BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/94 f. 2
  • Mbledhjet e shërbimit për shtatorin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbledhjet e shërbimit për shtatorin
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Nëntema
  • Java që fillon më 5 shtator
  • Java që fillon më 12 shtator
  • Java që fillon më 19 shtator
  • Java që fillon më 26 shtator
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 9/94 f. 2

Mbledhjet e shërbimit për shtatorin

Java që fillon më 5 shtator

Kënga 17

10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të përshtatshme nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

20 min.: «Zgjeroje thesarin tënd të shërbimit të Mbretërisë.» Mbikëqyrësi i shërbimit dhe një vëlla tjetër i kualifikuar, bisedojnë mbi pikat kryesore të artikullit. Të rishikohet veprimtaria e kongregacionit për vitin e fundit, duke bërë lavdërime si dhe duke dhënë sugjerime për t’u përmirësuar. Thekso synimin për të rritur pjesëmarrjen tonë personale në shërbim.

15 min.: «Të kultivojmë interesin në librin Të jetosh përgjithmonë.» Tre ose katër lajmëtarë, duke përfshirë një të ri, trajtojnë artikullin dhe pastaj bëjnë një sesion praktik. Ata demonstrojnë dy ose tre prezantime dhe pastaj i rishikojnë ato, duke i dhënë njëri-tjetrit sugjerime praktike dhe duke lavdëruar.

Kënga 3 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 12 shtator

Kënga 27

7 min.: Njoftime lokale.

20 min.: Sjellja e krishterë në shkollë. Bisedë ndërmjet një plaku dhe tre ose katër adoleshentëve. Në shkollë, të rinjtë tanë janë objekt i presioneve të ndryshme për të rënë në kompromis me respektin e tyre ndaj parimeve të Biblës. Shumë prej tyre vijnë nga veprimtari që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me klasën. Sportet, takimet dhe grumbullimet shoqërore, paraqesin rreziqe. Plaku diskuton mbi këto pika, duke përdorur botimet në dispozicion. Të rinjtë bëjnë komente, duke treguar presionet që përballojnë në mënyrë që të mos marrin pjesë në këto gjëra dhe prandaj ata i çmojnë këshillat e dhëna.

18 min.: «Ata nuk përmbahen nga të dëshmuarit.» Me pyetje dhe përgjigje. Thekso, që edhe pse të gjithë ne nuk mund të harxhojmë të njëjtën sasi kohe në shërbim, duhet të gjejmë gëzim në të dhe të përpiqemi për ta bërë me gjithë shpirt.

Kë4nga 9 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 19 shtator

Kënga 7

10 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarive dhe bëj të njohur kontributet e bëra.

15 min.: «Kthehemi përsëri në shkollë.» Me pyetje dhe përgjigje. Nënvizo problemet që përballojnë të rinjtë dhe se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre.

20 min.: «Të fillojmë studime biblike me librin Të jetosh përgjithmonë.» Të përgatiten dy demonstrime, duke përdorur prezantimet e sugjeruara.

Kënga 18 dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 26 shtator

Kënga 23

10 min.: Njoftime lokale. Fto auditorin të tregojë përvoja të shkurtra, duke lënë librin Të jetosh përgjithmonë ose duke filluar studime biblike me të.

15 min.: Nevoja lokale. Ose të mbahet një fjalim mbi artikullin «Të komunikohet në familje dhe kuvend», të marrë nga Kulla e Rojës së shkurtit 1992, në faqet 23-28.

20 min.: Duke ofruar Kullën e Rojës gjatë tetorit. Revistat tona luajnë një rol të madh në veprën ndërkombëtare të predikimit; këto kanë qenë mjete përmes së cilave miliona njerëz kanë dëgjuar të vërtetën për herë të parë. Thekso rëndësinë për t’i përdorur vazhdimisht dhe për t’i ofruar në veprën nga dera në derë edhe kur është lënë literaturë tjetër. Përmend dobitë e ditës së revistave. Diskuto se si vepra në rrugë dhe dëshmia nga dyqani në dyqan, hap shumë mundësi për të dhënë revista. Kujto vëllezërit dhe motrat që të regjistrojnë revistën e dhënë, me synimin që të fillojnë një itinerar revistash. Shpjego se pajtimet mund të ofrohen në rivizita kur ekziston një interes i sinqertë. Thekso rëndësinë e një përgatitjeje të mirë para se të shkojmë. Me tre lajmëtarë, njëri nga të cilët i ri në moshë, demonstro shkurtimisht prezantimet e revistave.

Kënga 26 dhe lutja përmbyllëse.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo