Si ndihet Perëndia kur të sheh që vuan?
Disa njerëz besojnë se Perëndia as i sheh vuajtjet tona dhe as i interesojnë.
SHQYRTO ÇFARË THOTË BIBLA
Perëndia i sheh vuajtjet tona dhe i interesojnë
«Jehovai pa që ligësia e njeriut ishte e madhe në tokë, . . . dhe u hidhërua shumë në zemër.»—Zanafilla 6:5, 6.
Perëndia do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve
«Edhe pak dhe të ligjtë nuk do të jetë më; do të shohësh vendin ku ishin dikur, por ata nuk do të jenë më. Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund.»—Psalmi 37:10, 11.
Ja çfarë dëshiron Perëndia për ty
«Se unë e di mirë ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai.—Dua që të keni paqe, dhe jo të këqija. Dua t’ju jap një të ardhme plot shpresë. Ju do të më thërritni për ndihmë, do të vini tek unë dhe do të më luteni, e unë do t’ju dëgjoj.»—Jeremia 29:11, 12.
«Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.»—Jakovi 4:8.