Kënga 16
Nr. 1: Liria që gëzojnë adhuruesit e Jehovait (uw f. 38-f. 42 §9)
Nr. 2: Të Dalët 32:19,20,25-35
Nr. 3: Dy djem kthehen në jetë (my 68)
Nr. 4: pr kap. 5
24 prill Leximi i Biblës: Të Dalët 33-36
Kënga 17
Nr. 1: Liria që gëzojnë adhuruesit e Jehovait (uw f. 42 §10-f. 45)
Nr. 2: Të Dalët 34:1-10, 12-14
Nr. 3: Një vajzë ndihmon një burrë të fuqishëm (my 69)
Nr. 4: pr kap. 6
1 maj Leximi i Biblës: Të Dalët 37-40
Kënga 18
Nr. 1: Bindja dhe vetëpërmbajtja (okm maj, studimi 37a)
Nr. 2: Të Dalët 39:32-43
Nr. 3: Jonai dhe peshku i madh (my 70)
Nr. 4: pr kap. 7 §§1-10
8 maj Leximi i Biblës: Levitiku 1-4
Kënga 19
Nr. 1: Dukja personale (okm maj, studimi 37b)
Nr. 2: Levitiku 1:1-13
Nr. 3: Perëndia premton një Parajsë (my 71)
Nr. 4: pr kap. 7 par.11-22
15 maj Leximi i Biblës: Levitiku 5-7
Kënga 20
Nr. 1: Çështja që gjithë krijimi duhet të përballojë (uw f. 46-f. 52 §11)
Nr. 2: Levitiku 5:1-13
Nr. 3: Perëndia ndihmon mbretin Hezekia (my 72)
Nr. 4: pr kap. 8 §§1-14
22 maj Leximi i Biblës: Levitiku 8-10
Kënga 21
Nr. 1: Çështja që gjithë krijimi duhet të përballojë (uw f. 52 §12-f. 54)
Nr. 2: Levitiku 10:1-11
Nr. 3: Mbreti i fundit i mirë i Izraelit (my 73)
Nr. 4: pr kap. 8 §§15-27
29 maj Leximi i Biblës: Levitiku11-13
Kënga 22
Nr. 1: Çfarë mësojmë nga fakti që Perëndia ka lejuar të keqen (uw f. 55-f. 57 §7)
Nr. 2: Levitiku11:1-12, 46, 47
Nr. 3: Një burrë që s’ka frikë (my 74)
Nr. 4: dg Pjesa 1 dhe 2
5 qershor Leximi i Biblës: Levitiku 14 dhe 15
Kënga 23
Nr. 1: Çfarë mësojmë nga fakti që Perëndia ka lejuar të keqen (uw f. 57 §8-f. 61)
Nr. 2: Levitiku 14:1-13
Nr. 3: Katër djem në Babiloni (my 75)
Nr. 4: dg Pjesa 3 §§1-9
12 qershor Leximi i Biblës: Levitiku 16-18
Kënga 24
Nr. 1: ‘Të ndeshemi kundër forcave të liga frymore’ (uw f. 62-f. 66 §10)
Nr. 2: Le 16:1-14
Nr. 3: Jeruzalemi shkatërrohet (my 76)
Nr. 4: dg Pjesa 3 §§10-18
19 qershor Leximi i Biblës: Levitiku 19-21
Kënga 25
Nr. 1: ‘Të ndeshemi kundër forcave të liga frymore’ (uw f. 66-f. 69)
Nr. 2: Levitiku 19:1-15
Nr. 3: Ata nuk u përkulën (my 77)
Nr. 4: dg Pjesa 3 §§19-27
26 qershor Leximi i Biblës: Levitiku 22-24
Kënga 26
Nr. 1: Forca e shpresës së ringjalljes (uw f. 70-f. 73 §7)
Nr. 2: Levitiku 23:1-14
Nr. 3: Një dorë shkruan në mur (my 78)
Nr. 4: dg Pjesa 4
3 korrik Leximi i Biblës: Levitiku 25-27
Kënga 27
Nr. 1: Forca e shpresës së ringjalljes (uw f. 73 §8-f. 77)
Nr. 2: Levitiku 25:1-12
Nr. 3: Danieli në gropën e luanëve (my 79)
Nr. 4: dg Pjesa 5 §§1-8
10 korrik Lexim i Biblës: Numrat 1-3
Kënga 28
Nr. 1: Një Mbretëri «që nuk do të shkatërrohet» (uw f. 78-f. 81 §9)
Nr. 2: Numrat 3:38-51
Nr. 3: Populli i Perëndisë largohet nga Babilonia (my 80)
Nr. 4: dg Pjesa 5 §§9-15
17 korrik Leximi i Biblës: Numrat 4-6
