Ndihmo fëmijët për të lavdëruar Jehovain
1 Që në 1978, kur ka dalë Libri im i tregimeve biblike, ka treguar se është një ndihmë e paçmuar për prindërit dhe për të rinjtë. Një nënë u gëzua shumë kur djali i saj nëntë vjeçar, që më parë kurrë nuk i kishte pëlqyer që të ulej e të studionte, erdhi në shtëpi dhe pyeti: «Mama a e ke parë librin tim të ri?» Kjo është një mënyrë tipike e ndikimit që ka tek fëmijët Libri im i tregimeve biblike. Si mund ta përdorim atë në mënyrë më të plotë për të ndihmuar fëmijët që të lavdërojnë Jehovain?
2 Si mund ta bëjmë këtë: Libri i Tregimeve biblike mund të përdoret për të futur cilësitë frymore në mendjen dhe në zemrën e fëmijëve të tu. Për shembull, tregimi 58 tregon cilësinë e kurajos dhe të besimit tek Jehovai, kur ai i tha Davidit të ndeshej me gjigantin e Filistenjve, Goliadin. (1. Sam. 17:45-51) Ndonjëherë fëmijët duhet të ndeshen me pengesa që atyre u duken gjigante. Nëse prindërit i përgatitin fëmijët që përpara, të rinjtë do të jenë të aftë të lavdërojnë emrin e Jehovait me kurajo, me gjithë presionet dhe tundimet.—Prov. 22:6; shiko Zanafillën 18:19.
3 Mund të mos kesh një fëmijë personalisht. Por mund të punosh me personat e rinj në kongregacion, t’i ndihmosh ata në lavdërimin e emrit të Jehovait. Të krishterët e rinj janë të inkurajuar dhe të nxitur kur shërbëtorët e emëruar në kongregacion interesohen personalisht për ta. (Prov. 27:23) A mund të kalosh më shumë kohë me personat e rinj? Kjo është veçanërisht e dobishme kur ne i ndihmojmë ata në shërbimin në fushë.
4 Ofro librin e Tregimeve biblike: Gjatë muajit qershor, do të ofrojmë Libri im i tregimeve biblike. Personat e rinj mund të ndihmohen ta paraqesin në mënyrë të efektshme në shërbimin në fushë. Edhe ata mund të jenë të aftë të fillojnë një studim biblik me të.
5 Ne ju inkurajojmë ju të rinj të bëni një përpjekje të veçantë gjatë qershorit, për të lavdëruar Jehovain në shkollë. Duhet të kesh kurajë për ta bërë këtë dhe Jehovai do të të japë forcën e nevojshme. Gjej rastin e përshtatshëm për t’i njohur shokët e klasës tënde me Libri im i tregimeve biblike.
6 Prindër, bëni disa sugjerime prezantimi me fëmijët tuaj. Ndihmojini ata që të përdorin shkrimet në temën e bisedës. Kur të shikojnë fëmijët e përgatitur mirë që lavdërojnë Jehovain, të rinj dhe të vjetër do ta vërejnë këtë gjë.
7 Le t’u tregojmë gjithashtu fëmijëve tanë vlerën e mbajtjes së shënimeve shtëpi më shtëpi, në mënyrë që të kthehen për rivizitë tek ata që tregojnë interes. Bëju të qartë atyre qëllimin e fillimit të një studimi biblik në shtëpi. Kur fillojnë ndonjë studim, mund të duhet që t’i ndihmosh në drejtimin e studimit.
8 Ne i duam të rinjtë tanë të jenë midis atyre që përmenden nga psalmisti kur thotë: «Gjithçka që merr frymë le të lavdërojë Jah. Lavdëroni Jah, ju njerëz!» (Psal. 150:6, BR) Lutju për udhëheqje Jehovait për dhënien e ndihmës së nevojshme.