Të përfitojmë plotësisht nga Shkolla e Shërbimit Teokratik
1 Shkolla e Shërbimit Teokratik ka qenë një instrument për të na stërvitur në «artin e të mësuarit», që të çojmë të vërtetat e Biblës në mënyrë sa më të efektshme tek të tjerët. (2. Tim. 4:2) Pranojmë mendjehollësinë e vlefshme me argumente të ndryshme nga Bibla çdo javë. Si mund të jemi të sigurt se do të kemi plotësisht dobi nga këshillat e rëndësishme që na siguron kjo shkollë?
2 Vërej me kujdes komentet e hapjes së mbikëqyrësit të shkollës dhe si i thekson ai disa nga pikat interesante që mund të mësosh gjatë mbledhjes. Mendo për çdo pyetje që ai mund të ngrerë dhe si mund t’i aplikosh përgjigjet në shërbimin tënd.
3 Udhëzimet e fjalimit nuk janë thjesht një shqyrtim i materialit të shtypur. Ai përqendrohet mbi vlerën praktike të informacionit dhe si mund të nxjerrësh dobi ti personalisht. Përgatitja më përpara do të të ndihmojë të përqendrohesh më mirë në pikat kryesore dhe në fund për të marrë pjesë në rishqyrtimin me gojë.
4 Bëj leximin e Biblës rregullisht çdo javë, që të mund të thellosh vlerësimin për Fjalën e Perëndisë. Kërkimet e mëtejshme mund të tregojnë një sistemim të hollësirave të reja dhe interesante që do të rrisin interesin për kuptueshmërinë tënde për të vërtetën. Paraqitja e pikave kryesore të Biblës është më shumë se vetëm përsëritja e tregimit biblik. Pas një rishqyrtimi të përgjithshëm të shkurtër, oratori do të dallojë pikat kryesore në pjesën e caktuar dhe do të tregojë se si lidhen ato me jetën dhe adhurimin tonë. Të jesh i vëmendshëm në mënyrë që të mund të mësosh sa më mirë për të aplikuar këshillat e Biblës.—Psal. 119:105.
5 Nëse je student dhe të është caktuar një fjalim, merr shënim pikën që të është dhënë këshillë dhe që tani fillo të punosh mbi të. Lexo mbi sugjerimet që janë dhënë në shtojcën Shërbimi Ynë i Mbretërisë në lidhje me një fjalim me cilësi dhe përpiqu t’i aplikosh ato. Kur e zgjedh materialin për fjalimin tënd, përpiqu të theksosh pikat që do të jenë praktike në shërbim.
6 Nëse je një motër që të është caktuar fjalimi 3 ose 4, përpiqu ta paraqesësh materialin në mënyrë realiste. Pronari i shtëpisë mund të jetë ose mund të mos jetë dakort me atë që do të thuash; mundohu të tregosh se si mund ta ndihmosh individin për të arsyetuar mbi parimet kryesore të Biblës. Kjo ndihmon auditorin që të veprojë në mënyrë të ngjashme, ndaj kundërshtimeve që ndeshen në shërbimin në fushë. Përgatitu mirë përpara se të japësh një fjalim dhe bëj prova me pronarin tënd të shtëpisë. Provat nuk duhen bërë pasi të ketë filluar mbledhja.
7 Studentët që japin fjalime janë të inkurajuar që të ulen afër rreshtave të parë të sallës. Kjo kursen kohë dhe lejon mbikëqyrësin e shkollës që të ofroj komentet e tij në një mënyrë më personale. Të gjithë mund të nxjerrin dobi nga sugjerimet dashamirëse specifike që ai jep në bazë të shtojcës te Shërbimi Ynë i Mbretërisë. Ai nuk mund të ndjekë pikat e fjalimit sipas radhës që janë dhënë në fletushkën këshilla mbi fjalimet; do të zgjedhë një pikë të këshillës duke u bazuar në atë që ke nevojë tashti, në mënyrë që të përparosh sa më mirë.
8 Këto janë arsye të mira për ne që të përgatitemi dhe të ndjekim çdo javë Shkollën e Shërbimit Teokratik. Këshillat që do të marrim do të na ndihmojnë të jemi të mençur dhe të aftë në shërbimin tonë.—Prov. 1:5.