Kënga 29
Nr. 1: Një Mbretëri «që nuk do të shkatërrohet» (uw f. 81 §10-f. 86)
Nr. 2: Numrat 6:1-12
Nr. 3: Besimi në ndihmën e Perëndisë (my 81)
Nr. 4: dg Pjesa 6 §§1-7
24 korrik Leximi i Biblës: Numrat 7-9
Kënga 1
Nr. 1: ‘Vazhdoni të kërkoni më parë Mbretërinë’ (uw f. 87-f. 90 §8)
Nr. 2: Numrat 8:14-26
Nr. 3: Mardokeo dhe Estera (my 82)
Nr. 4: dg Pjesa 6 §§8-14
31 korrik Leximi i Biblës: Numrat 10-12
Kënga 2
Nr. 1: ‘Vazhdoni të kërkoni më parë Mbretërinë’ (uw f. 91 §9-f. 94)
Nr. 2: Numrat 12:1-16
Nr. 3: Muret e Jeruzalemit (my 83)
Nr. 4: dg Pjesa 7 §§1-8
7 gusht Leximi i Biblës: Numrat 13-15
Kënga 3
Nr. 1: Domethënia e pagëzimit tënd (uw f. 95-f. 98 §8)
Nr. 2: Numrat 14:1-12
Nr. 3: Një engjëll viziton Marinë (my 84)
Nr. 4: dg Pjesa 7 §§9-14
14 gusht Leximi i Biblës: Numrat 16-19
Kënga 4
Nr. 1: Domethënia e pagëzimit tënde (uw f. 98 §9-f. 102)
Nr. 2: Numrat 17:1-13
Nr. 3: Jezui lind në një stallë (my 85)
Nr. 4: dg Pjesa 8
21 gusht Leximi i Biblës: Numrat 20-22
Kënga 5
Nr. 1: Një shumicë e madhe përpara fronit të Jehovait (uw f. 103-f. 105 §5)
Nr. 2: Numrat 20:1-13
Nr. 3: Burrat udhëhiqen nga një yll (my 86)
Nr. 4: dg Pjesa 9 §§1-11
28 gusht Leximi i Biblës: Numrat 23-26
Kënga 6
Nr. 1: Një shumicë e madhe përpara fronit të Jehovait (uw f. 106 §6-f. 109)
Nr. 2: Numrat 25:1-13
Nr. 3: Jezui i vogël në tempull (my 87)
Nr. 4: dg Pjesa 9 §§12-20
4 shtator Leximi i Biblës: Numrat 27-30
Kënga 7
Nr. 1: ‘Unë bëj një besëlidhje me ju për një Mbretëri’ (uw f. 110-f. 112 §7)
Nr. 2: Numrat 30:1-16
Nr. 3: Gjoni pagëzon Jezuin (my 88)
Nr. 4: dg Pjesa 10 §§1-11
11 shtator Leximi i Biblës: Numrat 31 dhe 32
Kënga 8
Nr. 1: ‘Unë bëj një besëlidhje me ju për një Mbretëri’ (uw f. 112 §8-f. 116)
Nr. 2: Numrat 31:1-12
Nr. 3: Jezui pastron tempullin (my 89)
Nr. 4: dg Pjesa 10 §§12-27
18 shtator Leximi i Biblës: Numrat 33-36
Kënga 9
Nr. 1: Si e drejton Jehovai organizatën e tij? (uw f. 117-f. 120 §8)
Nr. 2: Numrat 35:9-25
Nr. 3: Me gruan tek pusi (my 90)
Nr. 4: dg Pjesa 11 §§1-6
25 shtator Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 1-3
Kënga 10
Nr. 1: Si e drejton Jehovai organizatën e tij? (uw f. 121 §9-f. 124)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 1:29-46
Nr. 3: Jezui i mëson njerëzit në mal (my 91)
Nr. 4: dg Pjesa 11 §§7-18
2 tetor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 4-6
Kënga 11
Nr. 1: Dëgjoni këshillat, pranoni disiplinën (uw f. 125-f. 128 §6)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 5:6-22
Nr. 3: Jezui ngjall të vdekurit (my 92)
Nr. 4: sm f. 3 §1-f. 8 §9
9 tetor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 7-10
Kënga 12
Nr. 1: Dëgjoni këshillat, pranoni disiplinën (uw f. 128 §7-f. 131)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 7:1-11
