Vazhdo të ndjekësh veprimtaritë teokratike gjatë verës
1 Periudha e verës ofron mundësi për të marrë pjesë në një mori aktivitetesh. Shumicës prej nesh i pëlqen ta përdorë këtë kohë të mirë për të bërë diçka të ndryshme dhe çlodhëse. Megjithatë, ne duhet të ruhemi që rutina jonë teokratike të mos jetë e përçarë.—Filip. 3:16.
2 Çdo verë, ne e presim me padurim kongresin krahinor. A i ke bërë planet për të marrë pjesë, duke siguruar transportin dhe gjërat e tjera të nevojshme? A ke menduar për dikë nga kongregacioni yt që ka nevojë për t’u ndihmuar personalisht? Gjeste të tilla të shkëlqyera mirësie mund të sjellin bekime të dyanshme.
3 Nëse do të kesh kohë në dispozicion, si për shembull gjatë pushimeve të shkollës, a ke menduar për të marrë pjesë më shumë në shërbim? Shumë veta e kanë përdorur këtë si një kohë të shkëlqyer për t’u regjistruar si pionierë ndihmës. Kjo shpesh ka hapur derë për privilegje më të mëdha si pionierë të rregullt. Familjet mund të provojnë një gëzim të vërtetë në harxhimin e plotë të ditës së bashku në shërbim. Në cilindo rast, a mund ta shtosh kohën që harxhon në shërbim? Me motin e mirë dhe me zgjatjen e orëve të ditës, shumë veta mund të korrin dobitë e pjesëmarrjes në dëshminë e mbrëmjes.
4 Ç’mund të bëjmë për të ndihmuar një kongregacion që i nevojitet ndihmë për të mbuluar territorin e vet? Mund të ketë edhe të tjerë në kongregacionin tuaj, që do të kenë dëshirë për t’ju shoqëruar në shërbim për një ose dy javë atje ku nevoja është më e madhe. Nëse grupi juaj është i vogël, ndoshta lajmëtarë nga një kongregacion fqinj do të kenë dëshirë të vijnë me ju. Nëse ti je i kufizuar dhe nuk mund të lëvizësh shumë larg, mbikëqyrësi i qarkut mund të të rekomandojë një kongregacion të afërt që do ta çmojë ndihmën tënde.
5 A po planifikon një pushim larg shtëpisë? Nëse po, a po planifikon të marrësh pjesë në mbledhje edhe atje ku do të jesh për vizitë? Ç’mund të themi për veprën e shërbimit në fushë me vëllezërit që janë atje? Përfshirja e kësaj në pushimet tuaja, mund të jetë shumë e dobishme për ty dhe për të tjerët. (Rom. 1:11, 12) Gjithashtu, a mund të bësh dëshmi joformale gjatë udhëtimit? Sigurohu që ke marrë me vete Biblën dhe një sasi literature. Përdor ca nga koha jote e lirë që të arrish të lexosh dhe studiosh Biblën. Mos harro, se megjithëse ne herë pas here kemi nevojë të pushojmë nga punët e përditshme, nuk duhet të pushojmë nga shërbimi ndaj Jehovait.
6 Pleqtë duhet të jenë vigjilentë për t’i mbajtur të organizuara mirë veprimtaritë e kongregacionit. Nëse ndonjë plak apo shërbëtor ndihmës shkon larg, duhet të merren masat që të tjerë të kujdesen për përgjegjësitë e tyre. Informimi i mirë i mbikëqyrësit drejtues disa kohë përpara datës që këta vëllezër do të largohen, do ta ndihmojë atë të shohë nëse janë bërë rregullimet e duhura.
7 Po, periudha e verës mund të jetë një kohë shumë e zënë. Por gjërat që të largojnë vëmendjen, lehtë mund ta ndërpresin shprehinë tënde të mirë në shërbim të Mbretërisë. Shfrytëzo pjesën më të madhe të rasteve të volitshme gjatë verës. Përcakto se cilat janë përparësitë e shëndetshme frymore dhe përmbaju atyre.—Filip. 1:10.