Të rinj, dëshmoni në mënyrë të efektshme në shkollë
1 Ti shërbesh Jehovait kur je i ri dhe plot çmueshmëri për premtimet e tij, është një gjë e mrekullueshme. (Eklis. 12:1) Ju të rinj keni rastin e veçantë për ta ndarë të vërtetën me shokët e klasës dhe me mësuesit, në një territor që shpesh është i padepërtueshëm për të rriturit. A je i gatshëm për të dhënë dëshmi joformale në shumë mënyra në shkollë?
2 Përse disa e kanë të vështirë për të ndarë të vërtetën me të tjerët në shkollë? A mund të jetë frika se çfarë mendojnë shokët e shkollës, nëse ata flasin për Perëndinë? (Krahaso Marku 8:38.) Ndoshta ti e ke provuar këtë lloj frike kur ke filluar të shkosh nga shtëpia në shtëpi me lajmin e mirë. Megjithatë, nëse e vlerëson nevojën që kanë të rinjtë e tjerë për të vërtetën, si dhe përgjegjësinë tonë si ungjilltar, do të kërkosh rastin e përshtatshëm, për të ndarë mesazhin e Mbretërisë me të tjerët. (Mat. 9:36, 38; Luka 12:8, 9) Që të jesh i efektshëm në dëshminë joformale në shkollë, kërkon më përpara përgatitje dhe planifikimi nga ane jote.
3 Si ta bësh këtë: Një e re lexonte librin e saj të Tregimeve Biblike çdo ditë në shkollë gjatë 15 minutave që kishte pushim. Kur një shoqe e klasës e pyeti për librin, ajo e ftoi të ulej dhe e konsideruan tregimin së bashku. Pas kësaj, ajo nuk priti që ta ftonte për të studiuar por erdhi me padurim të konsideronin tregimin tjetër. Ajo e ndau me nënën e saj atë që kishte mësuar. Si përfundim, e ëma filloi të studionte Biblën dhe të ndiqte mbledhjet në Sallën e Mbretërisë, së bashku me vajzën e saj.
4 Përse nuk merr iniciativën të flasësh me të tjerët për librin e Tregimeve Biblike? Për shembull mund të thuash: «Ky libër tregon se si Perëndia mund t’i mbrojë shërbëtorët e tij besnikë. [Kthehu tek tregimi 79.] Jehovai mbrojti Danielin nga gropa e luanëve. A mendon se Perëndia do ta shpëtojë popullin e tij duke i dhënë fund së keqes në të ardhmen?» Pasi ta lësh të komentojë, mund të kthehesh tek tregimi 114 për të treguar se Jehovai do të shkatërrojë ligësinë dhe do të shpëtojë popullin e tij.
5 Mund të vendosësh mbi bankë librin Të jetosh përgjithmonë në mënyrë që ta shikojnë të tjerët. Ose nëse të jepet rasti për ta paraqitur vetë, mund të kthehesh tek piktura në faqen 12 dhe pyete shokun e klasës ose mësuesin: «A mendon se mund të realizohet një botë e tillë si në këtë figurë?» Pasi të japë përgjigjen, mund të diskutosh informacionin në faqet 14-15, paragrafët 17-19. Të tjerë mund të nxiten nga kurioziteti, nëse u tregohet lista e kapitujve në faqen e pestë. Në varësi të përgjigjes së tyre, ti mund të japësh edhe më shumë informacion nga kapitujt e tjerë të librit Të jetosh përgjithmonë ose mund të tregosh se si mund të studiohet libri, duke lexuar një paragraf dhe pastaj duke bërë pyetjen në fund të faqes.
6 Kur vajti në shkollë të mesme, një lajmëtare adoleshente vuri si qëllim për të filluar një studim biblik. Një shoqe e klasës së saj kishte disa probleme me prindërit dhe foli me vajzën Dëshmitare për këtë. Lajmëtarja e re i tregoi një artikull të përshtatshëm «Të rinjtë pyesin...» nga revista Zgjohuni. Shoqes së klasës i bëri përshtypje materiali dhe bëri më shumë pyetje. Lajmëtarja e re i dha librin Të jetosh përgjithmonë, i tregoi se kjo mund ta ndihmonte për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të saj dhe filloi një studim biblik.
7 Për të qenë një Dëshmitar i Jehovait, duhet të flasësh për të. (Isa. 43:10, 12) A ke bërë një përpjekje të sinqertë për të ndarë të vërtetën me shokët e klasës dhe mësuesit e shkollës sate? Përgatit tema interesante për të diskutuar me ta. Bëj përpjekje. Pyet prindërit ose të tjerët për të të ndihmuar. Lutju Jehovait të bekojë përpjekjet e tua, ashtu siç ka bekuar shumë lajmëtarë të tjerë të rinj, të cilët kanë dëshmuar në mënyrë të efektshme për Jehovain në shkollë.—Kolos. 1:9, 10.