Nr. 3: Jezui ushqen shumë njerëz (my 93)
Nr. 4: sm f. 8 §1-f. 13 §15
16 tetor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 11-14
Kënga 13
Nr. 1: «Kini dashuri të dendur për njëri-tjetrin» (uw f. 132-f. 134 par.8)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 13:1-11
Nr. 3: Ai i do fëmijët e vegjël (my 94)
Nr. 4: sm f. 13 §1-f. 15 §6
23 tetor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 15-19
Kënga 14
Nr. 1: «Kini dashuri të dendur për njëri-tjetrin» (uw f. 135 §9-f. 138)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 18:9-22
Nr. 3: Si mëson Jezui (my 95)
Nr. 4: sm f. 15 §1-f. 17 §8
30 tetor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 20-23
Kënga 15
Nr. 1: Duhet të praktikojmë devotshmëri hyjnore në shtëpi (uw f. 139-f. 141 §5)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 23:9-25
Nr. 3: Jezui shëron të sëmurët (my 96)
Nr. 4: sm f. 18 §1-f. 21 §9
6 nëntor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 24-27
Kënga 16
Nr. 1: Duhet të praktikojmë devotshmëri hyjnore në shtëpi (uw f. 142 §6-f. 145)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 24:10-22
Nr. 3: Jezui vjen si mbret (my 97)
Nr. 4: sm f. 21 §1-f. 25 §12
13 nëntor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 28-30
Kënga 17
Nr. 1: Çfarë nënkupton për ty Ligji i Moisiut (uw f. 146-f. 148 §7)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 30:8-20
Nr. 3: Në Malin e Ullinjve (my 98)
Nr. 4: sm f. 26 §13-f. 28 §21
20 nëntor Leximi i Biblës: Ligji i përtërirë 31-34
Kënga 18
Nr. 1: Çfarë nënkupton për ty Ligji i Moisiut (uw f. 149 §8-f. 153 pa kutinë f. 152)
Nr. 2: Ligji i përtërirë 32:1-14
Nr. 3: Në dhomën e sipërme (my 99)
Nr. 4: sm f. 28 §1-f. 31 §8
27 nëntor Leximi i Biblës: Josiu 1-5
Kënga 19
Nr. 1: Çfarë nënkupton për ty Ligji i Moisiut (uw Kutia f. 152)
Nr. 2: Josiu 1:1-11
Nr. 3: Jezui në kopsht (my 100)
Nr. 4: sm f. 31 §1-f. 34 §7
4 dhjetor Leximi i Biblës: Josiu 6-9
Kënga 20
Nr. 1: Jeta dhe gjaku: A i konsideron ato të shenjta? (uw f. 154-f. 156 §6)
Nr. 2: Josiu 6:12-27
Nr. 3: Jezui vritet (my 101)
Nr. 4: sm f. 34 §1-f. 38 §6
11 dhjetor Leximi i Biblës: Josiu 10-13
Kënga 21
Nr. 1: Jeta dhe gjaku: A i konsideron ato të shenjta? (uw f. 156 §7-f. 160)
Nr. 2: Josiu 10:1-14
Nr. 3: Jezui është gjallë (my 102)
Nr. 4: sm f. 38 §1-f. 43 §14
18 dhjetor Leximi i Biblës: Josiu 14-17
Kënga 22
Nr. 1: «Ata nuk janë nga bota» (uw f. 161-f. 164 §8)
Nr. 2: Josiu 14:1-14
Nr. 3: Në dhomën e mbyllur (my 103)
Nr. 4: sm f. 43 §1-f. 46 §9
25 dhjetor Leximi i Biblës: Josiu 18-20
Kënga 23
Nr. 1: «Ata nuk janë nga bota» (uw f. 164 §9-f. 168)
Nr. 2: Josiu 20:1-9
Nr. 3: Jezui kthehet në qiell (my 104)
Nr. 4: sm f. 46 §1-f. 51 §7