BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/94 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 9/94 f. 3

Njoftime

◼ Literaturë për t’u përdorur në muajin shtator: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Tetor: Revista Kulla e Rojës. Pajtimet mund të ofrohen në rivizita. Nëntor: Mund të përdoret secila nga broshurat 32 faqëshe. Dhjetor: Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë. SHËNIM: Kongregacionet që kanë nevojë për këto botime për fushatën, duhet t’i porositin në kërkesën e ardhshme mujore të literaturës, duke përdorur formularin (S(d)-14). Ju lutemi, kërkoni revistat ekstra për shpërndarje në tetor.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose ndonjë i caktuar prej tij, duhet të kontrollojë llogaritë e kongregacionit më 1 shtator ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur kjo të kryhet, të njoftohet kongregacioni.

◼ Lajmëtarët që planifikojnë të shërbejnë si pionierë ndihmës duhet ta dorëzojnë kërkesën e tyre sa më parë. Kjo do t’u japë mundësi pleqve për të bërë rregullimet e nevojshme për literaturën dhe territorin. Gjithashtu, janë të inkurajuar për të pranuar këtë privilegj shërbimi edhe të gjithë vëllezërit e motrat që sapo u pagëzuan.

◼ U kujtohet pleqve që të ndjekin udhëzimet e dhëna në revistën Kulla e Rojës (angl.) të 15 prillit 1991, në faqet 21-23, në lidhje me çdo person të shkëputur apo të përjashtuar që mund të ketë prirje për t’u rivendosur.

◼ Nga 1 janari 1994, është në dispozicion edicioni mujor i Kullës së Rojës në gjuhën perse. Kopjet për shpërndarje dhe pajtimet personale mund të kërkohen nga kongregacioni.

◼ Një edicion mujor i Kullës së Rojës në gjuhën kamboxhiane ka filluar të botohet që nga 1 shtatori 1994. Kopjet për shpërndarje dhe pajtimet personale mund të kërkohen nga kongregacioni.

◼ Që nga 8 korriku 1994 revista Zgjohuni! në kinezçe u bë gjysmë mujore dhe e njëkohshme me anglishten.

◼ Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! në kinezçe (të thjeshtë), është tani në dispozicion për të gjitha vendet. Kulla e Rojës është shtypur me ngjyra. Revistat janë gjysmë mujore dhe do të jenë të njëkohshme me anglishten. Kopjet për shpërndarje dhe pajtimet personale mund të kërkohen nga kongregacioni.

◼ Që nga korriku 1994, është në dispozicion një edicion mujor i Kullës së Rojës me postë në gjuhën gjeorgjiane.

◼ Është përgatitur Lista e Botimeve Watchtower dhe janë dërguar katër kopje për çdo kongregacion. Ato duhet t’i jepen sekretarit dhe vëllezërve të ngarkuar për literaturën, revistat dhe llogarinë.

◼ Botime të reja në dispozicion:

Anglisht: Treguesi i botimeve Watch Tower 1991-1993; Kur të vdes një njeri i dashur. Arabisht: Mëso të lexosh dhe të shkruash vetë. Bengali: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë (format i vogël). Çeke: Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë; Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Frëngjisht: Kur të vdes një njeri i dashur. Gjermanisht: Përse duhet ta adhurojmë Perëndinë në dashuri e të vërtetë? (për hindusët). Hebraisht: A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? (për hebrenj); Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë (format i vogël). Hinduse: Tema biblike për bisedim. Hungarisht: Të organizuar për të kryer shërbimin tonë. Italisht: Kur të vdes një njeri i dashur. Kamboxhiane: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë (format i madh). Kinezçe: Kur të vdes një njeri i dashur. Kinezçe (e thjeshtë): Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?; Të rinjtë pyesin—Përgjigje praktike. Laotiane: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë (format i madh). Letuane: A do të mbijetojë kjo botë? (Fletushka nr. 19); Ngushëllimi për të dëshpëruarit (Fletushka nr. 20); Kush sundon në të vërtetë mbi botën? (Fletushka nr. 22). Lituanisht: A do të mbijetojë kjo botë? (Fletushka nr. 19); Ngushëllimi për të dëshpëruarit (Fletushka nr. 20). Punjabi: A do të mbijetojë kjo botë? (Fletushka nr. 19); Ngushëllimi për të dëshpëruarit (Fletushka nr. 20); Gëzo jetën familjare (Fletushka nr. 21); Kush sundon në të vërtetë mbi botën? (Fletushka nr. 22). Rusisht: Si të nisim dhe vazhdojmë studimet e Biblës; Emri perëndorë është i përhershëm; Qeveria e cila do të vendos parajsën; Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë (për myslimanët); A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? (për hebrenjtë). Sllovakisht: Cili është qëllimi i jetës—Si mund ta gjesh? Sllovenisht: Dëshmitarët e Jehovait dhe çështja e gjakut; Lumturia—si ta gjejmë atë. Spanjisht: Kur të vdes një njeri i dashur. Vietnameze: Kur të vdes një njeri i dashur.

◼ Kaseta të reja në dispozicion:

Anglisht: Njeriu më i madh i cili ka jetuar ndonjëherë (seri prej tetë kasetash në një album). Finlandisht: Duke bërë vullnetin e Perëndisë me zell (Dramë; kasetë teke). Spanjisht: Duke bërë vullnetin e Perëndisë me zell (Dramë; kasetë teke).

◼ Vidiokasetë e re në dispozicion:

Frëngjisht: Bibla—Histori e saktë, profeci e besueshme.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo