Mbledhjet e shërbimit për korrikun
Java që fillon më 4 korrik
Kënga 1
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përmend titujt e librezave që ka kongregacioni në depo; inkurajo lajmëtarët që t’i marrin ato për t’i përdorur në shërbim. Nëse kongregacioni nuk ka libreza sugjero broshurat që mund të përdoren.
17 min.: «Nga shtëpia në shtëpi pa pushim.» Me pyetje dhe përgjigje. Fto disa nga auditori, të cilët janë takuar për herë të parë përmes veprës nga shtëpia në shtëpi, të shprehin çmueshmërinë e tyre.
18 min.: «Ndihmo të tjerët të mësojnë të vërtetën.» Të trajtohet me auditorin. Nga lajmëtarë të aftë, të demonstrohen dy ose tre nga prezantimet e sugjeruara. Thekso dobitë e hyrjeve të thjeshta dhe të shkurtra.
Kënga 3 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 11 korrik
Kënga 20
12 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarive dhe bëj të njohur kontributet e bëra. Lavdëro për këto kontribute. (Të Dal. 35:29) Inkurajo lajmëtarët për ta konsideruar dëshminë e mbrëmjes një kohë të mirë për veprën nga dera në derë apo rivizita.
15 min.: Nevoja lokale. Ose një vëlla me përvojë, të mbajë një fjalim mbi artikullin «Largohu kur të kanoset rreziku» të Kullës së Rojës së 15 majit 1994, faqe 22-25.
18 min.: «Si do të dëgjojnë po të mos kthehesh?» Të trajtohet me auditorin. Demonstrime në bazë të sugjerimeve të paragrafëve 3 dhe 4. Bëj komente të tjera duke treguar përse rivizitat duhet të bëhen me synim që të fillohen studime.
Kënga 25 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 18 korrik
Kënga 8
15 min.: Njoftime lokale. Rishiko pikat kryesore të artikullit «Programi i ri i asamblesë qarkore.» Përmend datën e asamblesë së ardhshme qarkore nëse është në dispozicion. Thekso përgatitjet e shërbimit në fushë për këtë fundjavë dhe inkurajo pjesëmarrjen në shpërndarjen e revistave.
8 min.: Kutia e pyetjes. Të trajtohet me pyetje dhe përgjigje.
22 min.: «Duke gjetur të interesuarit përmes dëshmisë së efektshme në rrugë.» Mbikëqyrësi i shërbimit ose një vëlla tjetër i aftë i cili është i efektshëm në dëshminë në rrugë, trajton artikullin me dy ose tre lajmëtarë të cilët gjithashtu kanë përvojë në dëshminë në rrugë. Diskutimi mund të përfshijë dy ose tre përvoja të shkurtra. Demonstro disa hyrje me revistat në vazhdim.
Kënga 22 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 25 korrik
Kënga 2
10 min.: Njoftime lokale. Lajme teokratike. Demonstro prezantimet e numrave të fundit të revistave. Inkurajo të gjithë që të marrin pjesë në shpërndarjen e revistave.
15 min.: «Të rinjve u duhet një shembull i mirë.» Me pyetje dhe përgjigje. Intervisto një ose dy të rinj të cilët janë një shembull i mirë. Le të shpjegojnë ata se çfarë synimesh frymore i kanë vënë vetes dhe se si përpjekjet e tyre kanë sjellë bekime të mëtejshme.
20 min.: Ripërsëritje e materialit të shtojcave të fletushkës «Shërbimi Ynë i Mbretërisë» të muajve janar-qershor. Fjalim i mbikëqyrësit të shkollës. Demonstro se si një familje shembullore përgatitet mbi këtë material për ta përdorur në shërbimin në fushë.
Kënga 17 dhe lutja përmbyllëse.